31 Janar 2023, 17:21
Nga k.m.
Brilant Martinaj
TIRANË- Një makinë tip Volksëagen Polo e bardhë dyshohet se dha informacion tek skuadra e vrasësve për lëvizjet që bënte hap pas hapi dhe automjetin që po përdornin, Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha, të cilët u ekzekutuan mesditën e 17 Korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës. Tv Klan ka mësuar se kjo makinë është fiksuar nga disa kamera sigurie që janë sekuestruar gjatë aksionit të Policisë, ka vëzhguar lëvizjet e viktimave nga një servis automjetesh në zonën e “Treshit” në Kamëz e deri në afërsi të mbikalimit.
Referuar burimeve nga grupi hetimor, ka dyshime se makina tip Polo e bardhë me targa shqiptare të vjedhura, pasi ka servirur informacionin tek atentatorët është larguar në drejtim të Rinasit. Pikërisht në këtë makinë që ka ndjekur të rinjtë teksa çonin mjetin e tyre në një servis, ishin të paktën dy persona, që kishin rolin e informatorit të skuadrës së killerave.
Edhe pse kanë nisur kërkime për gjetjen e mjetit, në mënyrë që të kërkoheshin gjurmë për të çuar Policinë tek informatorët, sërish nuk është bërë e mundur lokalizimit i tij. Ndaj nuk përjashtohet mundësia që Polo-ja të jetë çmontuar pas masakrës së Fushë Krujës. Por edhe sot, kur kanë kaluar kanë kaluar 7 muaj nga masakra e trefishtë, ende nuk ka asnjë detaj që mund të çojë tek autorët e vrasjes.
Si ndodhi ngjarja makabre?
Mesditën e të dielës, më 17 korrik, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj.
Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje u morën Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi. Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë. 6 muajt e fundit rezulton i zhdukur edhe vetë Ervis Martinaj, pasi ka humbur kontaktet me familjarët, të cilët kanë bërë kallëzim në Polici, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
brilant martinaj masakra e fushe krujes
Aktualitet
31 Janar 2023, 17:16
k.m.
Foto ilustruese
Fundi i janarit shënon pikun e infektimeve nga gripi. Instituti i Shëndetit publik deklaron se infeksionet respiratore kanë ...
Aktualitet
31 Janar 2023, 17:13
k.m.
Foto ilustruese
Reshjet e shiut e renda ditët e fundit sollën jo pak probleme në qarkun e Lezhës sidomos në disa fshatra të b...
Aktualitet
31 Janar 2023, 17:06
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë vënë nën hetim disiplinor, pasi u përfshi...
Aktualitet
31 Janar 2023, 17:11
A.B
SHKODËR- Kjo e martë e 31 janarit, ishte dita e fundit e punës për tre gjykata në qarkun e Shkodrës.
Me hartën e re gjyq&e...
Aktualitet
31 Janar 2023, 17:09
A.B
Policia
ELBASAN-Policia ka arrestuar Ermal Matishin, 39-vjeç, në Elbasan i shpallur në kërkim më parë për tentativ&eum...
Aktualitet
31 Janar 2023, 17:05
A.B
Saimir Tahiri
TIRANË- Seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë për herë të tretë...
Aktualitet
31 Janar 2023, 17:03
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sipas një pyetësori të bërë nga Qëndresa Qytetare, 98 për qind e studentëve kan&e...
Aktualitet
31 Janar 2023, 16:57
A.B
Spital
ELBASAN- Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan pasi ka kryer një procedurë aborti. Policia njoftoi se ngja...
Aktualitet
31 Janar 2023, 13:43
A.B
Policia
KUKËS- Një 45-vjeçar është ndaluar nga Policia në Morinë. Pas kontrolleve u zbulua se Armend Morina, 45-vje&cc...
Aktualitet
31 Janar 2023, 13:42
F.M
Kamera
VLORË- Operacioni ‘Fijet’ shtë shtrirë dhe në Vlorë. Mësohet se në lagjet e qytetit të Vlorë...