27 Korrik 2026, 07:19
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ku familjet dhe sektorët e tjerë po shpenzojnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të ardhurave të tyre në vend që t’i kursejnë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se kursimi bruto arriti në 536 miliardë lekë në vitin 2025, nga 517 miliardë lekë një vit më parë, një rritje prej vetëm 3.6%. Në vitin 2024 ky ndryshim ishte 10.5%.
Edhe pse kursimet kanë arritur nivelin më të lartë historik, ritmi i zgjerimit është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme.
Në vitin 2021, kursimi bruto ishte rreth 344 miliardë lekë. Ai kapi nivelin e 406 miliardë lekëve në 2022 me një rritje vjetore prej 18 për qind. Kursimet bruto në ekonomi u rriten me ritme dyshifrore pas pandemisë po kjo tendencë ndryshoi në 2025, pasi zgjerimi ishte shumë modest.
Ky frenim i kursimeve erdhi në një kohë kur të ardhurat e disponueshme të familjeve vijuan zgjerimin dhe pagat shënuan një tjetër vit me rritje të fortë.
Të dhënat tregojnë se familjet nuk po i kanalizojnë të ardhurat shtesë në kursime, por po i përdorin gjithnjë e më shumë për konsum. Ky zhvillim shpjegon edhe rritjen e vazhdueshme të konsumit privat, i cili mbetet motori kryesor i ekonomisë shqiptare. Gjithashtu kostot e jetesës janë rritur dukshëm nga çmimet më të larta në të gjitha grupet e konsumit dhe sidomos disa shërbimeve si qiraja dhe shërbimet arsimore, të cilat po gërryejnë aftësinë e shtresës së mesme për të kursyer.
Nga këndvështrimi makroekonomik, një nivel më i lartë konsumi mbështet rritjen ekonomike në afat të shkurtër, pasi nxit kërkesën për mallra dhe shërbime. Por ritmi më i ngadaltë i kursimeve mund të kufizojë në të ardhmen burimet e brendshme për investime dhe të rrisë varësinë nga financimi i jashtëm.
Teksa familjet ndihen më të sigurta për të konsumuar, ndërsa bizneset përballen me fitime më të ulëta dhe kosto më të larta, duke çuar në një kombinim që mund të ndryshojë modelin e rritjes ekonomike në vitet e ardhshme./Monitor
Çmimet e shtrenjta tirane kursimet
Aktualitet
27 Korrik 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe ...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 22:40
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur ditën e 57-të të protestës së tyre. Ata nisën organizimin në orën 19...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 22:20
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë lënë edhe nje mesazh lidhur me protest&eum...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 22:10
E.d
Pamje
Pasi la pas një skenë krimi që duhej zgjidhur Davide vazhdoi udhëtimin e tij. Mediat italiane dhe shqiptare u ndezën në...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 21:53
E.d
Davide Pecorelli
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Nj&e...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 21:37
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën ...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 21:31
E.d
Arben Kola
TIRANA- Aktivisti Arben Kola ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së t...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 21:20
E.d
Qytetari
TIRANA- Një i ri deklaroi se qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë, pasi nuk e duan më. Gjatë fjalës s&eu...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 21:10
E.d
Pamje
TIRANA- Aktivistja, Arvina Lleshi ka renditur arsyet se pse po protestojnë qytetarët shqiptarë, në ditën e 57-të t...
Aktualitet
26 Korrik 2026, 20:58
E.d
Ilir Xhemalaj
TIRANA- Aktivisti Ilir Xhemalaj ka kritikuar deputetin e PS-së, Ardit Bido, për fakin se nuk ka bërë asnjë reagim nd...