16 Korrik 2023, 13:28
Nga I.A
Brilant Martinaj
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ndihmën e Sllovenisë për atentatin e ndodhur një vit më parë, ku mbeti i vrare kushuriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Dikler Vata e Besmir Hoxha. Gazetarja Klodiana Lala shkruan për Balkanëeb se është identifikuar përmes kamerave të sigurisë një automjet që dyshohet se ka vëzhguar viktimat dhe ka informuar autorët për çdo lëvizje te tyre.
Automjeti sipas hetuesve është me targa Sllovene dhe për këtë arsye është kërkuar ndihmë përmes letërporosisë, për të marrë sa më shumë të dhëna, se kujt i përket nëse është automjet i vjedhur, apo ka hyrë në Shqipëri në rrugë te ligjshme. Institucioni i akuzës nga ana tjetër po analizon qelizat e celularëve të disa personave të skeduar për krime të rënda, të cilët dyshohen se janë përfshirë në këtë ngjarje.
Si ndodhi ngjarja makabre?
Mesditën e 17 korrikut të vitit 2022, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje u morën Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë. Po ashtu rezulton i zhdukur edhe vetë Ervis Martinaj, pasi ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë bërë kallëzim në Polici, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
dikler vata brilant martinaj ervis martinaj besmir hoxha
Aktualitet
16 Korrik 2023, 13:17
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një 69-v...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 13:07
I.A
Orhan Bajrami
GREQI- Hetimet policore janë në vazhdim e sipër për identifikimin e dy sulmuesve me kapuç që ekzekutuan ...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 12:24
I.A
foto ilustruese
SARANDË- Një 31-vjeçar është arestuar ditëne sotme për vjedhje në Sarandë. Mësohet se ...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 12:07
I.A
Marsi Korreshi
RROGOZHINË- Persona të paidentifikuar janë kërcënuar dhe sulmuar gazetaren e Syri Tv, Marsi Korreshi ditë...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 11:40
I.A
Haxhi Collaku
ITALI- Detaje nga jeta e shqiptarit që u vra nga polica italiane kanë dalë në dritë. Mediat italiane kanë marr&...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 11:12
I.A
Foto ilustruese
HIMARË- 37 çadra dhe 68 shezlongë janë sekuestruar ditën e sotme në Himarë. Mësohet se ...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 10:37
I.A
Policia
KRUJË- 635 bimë kanabisi janë asgjësuar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se nga operacioni policor 'Ter...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 10:00
I.A
Policia
ELBASAN- Numri i të arrestuarve nga megaoperacioi 'Rrjeti' ka shkuar në 54. Kjo pasi ditën e sotme janë arrestuar dy pjes&...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 09:41
I.A
foto ilustruese
MALLAKASTËR- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakastër. Mësohet se një makin&e...
Aktualitet
16 Korrik 2023, 09:31
I.A
Foto Ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Bilisht. Mësohet...