Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërsa, çmimi i benzinës është caktuar 182 lekë/litër, 4 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar këtë të martë çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se nafta do të tregohet me 195 lekë për litër, 2 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit. Ndërsa, çmimi i benzinës është caktuar 182 lekë/litër, 4 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 13:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës në datë 23 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 ora 13.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Dosja.al
Lul Berisha DURRËS- Gjykata e Durrësit ka rrëzuar një kërkesë të bërë nga Lulzim Berisha për uljen e d&eu...
Rezart Veleshnja TIRANË- Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është marrë i pandehur nga prokuroria e Du...
Birçe Hasko TIRANË- Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vje&c...
Astrit Hasani GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme nga përplasja me armë në Mikrolimano t&eu...
GREQI- Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në Mikrolimano, Athinë. Ngja...
Foto Ilustruese TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervale...
TIRANË- Klodian Skënderaj është zgjedhur këtë të premte Kryetar i Dhomës së Avokatisë Tiranë p&eum...
VLORË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në paraburgimin e Vlorës, ku Eduard Alikaj, i cili ishte në pritje të...
foto ilustruese LEZHË- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor dytësor Lezhë-Kryqëzimi ...
Galit Peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg ka reaguar për flotilat detare që synojnë të &...