LIVE UPDATES
Politike

Mandati i Vullnet Sinajt/ Deputeti justifikohet me bamirësinë pas shkeljeve të Kushtetutës, raporti i TI: Si ndryshoi ligji për TVSH-në për interes të "Big Market"?

Në dy seancat që janë mbajtur në Këshillin për Mandatet dhe Rregulloren në Kuvend, e fundit zgjati pak për shkak të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani, Sinaj ka vendosur që të mbrohet përmes populizmit, dhe jo argumenteve ligjore, në të cilën e ka shtruar diskutimin opozita.

20 Shtator 2024, 14:37 Nga r.ll
Mandati i Vullnet Sinajt/ Deputeti justifikohet me bamirësinë pas
vullnet sinaj

TIRANË- Deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj po rrezikon t'i hiqet mandati si ligjvënës. Kjo sepse opozita thotë se Sinaj ka shkelur Kushtetutën pasi ai ka përfituar fonde publike në në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

Në dy mbledhjet e Këshillit të Mandateve, ku e fundit u ndërpre pas lajmit tragjik për vdekjen e ish-deputetit Gert Bogdani, Sinaj ka mbrojtur vetëm argumentin se ai është bamirës. Sinaj në asnjë moment nuk ka dhënë sqarime në lidhje me dhjetra pagesat që janë bërë nga institucionet publike, për rrjetin e bizneseve “Big Market” në pronësi të tij, nga i cili pretendon se ka hequr dorë që prej vitit 2017, për shkak të ligjit për konfliktin e interesit. Por pavarësisht se drejtimi ligjërisht, bëhet nga një person i besuar nga Sinaj, vetë deputeti rezulton që është në dijeni të transaksioneve financiare, që kryhen nga kompania, e madje dhe donacionet e bamirësisë që pretendon se janë bërë rregullisht.

Në seancën e Këshillit të Mandateve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i përmendi një raport të Transparency International, Vullnet Sinaj përmendet me emër nominalisht si deputeti që ka ndikuar në ligjin për TVSH-në për të favorizuar kompaninë e tij. Në fund të vitit 2017, Qeveria e Shqipërisë shkoi drejt uljes së pragut të regjistrimit të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë në vit, një ndryshim që synonte uljen e nivelit të informalitetit në ekonominë shqiptare.

Lëvizja u kritikua nga Banka Botërore dhe FMN si joefektive (për të adresuar informalitetin) duke pasur parasysh faktin se përfshirja e bizneseve të vogla në skemë do të krijonte një barrë më të madhe për administratën tatimore dhe do ta largonte atë nga fokusimi tek sipërmarrjet e mëdha. Në fakt, efektet e masës nuk trajtuan informalitetin, por çuan në mbylljen e shumë bizneseve të vogla të shitjes me pakicë. Si rezultat, FMN i ka kërkuar qeverisë shqiptare të rishqyrtojë ligjin. Ligji në fjalë ndihmonte kompanitë si “Big Market” i deputetit Vullnet Sinaj për t’u zgjeruar në kurriz të dyqaneve të vogla. Dhe kështu ndodhi në fakt.

“Po kështu, Big Market u themelua nga Vullnet Sinaj, një biznesmen i cili u bë deputet i socialistëve në pushtet në vitin 2017. Këto lidhje të ngushta me partinë në pushtet tregojnë për natyrën e porositur të ligjit”, thotë Transparency International në raportin e saj. Sipas raportit, vetëm 9 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, një numër i madh dyqanesh me pakicë, rreth 6900 ishin mbyllur zyrtarisht për shkak se nuk paguanin dot detyrimet që lindnin nga vendosja e TVSH-së, që synonte përfitimin e të mëdhenjve, mes tyre bizneseve të Sinajt.

Tashmë, deputeti që njoftoi se nuk do të garonte për një mandat të tretë, në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, është në dorë të kolegëve të tij socialistë, nëse do ta çojnë mocionin e opozitës për vendimmarrje në Gjykatën Kushtetuese.

Precedentët tregojnë se rasti ‘Sinaj’ nuk lë vend për shumë interpretime, pasi më herët për të njëjtën shkelje të Kushtetutës, Gjykata ka vendosur për heqjen e mandatit të deputetëve Ilir Beqaj dhe Koço Kokëdhima. Rasti i parë, me të cilën është përballur Gjykata Kushtetuese, ka qenë ai i vitit 2011, ku deputeti Ilir Beqaj humbi mandatin e tij në Kuvend, për shkak se kompania nën pronësi maxhoritare të tij, Intech+ pati fituar një tender me vlerë 24 milionë lekë nga Bashkia Durrës, e cila qeverisej në atë kohë nga një kryebashkiak socialist.

Kushtetuta, shënon gjykata në vendimin në fjalë, “ka preferuar të vendosë ndalimin në rang kushtetues dhe ta cilësojë si të papajtueshëm me funksionin e deputetit ushtrimin e aktivitetit fitimprurës prej tij, kur të ardhurat nga ky aktivitet burojnë nga buxheti i shtetit. Ky ndalim është i shprehur qartë dhe pa ekuivok nga kushtetutbërësi, i cili ka patur si qëllim eliminimin e plotë të mundësive për ta konsideruar funksionin e deputetit si një mundësi e mirë për të shtuar burimin e të ardhurave private nëpërmjet pozitës së favorshme që ka ai si anëtar i organit më të lartë përfaqësues.”

Gjykata Kushtetuese u përball edhe një herë me një çështje të tillë në vitin 2015, këtë herë me protagonist deputetin Koço Kokëdhima. Kokëdhima ka qenë (dhe vijon të jetë), pronar i një kompanie që ofron akses në internet. Pasi u bë deputet, ai hoqi dorë nga pronësia e kësaj kompanie, por jo para se një kontratë e vetme shërbimi interneti me një ent publik të nënshkruhej.

Dikush mund të thotë se përfitimi indirekt i Kokëdhimës nga fakti që një agjenci shtetërore pagoi për atë muaj një shumë minimale prej vetëm 2 mijë lekësh për shërbim interneti, nuk është argument moralisht shumë i fortë sa për të rrëzuar mandatin e deputetit, shkruan BIRN. Por Gjykata Kushtetuese, njësoj si në rastin e Beqajt, vuri në dukje ndalimin e prerë që ka caktuar kushtetuta (dhe nuk duhet të harrojmë se kushtetutën aktuale e kanë miratuar votat e deputetëve socialistë në vitin 1998), për konfliktin e interesit mes deputetit dhe pronës apo parave publike.

I pakënaqur me vendimin, Kokëdhima iu drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila njihet më së shumti si Gjykata e Strasburgut. Kjo e fundit i dha përgjigje Kokëdhimës në qershor të këtij viti me një  vendim në të cilin mes të tjerash, vëren se deputeti, si një figurë mbi të zakonshmit, duhet të jetë në dijeni, nga njëra anë, për të drejtat e tij dhe nga ana tjetër, për detyrimet.

Këto dy raste duket se vulosin fatin e deputetit Sinaj, por socialistët me vendimin e marrë së fundi për Olta Xhaçkën, duket se i kanë hapur një sfidë Gjykatës Kushtetuese, dhe mbetet për t’u parë nëse precedenti do të vijojë me ligjvënësin e qarkut të Vlorës. 

vullnet sinaj raporti i transparency international

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet