Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rama tha se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një "keqkuptim" të madh.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ku dukshëm ka nxjerrë bllof dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama bërë paradite mbi këtë çështje. Rama shkruante në një postim në platformën "X" se nesër në orën 09:00, grupi i parlamentar i PS do të zhvillojë një seancë dëgjimore me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallakun.
Ai tha se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një "keqkuptim" të madh.
"Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit", shkrunte Rama sot në platformën "X".
Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më…
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2025
Besimi i Ramës për të folur me shifra "lëkundet" teksa në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se nuk kemi të bëjmë me 30 mln lekë, por me 90 mln lekë. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.
"Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë", thuhet në njoftimin e SPAK.
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimin me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë, u ndal edhe te...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri, Edi Rama, po zhvillon këtë të martë një takim me asambletë socialiste të disa ...
Foto nga mbledhja VLORA- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Vlorë është zhvilluar mes tensionesh. Një grup qytetarësh nga ...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke thënë se...
Erisa Xhixho TIRANË - Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat ka folur mbi 24 ...
Edi Rama TIRANË - Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi të martën 24 masa sigurie ...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të martë punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”,...
Belinda Balluku MAMURRAS-Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në zonën e Mamurrasit kanë arritur në 45% ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar së fundmi mbi dëgjesën e lajmëruar për ditë...