LIVE UPDATES
Aktualitet

Ministria e Bujqësisë e humbi betejën edhe me karkalecin, tani insekti po "pushton" edhe qytetet

Zonat më të infektuara janë ajo e Divjakës dhe e Belshit, përkatësisht me një sipërfaqe prej 1000-1100HA ku dëmet më të mëdha janë bërë në sipërfaqet e mbjella me foragjere dhe shalqi.

16 Korrik 2023, 15:34 Nga k.m.
Ministria e Bujqësisë e humbi betejën edhe me karkalecin, tani
Foto ilustruese

Bujqësia shqiptare vijon të jetë e rrezikuar nga kolonitë e karkalecit maroken që po dëmtojnë masivisht të mbjellat, edhe pas ndërhyrjes së bërë në qershor nga Ministria e Bujqësisë. Për fermerët, masat e marra ishin krejtësisht të pamjaftueshme pasi dezinfektimi nuk u bë në kohën e duhur. Tani situata sipas tyre ka agravuar më tej dhe pesimistë deklarojnë se po mbledhin “çfarë të munden” nga kulturat që kanë mbetur pa u prekur.

Sipas të dhënave, zonat më të infektuara janë ajo e Divjakës dhe e Belshit, përkatësisht me një sipërfaqe prej 1000-1100HA ku dëmet më të mëdha janë bërë në sipërfaqet e mbjella me foragjere dhe shalqi. Rreth 10% e kësaj siperfaqeje totale, ka vatra të fazave larvare të ndryshme, nga stadi i parë deri në të katërtin.

Alban Çakalli, një prej fermerëve, ndërsa flet për seriozitetin e situatës, i konsideron kolonitë e karkalecave si “një bombë” që do të shpërthejë në murtajë vitin tjetër.

Ministria e Bujqësisë e humbi betejën edhe me karkalecin, tani

“Karkaleci maroken është një polifag që konsumon mbi 150 lloje bimësh të ndryshme. Reshjet e shpeshta të shiut kanë ndikuar që ata të lëshojnë miliona vezë dhe të ketë mbi tre çiftëzime. Vezët janë lëshuar në brigje kanalesh që kanë vite pas u pastruar dhe punimi i tokave në muajin gusht do të zhdukte pjesën më të madhe të vezëve,”- ka deklaruar ai.

Më tej Çakalli shton se me 450 mijë euro insekticid që Ministria hodhi në zonat e infektuara, zgjidhja mund të kishte qenë tjetërsoj.

“Me ato para po të bliheshin pula deti dhe t’iu dhuroheshin fshatarëve në vatrat e infektuara, do të kishim jo vetëm një luftë biologjike perfekte por edhe pula deti plot,”- deklaron ai ndërsa thekson se Shqipëria krahas Afganistanit janë dy nga vendet që janë prekur më së shumti në botë këtë vit.

“Afganistani humbi një të katërtën e prodhimit bujqësor nga karkaleci në vitin 1981. Vitin e ardhshëm Shqipëria dhe Afganistani do të kenë të njëjtin dëmtim”, thekson mandej ai.

Fermerët gjithashtu thonë për Gazetasi.al se e kanë të pamundur vetë të luftojnë karkalecin për shkak të kostove të larta të kimikateve bujqësore.

“Në qershor ata ishin në fazën e çeljes së larvës dhe eksperienca me vitet e tjera ka treguar se është momenti i duhur ku duhet ndërhyrë për t’i asgjësuar por u bë shumë pak.  Për pasojë kishte vatra masive të tyre kudo sidomos në tokat djerrë. Pasi çelin zhvendosen në tokat me të mbjella. Kam 5 HA tokë por më shumë po më dëmton jonxhën dhe bishtajoret,”- thotë për Gazetasi.al Altin Muça, fermer në zonën e Lushnjes i cili thotë se tani po futet dhe te pemët.

“Duhet një luftë masive”, deklaron ai ndërsa vëren se nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga qeveria vitin tjetër, do t’i lërë tokat e tij djerrë.

Karkaleci po dëmton ndjeshëm fushat e mbjella me shalqi

Një fermer tjetër shton se nga 25 HA tokë të mbjellë, gati 6 HA shalqi vitin e shkuar iu dëmtua nga karkaleci, kolonitë e të cilit nuk ishin aq masive sa këtë vit.

“Pothuajse në çdo cep janë vatrat me miliarda”, deklaroi ai.

Sipas vrojtimit fushor të Autoritetit Kombëtar të Mbrojtjes së Bimëve struktura e popullatës së karkalecave është e përbërë nga karkaleci italian dhe maroken. Gazetasi.al pyeti Ministrinë e Bujqësisë nëse do të ndëmarrë masa të tjera të cilat në këtë fazë duhet të përkojnë me asgjesimin e vezëve por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka marrë ende një përgjigje.

“Është një dëmtues i zakonshëm dhe në kushte të veçanta mund të marrë formën e një pandemie, duke shkaktuar dëme në parcelat bujqësore. Është viti i dytë që ky insekt shfaqet në të njëjtat zona, duke krijuar kështu një habitat të tij. Për të marrë masat në kohë, Autoriteti i Mbrojtjes së Bimëve që prej vjeshtës së kaluar, ka njoftuar fermerët për masat që duhet të merren për të ulur infeksionin në zonat e identifikuara një vit më parë. Kultivuesit janë këshilluar që të bëjnë punime të thella të tokës dhe trajtimin e anëve të kanaleve, ku ky dëmtues vendos vezët”, deklaroi më herët në një njoftim të thatë për shtyp ministria./GazetaSi

karkaleci


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës