Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonieria bie nga lartësia, humb jetën shoferi dhe plagoset një tjetër, të dy shtetas egjiptianë
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë ngritur akuza që lidhen me vrasjen e Gjin Boricit Ndoj në Vaun e Dejës, ngjarje e ndodhur në vitin 2020. Për të njëjtën çështje po gjykohen më herët edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri (Brajoviq) dhe të pandehur të tjerë.
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të pandehurish në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, duke dorëzuar aktet për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Mes të pandehurve janë Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, Prekë Kodra, Ervis Martinaj, i shpallur i zhdukur që prej gushtit 2022, Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, si dhe persona të tjerë të lidhur me grupin kriminal “Bajri”.
Të pandehurit që janë dërguar për gjykim janë: Ervis Martinaj, Denis Brajoviq, Klaodor Hakaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka (Leksi i Druve), Nuredin Dumani, Eljon Hato, Arsad Bashli dhe Bardhyl Mavraj.
Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë ngritur akuza që lidhen me vrasjen e Gjin Boricit Ndoj në Vaun e Dejës, ngjarje e ndodhur në vitin 2020. Për të njëjtën çështje po gjykohen më herët edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri (Brajoviq) dhe të pandehur të tjerë.
Sipas SPAK, të pandehurit do të përballen me drejtësinë edhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, të konsideruar kundërshtarë të grupit “Bajri”, si dhe për krijimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut.
Ndaj tyre rëndojnë akuza të tilla si: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit; “Grup i strukturuar kriminal”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”; si dhe vepra të tjera penale.
Dosja pritet t’i nënshtrohet shortit elektronik në GJKKO për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë çështjen në seancën paraprake. Dosja “Metamorfoza”, e para e ndërtuar nga SPAK mbi komunikimet e platformës së koduar Sky ECC, është ndarë në disa fraksione. Për disa prej të pandehurve janë dhënë tashmë vendime të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër e çështjeve vijon të shqyrtohet në gjykatë./Dosja.al
Emin Riza SHKODËR- Akademiku Emin Riza, një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kul...
TIRANË- Autoritetet europiane kanë lëshuar një alarm për sigurinë ushqimore lidhur me një produkt perimesh të ngrira t...
foto ilustruese TIRANË- Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit,...
Muçi Shaljani TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-drejto...
GJKKO TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj grupit të Laert Haxhiut, ku mes të pandehurve është edhe bashkëpunëtori i drejt...
Laert Haxhia TIRANË- Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të D...
banorët FIER- Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë kanë dal&eum...
pamjet LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Shëng...
TIRANË- I penduari kryesor i prokurorisë së posaçme SPAK, Nuredin Dumani, është marrë për herë të dytë...
ANGLI- Një hajdut serial me origjinë shqiptare që kishte në shënjestër banesat në Berkshire, si pjesë e një ...