LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më bezdisin se nuk lajnë e fshijnë!” Xhaxhai e gjyshja u hakërrehen mbesave, caktojnë afat që të dalin nga shtëpia

Në audioregjistrime, ata dëgjohen duke i fyer rëndë dy vajzat dhe i kërkojnë  të gjejnë shtëpi me qira duke u lënë afat. Gjykata i ka dhënë urdhër mbrojtjeje  gjyshes me pretendimin se njëra ka vajzat e ka ofenduar.

25 Shkurt 2025, 21:26 Nga M.B
“Më bezdisin se nuk lajnë e fshijnë!” Xhaxhai e
Foto nga emisioni

TIRANA- Dy vajza të mbetura jetime, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, kanë denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan rastin e tyre. Vajzat kërcënohen dhe dëbohen prej xhaxhait e gjyshes nga shtëpia e tyre.

Në audioregjistrime, ata dëgjohen duke i fyer rëndë dy vajzat dhe i kërkojnë  të gjejnë shtëpi me qira duke u lënë afat. Gjykata i ka dhënë urdhër mbrojtjeje  gjyshes me pretendimin se njëra ka vajzat e ka ofenduar.

Vajzat ndihen të pasigurta dhe me frikë në shtëpi, nuk përqendrohen dot në mësime dhe nuk janë të qeta. Gazetarja e emisionit “Stop” shkon në shtëpinë e familjes Mullaymeri ku nusja e xhaxhait reagon keq, kyç derën dhe nuk lejon vajzën të dalë.

Gazetarja: Të lutem, mund ta lajmërosh pak zotërinë?

Nusja: Nuk është këtu, është në punë.

Gazetarja: Nuk vjen dot?

Nusja: Jo, nuk vjen dot.

Gazetarja: Mirë, unë kam ardhur për vajzat që ju doni t’i nxirrni nga shtëpia.

Nusja: Kur të vijë burri, atëherë hajde sqarohu!

Gazetarja: Po ju nuk keni dashur që t’i nxirrni nga shtëpia?

Nusja: Sepse ato kanë hyrë padrejtësisht.

Gazetarja: Po kjo, shtëpia e kujt ka qenë?

Nusja: Këtu, ka ndodhur si ka ndodhur, zonjë e dashur…

Gazetarja: Jo ka ndodhur si ka ndodhur, jo ka ndodhur si ka ndodhur!

Nusja: E të gjithëve ka qenë.

Gazetarja: Kur ka qenë e të gjithëve?

Nusja: E të gjithëve!

Gazetarja: Kur?

Nusja: Që para 20 vjetësh.

Gazetarja: Kush i ka nisur procedurat?

Nusja: A e di, si është puna? Atëherë nuk kam qenë prezente fare unë.

Gazetarja: Dakord! Është shumë e dhimbshme që kërkoni që t’i nxirrni jashtë dhe bëni çmos që t’i nxirrni jashtë.

Nusja: Në ke ardhur për këtë punë, të lutem nuk ashtu…Zgjidhini problemet më vonë! Hajde mama…!

Gjyshja: Më çuan në polici dhe kërkojnë…Hajde këtu ti, hajde këtu! Hajde këtu!

Gazetarja: Për çfarë e ka urdhrin e mbrojtjes?

Nusja: Për çfarë e ka urdhrin e mbrojtjes nëna? Se donin ta nxirrnin përjashta.

Gazetarja: Po ju keni dashur, që t’i nxirrni përjashta?

Nusja: Ne kemi dashur? Jo! Kemi 7 muaj që i kemi sjellë brenda.

Gazetarja: Po pse reagon kështu se nuk e kuptoj? Mund të dalë vajza?

Nusja: Jo, aty le të rrijë!

Gazetarja: Po kush je ti që e mbyll brenda?

Nusja: Zonjë e shtëpisë!

Gazetarja: Zonjë e shtëpisë? E çfarë do të thotë kjo? Hape derën! Do që të marr policinë në telefon që po mbani peng dikë? Ke çelës ti pastaj për t’u futur?

Mbesa: Jo!

Gazetarja: Pse nuk i jepni një çelës për ta mbajtur vajza?

Nusja: Kanë familjarët e tyre…

Ndërsa xhaxhai i vajzave tregon certifikatën e shtëpisë, por pranon që legalizimin e ka nisur vëllai i tij dhe tokën ende nuk e ka përfituar.

Gazetarja: Toka në emër të kujt ka qenë?

Xhaxhai: Toka? Toka akoma nuk më ka dalë. Kam bërë rinovimin, po s’ka dalë.

Gazetarja: Pra, ti ke bërë leje legalizimi sikur e ke ndërtuar ti?

Xhaxhai: Të shtëpisë, po!

Gazetarja: Po ndërkohë që ka pasur leje legalizimi të regjistruar në emër të vëllait tuaj, në kadastër?

Xhaxhai: Po, e di që ka qenë.

Gazetarja: Apo thjesht e ke bërë nga e para?

Xhaxhai: Nga e para!

Gazetarja: Ndërkohë që kjo ka qenë shtëpia e vëllait tuaj.

Xhaxhai: Bashkë e kemi ndërtuar shtëpinë.

Gazetarja: Nëse e keni ndërtuar bashkë, pyetja ime është pse doni t’i nxirrni mbesat nga shtëpia?

Xhaxhai: Jo, nuk i ka nxjerrë njeri nga shtëpia.

Gazetarja: Po ju i keni vënë afat për të dalë.

Xhaxhai: I kemi vënë se kështu erdhën rrethanat. Mbesat le të rrinë si mbesa. Nuk i ka nxjerrë njeri përjashta.

Gazetarja: Nëse ka një vetëdeklarim për pjesën poshtë, pjesa lart si është legalizuar?

Xhaxhai: Nuk e di. Nuk e dija fare se kishte deklarim.

Gazetarja: I ka ofenduar ndonjëherë gjyshja, iu ka folur ndonjëherë gjyshja?

Xhaxhai: Këtyre? Jo! Ato e kanë ofenduar.

Gazetarja: Tani, unë me zonjën nuk doja të bisedoja, se zonja është në moshë të thyer, por dhe t’iu thuhet vajzave, që jo, nëse i ndodh gjë gjyshes, do jetë në përgjegjësinë tuaj e ku di unë, çfarë i thoni…Vajzat janë të vogla. Nëse shtëpia ka qenë edhe e vëllait tuaj, është gjynah që të trajtohen sikur nuk janë mbesat tuaja.

Në një video që vajzat kanë sjellë, dëgjohet pikërisht pjesa e përmendur nga gazetarja.

Xhaxhai: Një gjë t’i ndodhë asaj, te ju do përplasemi.

Mbesa: Jo, s’ka pse të përplaseni te ne!

Xhaxhai thotë se vajzat do të hyjnë në shtëpi kur ta marrin me ligj. Gjyshja s’i lejon se sipas saj, ato e bezdisin ngaqë nuk kujdesen për shtëpinë.

Xhaxhai: Ju kam thënë, pjesën e keni tuajën.

Gazetarja: Ideja është e tillë që e gjithë gjëja duhet të arrihet me një marrëveshje!

Xhaxhai: Këtë duam dhe neve.

Gazetarja: Po ti për sa kohë u thua, do dalësh të hënën e do dalësh të enjten…

Xhaxhai: Do dalin. Për të dalë do dalin, si s’do dalin. Ju kam thënë kur ta merrni me ligj, të vini!

Gazetarja: Do t’i nxirrni në mes të rrugës tani?

Gjyshja: Jo, pjesa që iu takon ta marrin!

Gazetarja: Po, pjesa që iu takon. Jepuni një çelës që të hyjnë e të dalin!

Gjyshja: Jo, këtu nuk i lë.

Gazetarja: Po si?

Gjyshja: Nuk i lë këtu!

Gazetarja: Po për sa kohë kanë pjesën e tyre, si s’do i lësh?

Gjyshja: Djali ka katin lart, unë jam poshtë, jam vetëm.

Gazetarja: Pra, je vetëm dhe nuk i do aty poshtë?

Gjyshja: Po nuk i dua, se ato më bezdisin, nuk fshijnë, nuk lajnë.

Gazetarja: Po pse, për këto gjëra do nxirren jashtë, o nëna? Se nuk fshijnë e nuk lajnë?

Gjyshja: E moj!/ Tv Klan

senada dhe serena mullaymeri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet