LIVE UPDATES
Aktualitet

MASAKRA E PRONAVE- Investigimi i “BIRN”: Si u vodhën mln euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore!

Sipas Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas saj qëndron përpjekja për të fshehur gjurmët e një skeme kriminale të orkestruar nga disa zyrtarë shtetërorë për tjetërsimin e tokave në bregdet me vlerë prej miliona eurosh.

26 Qershor 2022, 15:36 Nga k.m.
MASAKRA E PRONAVE- Investigimi i “BIRN”: Si u vodhën mln euro
Vlorë

Prokuroria beson se pas një grabitjeje në zyrat e Qarkut Vlorë fshihet një skemë e sofistikuar kriminale për tjetërsimin e të paktën 63 mijë m2 tokë në fshatin piktoresk të rivierës së Jonit. Zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë u thyen mesnatën e 11 tetorit. Grabitësit hynë nga dritarja në zyrën e zëdhënësit për median dhe më pas thyen dyert e zyrave të Drejtorisë së Administrimit e Mbrojtjes së Tokës, ku shkulën dorezat e dollapëve prej kompensate që mbajnë dokumentet e tokës bujqësore të shpëndarë nëpërmjet ‘ligjit 7501’ dhe u larguan bashkë me disa dosje.

Grabitja zgjati më pak se 5 minuta, por ajo nuk ishte një ngjarje e rëndomtë. Sipas Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas saj qëndron përpjekja për të fshehur gjurmët e një skeme kriminale të orkestruar nga disa zyrtarë shtetërorë për tjetërsimin e tokave në bregdet me vlerë prej miliona eurosh.

Një javë pas grabitjes, në pranga përfunduan drejtori i DAMT-së në Qarkun Vlorë, Bardhyl Gjika, paraardhësi i tij Klodian Troci, specialisti Kreshnik Mino si dhe Spiro Duni nga fshati Dhërmi. Të katër të ndaluarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar pronësinë e 63 mijë metrave tokë në fshatin Dhërmi. Gjika dhe Mino dyshohen gjithashtu se inskenuan edhe vjedhjen e dokumenteve të pronave në zyrat e qarkut.

Të mërkurën, Gjykata e Apelit Vlorë vlerësoi masën e sigurisë ndaj të pandehurve, duke lënë në paraburgim Gjikën, Trocin dhe Dunin, ndërsa Mino u la në arrest shtëpie. Përveç punës në DAMT, Troci ka shërbyer më parë edhe si drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.

Vëllai i tij, Ilir Troci i tha BIRN se akuza ishte një histori e stisur nga persona që kërkonin ta dëmtonin Klodianin, i cili kishte pasur përplasje fizike për shkak të punës në Kadastër dhe ruhej me roje private përpara arrestimit.

Alpin Aga, avokati i Spiro Dunit deklaroi se Prokuroria e Vlorës nuk kishte asnjë provë për fajësinë e klientit të tij.

“Nuk kanë asnjë provë shkencore se është Spiro Duni autor i falsifikimit,” tha Aga.

Arjan Isufi, avokati i Kreshnik Minos i mohoi akuzat ndaj klientit të tij, ndarkohë mbrojtësi ligjor i Bardhyl Gjikës nuk ishte i arritshëm për koment.

Tjetërsimi i tokës në Drimadhë

Qarku i Vlorës përfshin 7 bashki me një sipërfaqe prej 2,706 kilometra katrorë. Ky qark ka një vijë bregdetare të gjatë 244 kilometra, që shtrihet në detin Adriatik dhe Jon, nga grykëderdhja e lumit Vjosa në veri deri në kufirin me Greqinë në jug.

Ligji 7501 “Për tokën”, i miratuar në 19 korrik 1991 dhe i ndryshuar pesë herë deri në vitin 2004 ka rregulluar shpërndarjen e tokës bujqësore familjeve që ishin anëtare të ish-kooperativave bujqësore. Të dhënat për tokat bujqësore të shpërndara nëpërmjet ligjit 7501, ruhen në Drejtoritë e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në secilin qark.

Me klimë të butë dhe ujëra të kristalta, bregdeti i Jonit që shtrihet në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë, përbën një nga zonat më popullore turistike të Shqipërisë. Zhvillimi i shpejtë i turizmit në këtë zonë gjatë viteve të fundit ka sjellë një rritje eksponenciale të vlerës së tokës dhe fatkeqësisht nuk kanë munguar rastet e tjetërsimit të pronësisë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet falsifikimeve, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Për shkak të konflikteve, akuzave për korrupsion dhe tjetërsimeve të paligjshme të pronës, gjatë dy viteve të fundit, Agjencia Shtetërore Kadastrës Vlorë, ASHK ndërroi 10 drejtues – një prej të cilëve ishte dhe Klodian Troci. Sipas Prokurorisë së Vlorës, skema e ngritur nga të pandehurit për tjetërsimin e pronave në Dhërmi ka zgjatur disa vite.

Në vitin 2019, i pandehuri Spiro Duni aplikoi për ndryshimin e zërit kadastral në DAMT-në e qarkut Vlorë për një sipërfaqe toke prej 590 m2 në fshatin Dhërmi, të cilën ia kishte shitur tre vite më parë tre personave, pjesë e një prone më të madhe prej 8250 m2 të trashëguar nga i ati – i cili e kishte marrë në pronësi nëpërmjet ‘ligjit 7501’.

Në vijim të të njëjtit transaksion, Duni aplikon sërish në DAMT në shkurt 2020, ku kërkon “pajisje me vërtetim të dhënash nga formularët”. Dy muaj më vonë, në prill 2020, DAMT-ja i kthen përgjigje Dunit dhe sipërfaqja totale e tokës që i ishte transferuar babit të tij nga shteti në vitin 1994 rritet me 1,510 m2.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, veprimet e paligjshme mbi kartelën e kësaj pasurie janë kryer nga specialisti Mino dhe janë konfirmuar nga ish-drejtori i DAMT-së, Klodian Troci. Në nëntor 2020, Troci u largua nga DAMT për të rimarrë postin e drejtuesit në ASHK-në e Vlorës.

Në 11 prill 2021, kur Troci drejtonte Kadastrën, Spiro Duni aplikon në ASHK për të marrë dokument pronësie mbi parcelën në Dhërmi me sipërfaqen e tjetërsuar. Në ndjekje të procedurës së lëshimit të dokumentit të pronësisë, ASHK në 21 prill 2021 i kërkon DAMT-së Vlorë një kopje të aktit të marrjes të tokës përdorim – i njohur si AMTP, nga Thoma Duni – babai i Spiros dhe familja e tij bujqësore. Brenda ditës, drejtuesi i ri i DAMT-së, Bardhyl Gjika i kthen përgjigje ASHK-së, duke dërguar kopje të dokumenteve dhe formularit, ku sipas prokurorisë falsifikimi është i “dukshëm me sy të lirë”.

Miliona euro me një të rënë të lapsit

Të dhënat e përftuara nga agjencitë imobiliare tregojnë se në fshatin Dhërmi, një metër katror tokë kap një vlerë tregu më të madhe se 100 euro. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Vlorës, 1510 m2 që iu shtuan në mënyrë të paligjshme pronës së Spiro Dunit janë vetëm maja e ajsbergut të falsifikimeve në zyrat e Qarkut Vlorë.

Në kërkesën për masë sigurie të depozituar në Gjykatën e Vlorës thuhet se përveç rastit të Spiro Dunit ekzistojnë dyshime edhe për 3 persona të tjerë, të cilët dyshohet së kanë përfituar nëpërmjet falsifikimit 59 mijë m2 tokë. Vendimi i masës së sigurisë nuk sqaron nëse këto persona janë nën hetim dhe as se kush ka aplikuar për ndryshimet në dokumentet e pronësisë.

Në njërin rast, dokumenti i marrjes në përdorim të tokës me sipërfaqe 670 m2, është tjetërsuar duke i vënë një dysh përpara dhe duke e zmadhuar sipërfaqen në 2,670 m2. Në rastin e dytë, një sipërfaqe prej 9,910 m2 e regjistruar në vitit 1994, është njehsuar nga DAMT e Vlorës në vitin 2020 me një sipërfaqe totale prej 52,510 m² – duke i shtuar pronës 42,600 m2 përmes korrigjimeve.

Në rastin e tretë ekzistojnë tre akte të ndryshme të marrjes së tokës në përdorim të lëshuar në të njëjtën datë – njëri me sipërfaqe 6,700 m2, i dyti me sipërfaqe 12,000 m2 dhe i treti me sipërfaqe 20,820 m2. Ndërkohë, një prej personave të përmendur në hetim – i cili kishte përfituar një sipërfaqe prej 4,885 m2 në Dhërmi, nuk duhet të ishte përfitues në bazë të ligjit 7501, pasi ishte zhvendosur nga Himara në Tiranë në vitin 1960.

Në vendimin e Gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë shkruhet se dokumentet e falsifikuara kishin kaluar në shumicën e rasteve nga Gjika në rolin e specialistit te Troci si drejtues i DAMT-së. Sipas vendimi të Gjykatës së Vlorës, mbi 63 mijë m2 tokën në bregdet janë tjetërsuar kur Troci dhe Gjika kanë drejtuar zyrën e DAMT-së së Qarkut Vlorë./BIRN

vlorë pronat ne jug

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?