LIVE UPDATES
Aktualitet

“Me rob shpie, ke afat 24 orë, ti nuk bën më hajër”, mashtruesja kërcënon qytetarin dhe i merr 3.7 milionë Lekë për një dokument prone (VIDEO)

Eljana Gjoka Ismaili i ka bllokuar kontaktet dhe nuk pranon të takohet me djalin e familjes për t’i dhënë shpjegim për paratë apo zgjidhjen e certifikatës së pronësisë.

7 Mars 2023, 23:07 Nga DOSJA
“Me rob shpie, ke afat 24 orë, ti nuk bën më
Stop

TIRANË- Një qytetar është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan se është mashtruar nga një grua që pretendon se është punonjëse e Kadastrës dhe i ka marrë 3.7 milionë Lekë të vjetra për t’i regjistruar një pronë të tijën. Denonuesi nga Kashari thotë se gruaja nga Vora e quajtur Eljana Gjoka Ismaili, e ka mashtruar duke u hequr si punonjëse kadastre. Qytetari ia ka dhënë paratë para rreth 1 viti dhe ende nuk ka asnjë dokument të dorë. Eljana Gjoka Ismaili i ka bllokuar kontaktet dhe nuk pranon të takohet me djalin e familjes për t’i dhënë shpjegim për paratë apo zgjidhjen e certifikatës së pronësisë.

“Kisha një parcelë prone pa certifikatë edhe kjo më tha që të ndihmoj unë, ta bëj unë certifikatën. Quhet Eljana Ismaili. Ma prezantoi një komshiu im, m’u prezantua si punonjëse e Kadastrës. Më tha që më duhen kaq lekë për të vazhduar procedurën e parë të aplikimit. Në fillim i kam dhënë 200 mijë Lekë të vjetra. Pastaj do paguaj taksat, do bëj këtë, do bëj atë. Arriti shifra deri në 3 milionë e 700 mijë Lekë. Ndërkohë që i thoja ku kemi ngelur deri tani, ajo më thoshte do vonojë procedura, do ta shohin ekspertët, punon ekspertja ime, po punoj online. Ishin të gjitha mashtrime. Ka që në Prill vitin e kaluar. Nuk kam arritur ta takoj në zyrë, thjesht rri në zonën e Vorës. Lekët ka ardhur m’i ka marrë te vendi i punës, edhe te shtëpia u ka marrë prindërve të mi, nga 300, nga 500, nga 900. E mora në telefon, çfarë do bëjmë i thashë se do e mbyllim këtë gjë. Tha më prit pak ca ditë, më ler 3 ditë afat dhe do t’i sjell letrat, po s’të solla letrat do të sjell lekët. I thashë shpenzimet që ti ke bërë, mbaji aty. Ama 3 milionë e 700 mijë Lekë për një aplikim 35 mijë Lekë të vjetra, është shifër marramendëse. I shkruajta, bëri blok në WhatsApp. E marr në telefon, bën blok. Në momentin që e marrë në telefon edhe me numra të tjerë, sa t’i prezantohem që jam X person, bllokon numrin dhe ma mbyll”, thotë denoncuesi.

Përmes telefonatave me numra të tjerë, Eljana gjen gjithmonë një justifikim.

Denoncuesi-O Eljanë! Lenci jam..!

Eljana Gjoka Ismaili-Kur të mbaroj unë punë këtu, sot ndoshta nuk e di a mbaroj punë shpejt, se po coj dosjet në Durrës.

Denoncuesi-Ti e more përsipër, që do e bëj unë, ta nxjerr unë dokumentin. More dhe lekët, 3 milion e 700 mijë lekë, edhe tani më thua mua, që duhen edhe 900 mijë lekë të tjera, që të të jap dokumentin.

Eljana Gjoka Ismaili-Një sekondë! Më le ta mbaroj si punë! Po s’ta mbarova, përgjigjem unë…

Denoncuesi-Po nuk kam, cfarë të pres më, se kam që në prill vitin e kaluar, që të pres ty.

Eljana Gjoka Ismaili-Ti ke 40 vjet, që pret për atë pronë.

Eljana Gjoka Ismaili- Hic për Zotin! Isha në mbledhje, prandaj nuk ta hapa. Të kërkoj ndjesë!

Denoncuesi- Në cfarë vendi  te puna?

Eljana Gjoka Ismaili-Tani do iki në Elbasan, sa më thanë një dosje me e cu…

Denoncuesi-Po mirë, ku e ke punën, në cfarë Kadastre punon ti? Se unë po interesohem rreth e përqark dhe s’po të gjej në asnjë Kadastër!

Eljana Gjoka Ismaili-Interesohu ku të duash ti…! S’kam më punë! Hajd’ mirupafshim…!

Denoncuesi-O Eljana! Hëë.., si kalove ti? Jo si vënd, ku punon, se unë e di?

Eljana Gjoka Ismaili-Në Kadastër..punoj o vëlla, brënda në kat të dytë!

Denoncuesi-Aaa mirë, mirë…

Eljana Gjoka Ismaili- Sapo më njoftuan, që më kanë shkarkuar nga puna. Më njoftoi, që është bërë gati shkarkimi. Kur të jem aty te puna, do të marr në telefon, të folësh një çikë me drejtoreshën…

Denoncuesi arrin që të takohet me Eljanën. Takimi është filmuar me kamera të fshehtë.

Denoncuesi- Më mori Vathi (babi) në telefon dhe më tha, që të kanë shkarkuar nga puna…?!

Eljana Gjoka Ismaili-Po jo mo burrë, nuk i thashë ashtu. N.q.s do fillojë Lenci me ato gjëra, më mërzit kot thashë unë…

Denoncuesi-Tani problemi është këtu,”si me e bo këtë punë bashkë”?! Paret janë pagu…

Eljana Gjoka Ismaili- Nuk ja u kam mohu kurrë. Ja u kam mohu?

Denoncuesi-Ku i ke faktet? Ku i ke dokumentat?!

Eljana Gjoka Ismaili-Një sekondë! Drejtori, që qe më përpara aty, i ka bërë të gjitha procedurat. Unë jom larg, se të premten e kaluar e kam hush muhabetin tat…Madje shiko si më tha! Shiko njëcikë këtë përgjigjen e fundit, që ke…

Denoncuesi-Po këtë e kemi pas që qëkur..,kush ka vulos, firmos, se unë i kam me vulë të vogël?

Eljana Gjoka Ismaili-Këtë AMTP, unë nuk e kam pas ..o zemër kjo është në emër të gjyshit tat, nuk ka as Islam, asnjë gjo. Këtë ia kam marrë Islamit te letrat e veta.Është në emër të gjyshit tat, nuk ka as Islam, as gjo… sa kohë do të më lesh, që ta zgjidh…?

Denoncuesi-Tani, ku i ke taksat, që i ke pagu?

Eljana Gjoka Ismaili-Po do t’i bie unë taksat…

Denoncuesi-Jo i dua tani! Ik tërhiqi tek zyra! Ku e ke zyrën…?

Eljana Gjoka Ismaili-Mirë! A të ngjitem njëcikë lart?

Denoncuesi-Mirë ik bjere atë! Ngjitu, të pres këtu…! S’kam cfarë të bëj, ti më ke marrë 3 milionë e 700 mijë lekë. I ka mbajt mami me shënim…

Denoncuesi-Për këtë arsye, ku i ke taksat, që ke pagu?

Eljana Gjoka Ismaili-Në arshivë kanë shku, por duro…!

Denoncuesi-Po ku kanë shku, pra…?

Eljana Gjoka Ismaili-A ke bezdi të ngjitem njëcikë lart…?

Denoncuesi-Më ke marrë 3 milionë e 700 mijë lekë dhe asnjë procedurë tjetër s’ke bërë deri më sot, për 8 muaj…

Eljana Gjoka Ismaili- Kush thotë? Ti i ke t’gjitha letrat.

Denoncuesi-Eljanë, lekët i kam marrë borxh, për të t’i dhënë ty. M’i jep në sekondë, ose shkojmë tek noteri, më jep makinën!

Eljana Gjoka Ismaili- Hajde shkojmë tek noteri…!

Pas qytetari, është radha e gazetarit të “Stop” i cili arrin ta gjejë Eljanën pranë Kadastrës në Rinas, duke e përballur me denoncuesin. Ajo pranon se ka marrë 3.7 milionë  lekë, duke këmbëngulur se është punonjëse e Kadastrës. Jo vetëm kaq, po prek fizikisht edhe gazetarin.

“A do ta vazhdosh apo do ta mbyllësh? S’kam mashtruar asnjë unë. Më jep çik me dokument që ia kam marrë lekët. Nuk i kam marrë asnjë lekë. Kam qenë te Kadastra e Durrësit në 2008, 2009, 2010, 2011”, i thotë gazetarit.

Në fund Eljana kërcënon denoncuesin në prani të kamerave, për këtë që i bëri, duke i thënë se të tërhiqet për 24 orë ose “nuk do të bëjë më hajër”.

“Me rob shpie, ke afat 24 orë të më pastrosh emrin. Mos e gjetsha djalin që e kam pa sy në ballë, ti nuk bën më hajër. Kaq po të them”, kërcënoi ajo qytetarin.

Marrë nga TVKLAN

eljana gjoka ismaili emisioni stop

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet