LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Më pa sikur të ishte hera e fundit"/ Mentor Palokaj u gjet i pajetë në banesë, flet kushëriri i tij: Shkaku i vdekjes nuk është nga mbidoza...

Ai thotë se kishte qenë pranë tij në tre javët e fundit dhe se i ndjeri i kishte treguar atë ditë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Lorenci gjithashtu shprehet përmes postimit se vdekja Mentor Palokaj në moshën 42-vjeçare, me shumë gjasa mund të ketë qenë rezultat i një neglizhence mjekësore.

9 Mars 2025, 21:10 Nga E. D
“Më pa sikur të ishte hera e fundit"/ Mentor Palokaj u gjet
Mentor Palokajt

KOSOVË- Lorenc Palokaj, kushëriri i reperit Unikatil, ka ndarë detaje nga vdekja e vëllait të këtij të fundit, Mentor Palokajt, i cili u gjet i pajetë në një banesë në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lorenci ka treguar shkaqet që sipas tij, mund të kenë çuar të afërmin e tij drejt vdekjes.

Ai thotë se kishte qenë pranë tij në tre javët e fundit dhe se i ndjeri i kishte treguar atë ditë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Lorenci gjithashtu shprehet përmes postimit se vdekja Mentor Palokaj në moshën 42-vjeçare, me shumë gjasa mund të ketë qenë rezultat i një neglizhence mjekësore.

Ai shkruan se Mentor Paplokaj ka bërë vizita mjekësore dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën. Ai gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se Mentori mund të ketë vdekur nga mbidoza, pretendime të cilat qarkulluan në media. Po ashtu, ai shkruan se ditët e fundit që kishte qëndrua me të, kishte vënë re se Mendori e shihte sikur po e shihte për herë të fundit.

Postimi i plotë

“Një sqarim rreth vdekjes së Mentorit”

Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij. Pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede, ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë, dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit apo një shqetësim jo serioz. Në vijim, ai kurrë nuk e përmendi më këtë problem, as me mua dhe as me vëllain e tij.

Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport, dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku, dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë, sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij.

Në këto ditët më të errëta të jetës sime, morëm vesh nga një i afërm i ti se ai kishte qenë te mjeku dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën e tij. I kishin thënë se duhej  të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate. Ai e jetoi jetën sipas mënyrës së tij, pa i diktuar askush se si ta jetonte, madje as vdekja nuk mundi t’ia diktonte ditën e fundit të jetës.

Duket qartë se ai e kishte ndjerë diçka në ditët e fundit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete, duke mos dashur të shqetësonte të tjerët. Shikimi i tij i fundit dhe mënyra si të përshëndeti në aeroport duket sikur la pas një mesazh të heshtur, një lamtumirë të pashprehur me fjalë, por të ndjerë thellë.

Është e vështirë të pranosh një humbje të tillë, veçanërisht kur e kupton pas ngjarjes se kishte shenja që nuk i lexova plotësisht në kohë.

Nuk munda deri tani të gjej se te cili doktor ka qenë dhe çfarë diagnoze ka pasur Mentori muajt e fundit. Dëshira ime më e madhe është ta di këtë për ta kuptuar situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndjerë në ditët e fundit.

“Jo, unë jam 1000% i sigurt që shkaku i vdekjes s’ka qenë qysh po spekulojnë mediat e pandërgjegjshme, po kan qen probleme shëndetsore. Krejt ata që e kanë njoftë, e dinë çka po them.

“Jam krenar që kam jetuar në kohën tënde dhe kam pasur mundësinë të rri me ty edhe se je i gjakut tim.

mentor palokajt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet