LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbyllen hetimet/ Pikëpyetjet që la pas historia e Lear Kurtit

Rezultati i ekspertizës së mjekësisë ligjore rrëzoi versionin e familjarëve të Kurtit që fajësuan dhunën policore për vdekjen e tij.

29 Nëntor 2023, 07:38 Nga I.A
Mbyllen hetimet/ Pikëpyetjet që la pas historia e Lear Kurtit
Lear Kurti

TIRANË- Prokuroria i vuri kapak historisë së Lear Kurtit, të riut që humbi jetën në rrethana të dyshimta, mbrëmjen e 19 tetorit të kaluar në Tiranë. Sipas prokurorëve vdekja e Kurtit erdhi nga një sasi kokaine e mbështjellë në një qese, që mendohet se ai e gëlltiti ndërsa vraponte për t’i shpëtuar policisë. Rezultati i ekspertizës së mjekësisë ligjore rrëzoi versionin e familjarëve të Kurtit që fajësuan dhunën policore për vdekjen e tij.

Ajo që ndodhi atë natë është pak a shumë kjo: Kurti po kalonte në një rrugë dytësore të zonës së Don Boskos me emrin Riza Cuka, kur u përball rreth orës 23:07 me një patrullë të uniformave blu. Sipas dëshmive të këtyre të fundit ai refuzoi kërkesën për të ndaluar dhe për t’u identifikuar dhe u largua me vrap. Pas këtij veprimi, forcat blu iu vunë në ndjekje për rreth 300 metra, derisa arritën ta ndalonin në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Por familjarët dhe një shok i Learit, dëshmitar okular akuzuan policinë për dhunë. Policët këmbëngulën se humbja e jetës nuk ndodhi për shkak të veprimeve të tyre, por për arsye të tjera. Gjithsesi vdekja e Lear Kurtit u shoqërua me dyshime të forta për shkak të të dhënave kontradiktore që e shoqëruan atë. Informacionet tregonin se historia u tentua të manipulohej dhe policia ngulmoi për versionin e vdekjes nga qesja me kokainë edhe pse disa të dhëna ishin dashakeqe dhe të rreme.

1. Gënjeshtra për vendin ku ndërroi jetë Kurti

Agjencia e Mbikqyrjes Policore e drejtuar nga Ardi Veliu tentoi ta manipulojë vdekjen e Lear Kurtit, kur nxorri në media deklaratën që shprehej se ai ndërroi jetë në spital dhe jo në komisariat.

“Për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë” u tha në njoftimin e parë të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Por në media nisi të qarkullojnë një version tjetër, i dokumentuar nga mjekët e Spitalit të Traumës. Sipas tyre Lear Kurti ndërroi jetë në komisariat, jo në spital. Atëherë policia e modifikoi qëndrimin duke thënë se “shtetasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku ka shfaqur probleme shëndetësore, gjë e cila ka diktuar dërgimin në Spitalin e Traumës, ku është konstatuar humbja e jetës”.

6 mjekët e turnit të natës në Spitalin e Traumës i thanë prokurorëve se policët e sollën Lear Kurtin të pajetë. Mjekët thanë se u përpoqën ta rikthejnë në jetë 32-vjeçarin, por nuk ia arritën, pasi ishte tepër vonë. Të njëjtën gjë, bluzat e bardha e kishin shënuar edhe në kartelat mjekësore të spitalit dhe ishte ky dokument që nxorri bllof versionin e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.

2) Dëshmia e shokut të Lear Kurtit për dhunën policore

Sipas dëshmisë së shokut të Lear Kurtit, ai ndërroi jetë në ambjentet e komisariatit, por për të shmangur hetimet policët nuk e shënuan hyrjen e tij në regjistra dhe nuk e pritën ambulancën, megjithëse e kishin telefonuar për ndihmë. I gjithë versioni i policisë pas kësaj gënjeshtre u vu në dyshim.

Pamjet e kamerave të sigurisë zbuluan se Lear Kurti humbi ndjenjat që në momentin e parë kur u ndalua nga policët. Në filmime trupi i tij duket krejtësisht i këputur me krahët që i lëvizin pa fuqi, ndërsa policët, në vend se t’i ofronin ndihmën e pare e “shkundin” fizikisht për ta përmendur. Shoku i Kurtit, Zyhdi Spahiu tha se pasi u përmend viktima është rrahur nga policët, që donin ta dërgonin në komisariatin Nr.3.

“Pashë që ishin 3-4 patrulla. Dhe pashë që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës” tha ai në 22 Tetor për emisionin “Piranjat”.

“Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto. Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua. Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës. Tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketë. Filmimet janë aty 100% e sigurt. Çfarë po bëni se është me sëmundje toke u thash. Edhe më thanë “kush je ti”. “Shoku i vet” u thash unë. Një nga policët tha “pse e lini të flasë ky? Ça ju dhimbset? “Shoqërojeni dhe këtë” tregoi ai në dëshminë e tij.

“Dëgjova, fjalët “shpejt, shpejt se iku”. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur” tha Spahiu pas vdekjes së shokut të tij.

Ndërkohë policët e mohojnë dhunën dhe nuk pranojnë se Kurti humbi ndjenjat në momentin që u kap, siç duket nga pamjet filmike.

“Rreth orës 23:07 bashkë me dy kolegët ishim në patrullim me makinë në rrugën “Riza Çuka” dhe në një moment konstatuam një të ri, i cili po ecte dhe kreu disa veprime të dyshimta. Në bazë të kësaj i kërkova verifikim. I kërkova mjet identifikimi, por ai nuk kishte. Më pas e pyeta nëse kishte sende të kundërligjshme me vete dhe më pas sa dola nga automjeti, i riu u largua me vrap. Pasi e ndoqa pas 2 minutash arrita ta ndaloj përballë një marketi. Pasi e ndalova, si unë ashtu edhe i riu u rrëzuam përtokë dhe në këtë moment u afruan edhe dy kolegët e mi. E ngritëm në këmbë të riun dhe kërkuam ndihmën e patrullave.

E ulëm në trotuar dhe pamë që i riu kishte vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë kontaktova me drejtorinë vendore dhe kërkova një autoambulancë dhe që i riu të ndjehej më mirë e futëm në makinë, jo në makinën që kisha në shërbim, por në makinën tjetër. Filloi të ndihej më mirë dhe i thamë të qetësohej, ndërkohë që aty erdhën patrullat me kod 20 dhe 22. Në këtë moment kolegu tjetër i vendosi prangat dhe më pas u kthyem për të kontrolluar rrugën nëse kishte hedhur apo jo sende të kundërligjshme, por nuk gjetëm, kurse patrulla tjetër e dërgoi të riun në komisariat.”, thuhet në një nga dëshmitë.

Më pas vijon dëshmia e efektivit tjetër që thotë: “I riu fërkonte gjoksin dhe ulte kokën poshtë. Kur arritëm në komisariat i riu u kap te sedilja e makinës dhe nuk donte që të dilte, më pas e nxorëm nga makina me vështirësi dhe sapo doli prej aty filloi të dridhej, të shtrëngonte dhëmbët dhe bënte lëvizje të pakontrolluara. Menjëherë tentuam t’i jepnim ndihmë duke u munduar t’i hapnim gojën dhe i mbajtëm kokën mbrapa që të mos godiste pllakat, pasi po bënte lëvizje të pakontrolluara, i vendosëm një shkop hekuri në dorë pasi menduam për shenja epilepsie. Kolegët e mi njoftuan autoambulancën dhe duke parë gjendjen e tij, e futëm në automjet policie dhe e dërguam në spitalin e traumës pasi ambulanca po vonohej”.

3) Kriminalizimi i Lear Kurtit

Ka një traditë të kriminalizimit të viktimave të policisë në media, sa herë duhet të fshihet një padrejtësi. Rasti më flagrant ishte ai i Klodian Rashës, pranë trupit të të cilit u hodh një pistoletë me qëllim për të kriminalizuar të riun që humbi jetën.

Në rastin e Lear Kurtit, ky u përshkrua nga “burime të policisë” në media si mik me persona të përfolur për lidhje me grupin e Shullazit. “Lear Kurti rezulton me 3 precedentë penale, vjedhje dhe droge. Ai njihet si shok i grupit të Pajtim Serjanit” raportua gazetarët, megjithëse ky përshkrim nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen konkrete.

Informacionet kompromentuese për viktimën nuk janë të rastësishme. Ato shpërndahen qëllimisht në media për ta kriminalizuar një person, në mënyrë që të ketë sa më pak reagim në opinionin publik. Gjithsesi tani që prokuroria e ka mbyllur dosjen e Lear Kurtit, mund të thuhet se ka një version zyrtar për shkakun e vdekjes së të riut, por ende nuk ka një përgjigje se përse duhej të gënjente policia për ngjarjen.

Marrë nga Lapsi.al

lear kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet