LIVE UPDATES
Aktualitet

MEGAOPERACIONI- Kultivuan kanabis në 2020, SPAK: Nën hetim 13 persona, 8 u arrestuan, 5 ende në kërkim (EMRAT)

Arrestohen 8 persona për kryerjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, 5 të tjerë në kërkim. 

25 Maj 2023, 15:16 Nga A.B
MEGAOPERACIONI- Kultivuan kanabis në 2020, SPAK: Nën hetim 13 persona,
Policia

TIRANË- Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja”. Arrestohen 8 persona për kryerjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, 5 të tjerë në kërkim, në kuadër të hetimeve për operacionin anti-kanabis të nisur 3 vite më parë në zonat e Tiranës, Durrësit dhe Fushë Krujës ku u zbuluan rrënjë kanabis dhe u sekuestruan 145.5 kg të lëndës narkotike.

U ARRESTUAN:

Lavdërim (alias Lulzim) Alimani
Skënder Velja
Saba Shehi
Vait Taka
Asim Pulaci
Xhemal Zogu
Shkëlqim Ismaili
Ahmet Pulaci

U shpallën në kërkim:

Bujar Sefa (alias Xaka)
Haxhi Murati
Armand Dërvishi
Edison Xaka
Agron Asllanaj

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja”. Megaoperacioni, nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, FNSH Tiranë dhe dvp-të Tiranë dhe Durrës, pas një hetimi intensiv trevjeçar, të drejtuar nga SPAK. Vihen në pranga 8 shtetas të cilët dyshohet se bashkëpunonin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për kryerjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve. Në kuadër të këtij megaoperacioni, shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, gjithashtu autorë të dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqet Tiranë dhe Durrës, si rezultat i hetimeve intensive, proaktive, të zhvilluara për një periudhë trevjeçare, në drejtimin e SPAK, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 8 shtetas, konkretisht:

-L. (L.) A., 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
- S. V., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-S. Sh., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-V. T., 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. P., 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Xh. Z., 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Sh. I., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. P., 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, konkretisht:

-B. S. (X.), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-A. D., 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-E. X., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. A., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-H. M., 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimi intensiv, trevjeçar, i kryer me metoda speciale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja” vijon, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

operacioni radio-nderlidhja spak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet