All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Mbolli hashash për operacionin që i kushtonte 11 mijë euro, i moshuari përfundon në burg, i biri në kërkim

Me burrin në qeli dhe të birin në kërkim, sepse nuk raportoi në polici që i ati kishte mbjellë bimën narkotike, e moshuara bazohet vetëm te ligji i saj, që është besimi në Zot.

24 Shtator 2023, 20:35 Nga r.ll
Mbolli hashash për operacionin që i kushtonte 11 mijë euro, i
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

THUMANË- E provuan kultivimin e kanabisit si një biletë që do t’i shpëtonte nga varfëria. Por çifti i të moshuarve nga Fushë- Thumana jo vetëm që nuk i pakësuan vështirësitë, por sapo kanë hapur një kapitull të ri problemesh akoma më të rënda se të parat.  

Me bashkëshortin në burg, një 74-vjeçar që akuzohet për kultivim droge, Begeja i zëvendësoi gropat e hashashit të asgjësuar nga policia me perimet e stinës.

Çifti i të moshuarve vendosi të mbjellë drogë, ditën kur kryefamiljari Vesel Xhaferri pas disa operacioneve, duhet të përballej me një tjetër ndërhyrje shëndetësore të komplikuar, për të cilin nuk kishte të ardhura. Kishin dëgjuar që me hashash fiton dhe vunë bast me jetën e tyre se mund të ishin mes fitimtarëve.

“Shkoi në spital me u bë operim, nuk e bënë se nuk i mbante zemra më. Është operuar tre herë. E katërta kjo që desh të bëhej në Itali dhe i kërkuan 11 mijë euro. Ne s’kemi as 11 mijë lekë jo 11 mijë euro. Se ku i gjeti do bërthama dhe i mbolli. Tek kjo bahçja e mbolli. Mbolli 85 mijë rrënjë tre mujorshe dhe unë për Zotin nuk e kam ndihmuar, ndonjëherë me e mbulu se për të zbuluar e zbulonte vetë. Më tha ‘jam tu e mbjell’. I thashë “o plak do ja shohim sherrin”. Erdhi polcia  na e shkulën”, thotë Bege Xhaferri, 71 vjeçe për, Exclusive.

Me burrin në qeli dhe të birin në kërkim, sepse nuk raportoi në polici që i ati kishte mbjellë bimën narkotike, e moshuara bazohet vetëm te ligji i saj, që është besimi në Zot. Rasti i 74-vjeçarit që sakaq lutet për t’u liruar nga gjykatat pasi ka probleme shëndetësore u raportua në datën 5 gusht 2023 nga Top Channel.

Në pritje për t’u gjykuar, 74-vjeçari mbahet në burgun e Fushë-Krujës, ashtu si shumë të moshuar të tjerë në burgje, shumë prej të cilëve vetë fajësohen para gjyqtarëve edhe pse ekziston dyshimi se ata kanë marrë përgjegjësinë si kultivues droge për të shpëtuar fëmijët nga arrestimi.

Por me një deklaratë vetë inkriminimi të tillë, as policia as prokuroria nuk sigurojnë dot prova për të konfirmuar nëse vërtet mosha e tretë po mbjell drogë. Përballë fenomenit të kanabizimit, po përsëritet fenomeni i përmbi 20 viteve më parë, kur gratë pranonin se kishin mbjellë kanabis dhe e bënin këtë gjë për të shpëtuar bashkëshortin./TopChannel

bege xhaferri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet