LIVE UPDATES
Aktualitet

Më shumë vajza përfundojnë studimet e larta se sa djem, por hendeku gjinor i pagave vijon

Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi në arsim, hendeku gjinor në paga mbetet i dukshëm. Gratë, edhe pse të arsimuara, vazhdojnë të përballen me sfida në tregun e punës, ku shpeshherë paguhen më pak se kolegët e tyre burra për të njëjtën punë ose detyra të ngjashme. Sipas të dhënave më të fundit të Instat, 21.4% e mbi 25 vjeçarëve kanë arsim të lartë, kundrejt 18.3% të djemve.

10 Shtator 2024, 10:23 Nga N.F
Më shumë vajza përfundojnë studimet e larta se sa djem, por
Foto ilustruese

TIRANË- Hendeku gjinor në rritje në arsimin universitar, mund të rezultojë të jetë një nga tendencat më transformuese të kohës sonë. Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që përfundojnë studimet e larta në krahasim me djemtë. Kjo tendencë pasqyron përpjekjet e suksesshme për të nxitur pjesëmarrjen e grave në arsim, duke sfiduar stereotipet tradicionale gjinore dhe barrierat socio-kulturore.

Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi në arsim, hendeku gjinor në paga mbetet i dukshëm. Gratë, edhe pse të arsimuara, vazhdojnë të përballen me sfida në tregun e punës, ku shpeshherë paguhen më pak se kolegët e tyre burra për të njëjtën punë ose detyra të ngjashme. Sipas të dhënave më të fundit të Instat, 21.4% e mbi 25 vjeçarëve kanë arsim të lartë, kundrejt 18.3% të djemve.

Sipas pedagoges Alba Ramallari kjo tendencë lidhet me disa arsye. Sipas saj, familjet shqiptare kanë më shumë tendencë të mbështesin vajzat për të ndjekur arsimin e lartë, duke i parë ato si investim për të ardhmen e familjes, sidomos nëse djemtë janë më të angazhuar në punë praktike apo janë në emigracion.

Sociologia Eris Dhamo thotë se, edhe pse vajzat po përfitojnë më shumë nga mundësitë arsimore dhe madje përfundojnë me rezultate më të larta në shumë fusha, ata vazhdojnë të përballen me diskriminim në tregun e punës.

Ky diskriminim shfaqet në forma të ndryshme, duke përfshirë zgjedhjen e profesionit, barrierat për avancim në karrierë, dhe rolet tradicionale gjinore që shpesh detyrojnë gratë të marrin më shumë përgjegjësi në kujdesin familjar.

“Këta faktorë ndikojnë që gratë të mos përfitojnë në të njëjtën mënyrë si burrat nga arsimi i tyre, duke rezultuar në paga më të ulëta dhe më pak mundësi avancimi profesional, pavarësisht përgatitjes akademike.”-thotë znj. Dhamo.

Eksperti i karrierës Erion Muça thotë ndërhyrjet që synojnë përmirësimin e këtyre pabarazive duhet të përqendrohen jo vetëm në sigurimin e mundësive të barabarta arsimore, por edhe në krijimin e një tregu pune që shpërblen drejtësisht arritjet dhe aftësitë, pavarësisht gjinisë. “Kjo kërkon ndryshime në politikat e punësimit, praktikat e rekrutimit dhe vlerësimin e pagave, për të garantuar që suksesi arsimor i vajzave të përkthehet në sukses profesional dhe ekonomik.”-thotë z. Muça.

Arsimi jo vetëm që zgjeron horizontet, ai gjithashtu ofron fuqi të madhe ekonomike dhe të diplomuarit mund të presin, mesatarisht, të fitojnë rreth një milion dollarë më shumë gjatë karrierës së tyre sesa të diplomuarit e shkollave të mesme, sipas një studimi nga Qendra Universitare Georgetown në SHBA.

Gratë paguhen 6.2% më pak se burrat

Në vitin 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me vitin e kaluar, mesatarisht paga është rritur me 14%.

Një mashkull paguhej mesatarisht 72.7 mijë lekë në muaj, ose 14% më shumë se një vit më parë.

Femrat vijojnë të paguhen më pak sesa meshkujt. Paga mesatare e tyre në 2023 ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, në të njëjtat nivele me vitin e mëparshëm, por e përkeqësuar në krahasim me 2021, kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat./ Monitor

studime te larta hendek gjinor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet