LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më ndoqi i zhveshur nudo...’/ Historia e peruanes që erdhi në Shqipëri për ndërhyrje. Si u rrahën 3 policë

Pasi u shoqërua në komisariat pas kallëzimit, aventura e njërit prej djemve ka vijuar edhe në qelitë e paraburgimit, ku ka dhunuar tre policët e shoqërimit, sepse nuk ka pranuar t’i hiqej varësja e floririt nga qafa.

8 Gusht 2022, 17:36 Nga k.m.

TIRANË- Një 23-vjeçare nga Peruja, por me banim në Itali dhe që udhëtoi drejt Shqipërisë, këmbënguli në polici se dy të rinj e ngacmuan atë seksualisht, pasi e kishin ftuar për të festuar. Sipas Policisë së Kamzës, denoncimi i vajzës me inicialet  V.C.Z.,  kërkoi ndihmë tek një vajzë, duke iu lutur që ajo të telefononte sa më urgjent forcat e rendit. E reja po ndiqej me vrap nga një person, i identifikuar më pas si S.V., i cili së bashku me bashkëmoshatarin tjetër, i kërkuan të hiqte rrobat vajzës dhe e prekën në trup, duke i kërkuar që ajo të kryente seks.

Pasi u shoqërua në komisariat pas kallëzimit, aventura e njërit prej djemve ka vijuar edhe në qelitë e paraburgimit, ku ka dhunuar tre policët e shoqërimit, sepse nuk ka pranuar t’i hiqej varësja e floririt nga qafa.

Rrëfimi i studentes: M’u qep pas i zhveshur nudo

Deri më tani, policia i thotë Gazetasi.al, se ka arrestuar shtetasin K.V., i cili sipas denoncimit të peruanes, e preku në krahë dhe në trup, derisa ajo iu lut djalit tjetër që e kishte ftuar për kafe që ta linin të qetë, pasi po e bezdisnin. Por edhe ky, kur kanë ndenjur vetëm për vetëm është zhveshur nudo dhe i ka kërkuar që të njëjtën gjë të bëjë edhe studentja, e cila i është lutur: Do të jap para, merre çantën merr ç’të duash, por mos më prek.

Kur është ndeshur me këmbënguljen e S.V., e reja i ka thënë djalit që po e telefononte e ëma.

Në një çast, thotë peruania, e cila jeton në Itali me të ëmën, ku dhe po ndjek studimet, i shpëtoi nga duart dhe ngjiti shkallët për të dalë, por ai i zhveshur nudo iu qep nga pas.

“Ai më kapi çantën dhe unë e lëshova atë. Një vajzë e re, e cila ishte në oborr, e pa ndjekjen, iu luta të njoftonte policinë”, - thotë V.C.Z.,  që shkoi në komisariatin numër pesë të policisë dhe tregoi ngjarjen.

Policia i thotë Gazetasi.al, se e gjeti çantën të flakur në një cep rrugice, teksa e reja përshkroi për autoritetet hotelin ku qëndronte që prej mbërritjes në Tiranë, ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike.

Si i njoh me djalin nga Kukësi në autobus

Studentja peruane qëndroi sipas burimeve të Gazetasi.al në një hotel nën shoqërinë e të ëmës. Gjatë muajit korrik, ajo vendosi të udhëtojë drejt qytetit të Gjirokastrës, pasi operacioni estetik ishte mbyllur me sukses.

Në autobus njoha një djalë, që m’u prezantua si S.V. Fliste italisht dhe biseduam, më foli për jetën e tij. Rrugës së kthimit shkëmbyem numrat, Instagramin dhe rrjetet sociale“, - deklaron në polici studentja.

Por pa dashje, ajo e kishte fshirë numrin e kuksianit dhe kur ai i telefonoi, ajo nuk e hapi, pasi nuk ishte në gjendje ta identifikonte telefonuesin.

“Në Instagram, S.V., më shkroi”, - shton kallëzuesja, bëjnë më dije burimet policore. E interesuar për t’u takuar dhe për të pirë kafe me djalin simpatik, studentja e pranon ftesën e tij dhe më pas S.V., i dërgon vendndodhjen. Ajo informoi të ëmën dhe u largua drejt lokalit me muzikë.

“Kur shkova atje, e gjeta S.V., dhe një tjetër shqiptare që kishte lindur në Itali, por ishte me origjinë shqiptare, si dhe kushëririn e S.V. Ky i fundit nisi të më prekë në kurriz dhe në gjoks. Ja bëra të ditur se nuk isha e interesuar dhe për të qenë e qartë u ngrita dhe kërceva me A., vajzën me origjinë shqiptare. Kur ajo po kërcente, kushëriri i saj S.V., i bërtiti dhe nisi një debat, derisa aty mbërritën truprojat dhe nuk na lejuan të vazhdonim”.

Të rinjtë sipas asaj që tregojnë kamerat e sigurisë, kanë dalë jashtë dhe pas një grindjeje mes tyre, nga njëra anë fanatizmi i S.V., dhe kundërshtimet e kushërirës së tij, ishte e paqartë pse nuk e lejuan të kërcejnë. Ndërsa A., rezulton se është larguar e nevrikosur.

Peruania ka vazhduar të qëndrojë me dy djemtë, duke u zhvendosur me automjetin e tyre drejt një ambienti tjetër. Policia thotë se të rinjtë shkuan në një lokal, që ishte planifikuar të hapej ditët e para të muajit gusht dhe ditën që ndodhi ngacmimi i studentes, ai ishte ende jo funksional.

“Mua më sollën një pije energjike, që e hapa aty, duke e parë me sytë e mi. S.V., piu birra, si edhe kushëriri i tij. Kushëriri i tij nisi të qeshë dhe u frikësova, sepse më preku flokët sërish. I thashë S.V., që kisha frikë dhe që duhet të më kthente tek mami. Po flisnin shqip dhe në një moment kujtova se ata nuk ishin normalë apo se mos ishin të çmendur. Nuk po flisnin italisht dhe s’po kuptoja asgjë”, - thotë e reja në dëshminë që citohet nga burimet Gazetasi.al. Duke mos mjaftuar kjo situatë, e reja për të qenë e sigurt i ka dërguar lokacionin të ëmës.

‘Më ndoqi i zhveshur nudo...’/ Historia e peruanes që‘Më ndoqi i zhveshur nudo...’/ Historia e peruanes që‘Më ndoqi i zhveshur nudo...’/ Historia e peruanes që
Një prej policëve të paraburgimit i dhunuar nga i ndaluari

Por kuksiani që e kishte ftuar, e ka qetësuar dhe më pas peruania pa që kushëriri i tij u largua. “Pasi kemi biseduar në lokal, S.V., nisi të më prekë, i kujtova se festa mbaroi dhe duhet të kthehesha pranë mamasë. Më kërkoi që ta njoftoja mamanë që do qëndroja me të. Kundërshtova“.

I riu, sipas përshkrimit e ka paralajmëruar se nëse ajo nuk i heq rrobat do t’ia heqë ai. Dhe gjatë përleshjes, e reja i ka shpëtuar nga duart, duke u ndjekur pas nga S.V., që ndërkohë ishte zhveshur lakuriq. Policia i thotë Gazetasi.al, se pas këqyrjes së kamerave dhe përshkrimit, peruania ka kryer njohjen e të rinjve përmes fotografive në sistemin TIMS, duke konfirmuar identitetet e tyre. Njëri i identifikuar si S.V., dhe tjetri si K.V. Ky i fundit u arrestua, ndërkohë që kuksiani tjetër vijon të jetë në kërkim policor.

Sherri vazhdon edhe në paraburgim

Bëhet me dije se kur K.V., u dërgua në komisariatin numër pesë për dyshimet e ngacmimit seksual, si fillim ai është kontrolluar bazuar në rregulloren e policisë që ndalon mbajtjen e sendeve, si rrip pantallonash, cigare dhe çakmak.

“Në dhomën e shoqërimit, kur iu hoqën këto sende, polici raportoi se i riu nuk pranoi të dorëzonte me procesverbal varësen e floririt”, - denoncon polici i parë tek kolegët.

Me shenja në fytyrë dhe i gjakosur ai shpjegon se si u sulmua prej të dyshuarit nga Kukësi.

“U njoftova nga kolegu me radio dhe kërkova përforcim. I kërkuam qytetarit ta dorëzojë varësen, pasi është e ndaluar, ai nxori dy mijë lekë dhe po na lutej që do na paguante, veç që mos t’ia hiqnim varësen. Hoqëm prangat dhe armët dhe hymë në dhomën e shoqërimit për t’ja hequr me forcë. Ai na u sul dhe na qëlloi”, - tregon polici i dytë dhe po ashtu edhe polici i tretë.

Burimet i thonë Gazetasi.al, se K.V., akuzohet edhe për kundërshtimin dhe rrahjen e tre policëve, të cilët u fotografuan dhe dhuna vërtetohet nga shenjat në fytyrë./GazetaSi

peruania ne shqiperi policia e shtetit


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale