Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Arrestimi i personit në fjalë ishte kryer për aksident, ndaj dokumentacioni dhe mjeti duhet të ishin në dispozicion të hetimit, por keto te fundit mbaheshin nga punonjësi i policisë pa procesverbal sekuestrimi.
ELBASAN- Kujtim Ozuni, 44 vjeç, nënkomisari me detyrë specialist trafiku urban dhe interurban/OPGJ pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është pezulluar nga detyra. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Ozuni dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Më konkretisht, nga hetimet e kryera rezulton se 44-vjeçari në kundërshtim me rregullat ligjore të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale, ka mbajtur dokumentet e mjetit të një të arrestuari, pa mbajtur procesverbal për sekuestrimin e sendit. Të gjitha veprimet dyshohet se janë kryer me dashje direkte dhe kanë sjellë pasoja procedurale për një procedim penal, të vitit 2023, i cili është regjistruar më parë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Arrestimi i personit në fjalë ishte kryer për aksident, ndaj dokumentacioni dhe mjeti duhet të ishin në dispozicion të hetimit, por keto te fundit mbaheshin nga punonjësi i policisë pa procesverbal sekuestrimi.
Njoftimi:
Pezullohet nga detyra një specialist trafiku urban dhe interurban/OPGJ pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre nga shërbimi publik” ndaj Nënkomisar Kujtim Ozuni, 44 vjeç.
Ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky punonjës në kundërshtim me rregullat ligjore të parashikuar në Kodin e Procedurës Penale ka mbajtur dokumentet e mjetit të një të arrestuari, pa mbajtur procesverbal për sekuestrimin e sendit, duke i cënuar të drejtën këtij shtetasi për disponimin e mjetit dhe të dokumentave të tij. Të gjitha veprimet dyshohet se janë kryer me dashje direkte dhe kanë sjellë pasoja procedurale për një procedim penal, të vitit 2023, i cili është regjistruar më parë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. Arrestimi i shtetasit është kryer për aksident, ndaj dokumentacioni dhe mjeti duhet të ishin në dispozicion të hetimit, por keto te fundit mbaheshin nga punonjësi i policisë pa procesverbal sekuestrimi. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.
Arben Shehu dhe Fabrizio Bucci TIRANË- Kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, zhvilloi sot në mjediset e KLSH-së, një takim me Ambasador...
Arben Lleshi (majtas) Klevis Lleshi (lart), Agim Hoxha (poshtë), Artan Lleshi (majtas) TIRANË- Një sagë hakmarrjeje mes familjeve Llesh...
Pamje nga shitja e drogës TIRANË- Thjesht dhe në mes të rrugës, kështu shitej droga e Brikena Frakullit në Tiranë. ...
I arrestuari dhe paratë TIRANË- 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro janë sekuestruar në Rnas, shuma të c...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, prej dy ditësh, temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie te ndjeshme. Meteorologia Re...
Klevis Lleshi BURREL- Personi që po shikoni në foto është Klevis Lleshi, 24-vjeçari që u gjet sot i pajetë në Mam...
Foto ilustruese DIVJAKË- Policia në Divjakë ka proceduar në gjendje të lirë dy persona, babë e bir. 58-vjeçari, i...
Klevis Lleshi MAMURRAS- Trupi i pajetë i Klevis Lleshit, i cili u zhduk dy vite më parë është gjetur në Mamurras. Më...
Foto Ilustruese KRUJË- Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Krujë.&...
Droga KORÇË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë për trafik kanabisi dhe kokaine. Mësoh...