LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Metamorfoza’/ Zbardhet përgjimi, si i mbyllte prokurori çështjet e ‘Bajrave’: Para se të transferohem do zgjidh "Drinin"

Po në vitin 2020, i shkruan Bajrit dhe i premton se dosjen "Drini" do ta mbyllë ai, por pa u transferuar, pasi nëse ndodh e kundërta, askush tjetër nuk mund ta bëjë. 

5 Gusht 2023, 22:50 Nga k.m.
‘Metamorfoza’/ Zbardhet përgjimi, si i mbyllte prokurori
Behar Bajri dhe Xhevahir Lita

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga dosja e "SKY" ku zbardhet edhe më shumë roli i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, i cili është në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se ka nxjerrë nga burgu dhe bashkëpunonte ngushtë me Behar Bajrin. Në dosje ka përgjime, të cilat i përkasin kohës kur Lita ishte ende prokuror në Shkodër dhe nuk ishte transferuar. Këtij i referohen me emrin "xhev".

Lita njofton Bajrin se Astmer Bilali ishte shpallur në kërkim dhe i çon mesazh ku i shkruan: “Ka dalë në kërkim, me Shehu….se po ta kapin…deri në tetor kryn punë…; Ndërkohë më datë 28.07.2020, prokurori njofton Bajrin që të shkojë te një lokal ku kishin drekuar së bashku: Kam lënë syzet aty…ku hëngra buk poshtë…”.

Po në vitin 2020, i shkruan Bajrit dhe i premton se dosjen "Drini" do ta mbyllë ai, por pa u transferuar, pasi nëse ndodh e kundërta, askush tjetër nuk mund ta bëjë. 

“Desha ta mbyll unë se mund të transferohem dhe ngel pastaj e nuk ta bën kush. Problemi është më shumë te ai që është në Itali se ai ka bërë aplikimin…se ty po ta kaloj…nuk është punë telefoni…duhet me dhënë deklarim…të shikojë mundësinë që të vij…”.

Ndërkohë Bajri, me kodin TIV9E3 e njofton se nesër do e marri në telefon diskush dhe po ia pret biletën "Drinit", por nuk e sqarojnë edhe më gjatë se çfarë kërkojnë dhe pse. 

Sakaq në dosje, konkretisht më datë 17.10.202 Prokurorit Lita i ka ardhur një dosje ne emër të ‘Gent Vaso’, ndërsa pyeste Bajrin për faktin nëse e njihte apo jo. Ky i fundit i kthen përgjigje, ndërsa i sugjeron dhe se si të veprojë, duke ia kthyer masën e sigurimit ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Dyshohet se biseda e bërë nga Behar Bajri (Brajoviq) nënkupton që ofrohen para në rast të caktimit të masës së sigurimit ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i sugjeron prokurorit që të takohet me vëllain e Vasos. Më pas prokurori i dërgon një mesazh Bajrit për rastin e ‘Drinit’. “Edhe këtë të atij përtej mos ta lë mbas dore t’i vihemi e ta bëjmë se nuk është e lehtë….ti pyesim njerëzit dhe të bëjmë siç duhet..se mund të lëviz pz dhe nuk e bën kush…”.

Më datë 19.10.2020 Bajri i dërgon një mesazh Litës, ku i kujton se do të marrë para për rastin e ‘Vasos’; Kena me të dhan për pun të tij meja kry detyrim paraqitje. Më tha ky shoku si ike thon me dit caktohet gjyqi.

Ndërkohë, Lita i kthen përgjigje: Ej mos i bëj këto gabime me mua…mos më thuaj ca kena me të dhënë se më ofendon…miku jot është edhe miku im…

Kominikimet vazhdojnë... më datë 28.10.2020, nga komunikimi midis MHSE7L dhe 7142D9 kuptohet që MHSE7L është emëruar zv.prokuror, pasi 7142D9 dërgon mesazhin: Je ba mendjemadh tash që u bane zv.prokuror.

behar bajri xhevahir lita operacioni metamorfoza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet