LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria Durrës kërkon pezullim për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT: S'kanë shembur disa objekte

Nga hetimet e bëra nga Prokuroria e Durrësit rezultoi se në vitin 2013, punonjësit e ish-Aluizni-t Durrës (të identifikuar vetëm me iniciale) kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë, e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.

25 Maj 2023, 12:22 Nga k.m.
Shpërdoruan detyrën, Prokuroria Durrës kërkon pezullim
Foto ilustruese

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Durrësit sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”. Nga hetimet e bëra nga Prokuroria e Durrësit rezultoi se në vitin 2013, punonjësit e ish-Aluizni-t Durrës (të identifikuar vetëm me iniciale) kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë, e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.

Gjithashtu, punonjësit e IMT-së Shijak pasi ata kanë marrë vendime prishjeje, të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar. Kështu kërkesa për pezullim është bërë për: M. I., M. K., H.H., A.M., D.Z., M. Sh., J.K., G.K. dhe M.T.

"Shtetasi A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, ka konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit të detyrës” pasi me shkresen nr.158/1 prot datë 26.03.2015, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i shtetasit F. H., nuk cënon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar,"-shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr.22 të vitit 2021 ndaj shtetasve M. I., M. K., H.H., A.M., D.Z., M. Sh., J.K., G.K. dhe M.T., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit” të parashikuara nga nenet 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”. Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, me mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal, pasi ata kanë marrë vendime prishjeje të cilat nuk janë ekzekutuar si dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.

Shtetasi A.K. me detyrën e Drejtorit të bordit të ndërmarrjes kanalizmieve, ka konsumuar elementet e veprës penale te “Shpërdorimit të detyrës” pasi me shkresen nr.158/1 prot datë 26.03.2015, i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i shtetasit F. H., nuk cënon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar.

Për sa më sipër, në kuadër të hetimeve të procedimit të sipërpërmendur, nga ana e akuzës është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Durrës, caktimi i masave të sigurimit ndaj 9 shtetasve nën hetim si më poshtë.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit M.I, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit M. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit H.H. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit’ të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit D.Z, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit M.Sh, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit J.K, i padenuar më parë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetasit G. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 të K.Penal.

• “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të parashikuar përkatësisht nga nenet 242 dhe 233 të K.Pr.Penale ndaj shtetases M.T, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 300 të K.Penal.

Me vendimin e datës 24.05.2023 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi të konfirmojë masën shtrënguese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shteatasve H.H D.Z M.SH dhe G.K. Të revokojë masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve M.K., M.I., J.K. dhe të deklarojë të pa pranueshme kërkesat për shtetaset A.M dhe M.T.

imt aluizni durres

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete