LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbrojtja e të dhënave personale, në 2024 rriten me 15.4% ankesat

Në raport me një vit më parë numri I ankesave u rrit me 15.4 për qind dhe kanë në objekt një sërë çështjesh. Konkretisht sipas raportit të Komsionerit arsyeja e parë lidhet me cenimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale (akses/korrigjim dhe fshirje).

4 Prill 2025, 13:13 Nga M.B
Mbrojtja e të dhënave personale, në 2024 rriten me 15.4% ankesat
Foto ilustruese

TIRANA- Të paktën 455 individë e subjekte u ankuan në vitin 2024 pranë Komsionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në raport me një vit më parë numri i ankesave u rrit me 15.4 për qind dhe kanë në objekt një sërë çështjesh. Konkretisht sipas raportit të Komsionerit arsyeja e parë lidhet me cenimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale (akses/korrigjim dhe fshirje).

Së dyti përhapja e të dhënave personale pa pëlqimin e subjektit të të dhënave personale. Së treti përpunimi i të dhënave në mënyrë jo të drejtë dhe të ligjshme. Së katërti përhapja të dhënave personale në media dhe portale online. Po kështu një tjetër kategori ankesash përfshin rastet e vendosjes së kamerave në ambiente publike dhe private.

Një ankesë që vijon prej vitesh është ajo lidhur me marketingun e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara, nëpërmjet telefonit ose postës elektronike. Një kategori e fundit është ajo e tejkalimit të afatit të mbledhjes së të dhënave personale për një qëllim të caktuar.

Përpos ankesave që kanë ardhur pranë Komisionerit, ky institucion ka zhvilluar edhe një sërë hetimesh pranë subjekteve të ndryshme për të parë përputhshmërinë e veprimtarisë përpunuese të mbrojtës së të dhënave.

“Gjatë vitit 2024, janë ushtruar hetime administrative në kontrollues publikë dhe privatë, me qëllim verifikimin e përputhshmërisë së veprimtarisë së tyre përpunuese në raport me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Në total, u zhvilluan 77 hetime administrative, prej të cilave 10 mbi bazë ankese dhe 67 me iniciativën e Zyrës së Komisionerit (ex-officio). Sa i përket sferave të veprimtarisë, 44 procese hetimi administrativ u ndërmorën në kontrollues publik dhe 33 në kontrollues privat” thuhet në raportin e Komsionerit.

Po kështu zyra e Komisionerit ka trajtuar 12 raste kërkesash për transferim ndërkombëtar të të dhënave personale, drejt vendeve që nuk kanë një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave.

“Në çdo rast, kontrolluesit janë udhëzuar për zbatimin e plotë të kuadrit rregullator për të garantuar përpunimin e drejtë dhe të ligjshëm të të dhënave personale të individëve, kur kërkohet kryerja e këtij procesi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Pas vlerësimit, është dalë me 1 vendim për lejimin e transferimit ndërkombëtar në sektorin bankar” nënvizon dokumenti./ Monitor

mbrojtja e të dhënave personale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet