Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Çështja ishte denoncuar në Prokurorinë e Vlorës, por për 3 vite nuk ishte bërë asnjë gjë. Pas publikimit në “Stop”, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim tjetër, duke dërguar para drejtësisë 16 të akuzuar me në krye Helidon Gjikokën, për shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.

VLORË- Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e Helidon Gjikokës, i cili përmes një kontrate qiramarrjeje për një pronë në Dhërmi u bë pronar, duke korruptuar sistemin e legalizimit dhe Hipotekës së Vlorës.
Çështja ishte denoncuar në Prokurorinë e Vlorës, por për 3 vite nuk ishte bërë asnjë gjë. Pas publikimit në “Stop”, Prokuroria e Tiranës nisi një procedim tjetër, duke dërguar para drejtësisë 16 të akuzuar me në krye Helidon Gjikokën, për shpërdorim detyre dhe vepra korruptive.
Prokurori Albert Kulici fillimisht i eliminoi bashkëpuntorët e Elidonit, duke mos i akuzuar 15 zyrtarët e ALUIZNI dhe Hipotekës. Por Gjykata e Lartë vendosi në 22 Nëntor 2022 zëvendësimin e masës nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.
Më 12 Janar 2023 Elidon Gjikoka thyen arrestin e shtëpisë. Ilia Koka, njëri prej vëllezërve që iu rrëmbye prona, denoncoi këtë fakt. Pas njoftimit nga ana e gazetarit të “Stop”, Policia e Vlorës shkoi në vendngjarje dhe bëri të mundur shoqërimin në komisariat të Elidon Gjikokës, për të vijuar procedurat.
Pasi gjyqtari Enkel Peza pushoi akuzat për 16 personat që në seancën paraprake, familja Koka e apeloi dhe fitoi dy Shkallët, Apelin dhe të Lartën, të cilat vendosën që 16 personat e akuzuar të dënohen.
“Në seancën paraprake, gjyqtari paraprak që ishte Enkel Peza ka vendosur pushimin e akuzës pothuajse për të 16 të pandehurit duke lënë vetëm përfituesin e pasurisë Helidon Gjikoka, të cilën e akuzon dhe për falsifikim të dokumenteve. Për gjithë personat e tjerë i ka pushuar, sikur Helidon Gjikoka i ka falsifikuar dhe ka qenë zyrtar shteti dhe i ka firmosur e vulosur si ka dashur”, thotë avokati Llangozi.
Në këtë fazë çështja vjen sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, ku rikthehet favorizimi dhe zvarritja.
Gjyqtari i çështjes Hektor Sinanaj ka zvarritur procesin duke shtyrë 5 seanca pa asnjë shkak. Sipas procesverbalit të Gjykatës së Vlorës, gjyqtari Hektor Sinanaj planifikoi seancën e radhës në datën 25 Korrik 2023 në orën 12:30. Por seancën, gjyqtari Hektor Sinanaj nuk e zhvilloi në orarin e përcaktuar, por 20 minuta më përpara. Për rrjedhojë, prokurori nuk u paraqit në atë orë, duke bërë që gjyqtari të shtynte seancën. Kjo ishte një kleçkë e përdorur nga gjyqtari i Vlorës Hektor Sinanaj për të shtyrë seancën gjyqësore.
Marrë nga Tv Klan
KAVAJË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike në Bashkinë e Kavajës. Kryetari i ri i Bashkisë...
Organizata Faktoje TIRANË- Disinformimi gjinor mbetet një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë. Organizata Faktoje ...
Policia TIRANË- Sulltane Kuka, efektivia e policisë që u arrestua ditën e sotme në Rinas për shpërdorim detyre &eum...
Martin Bardhi RRËSHEN- Fotoja e mëposhtme është e Martin Bardhit, 59-vjeçarit që u ekzekutua ditën e so...
Policia KUKËS- Avokati Arjan Cengu është arrestuar pasditen e sotme për shpërdorim detyre. Mësohet se Cengu në...
KLP TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hap rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakant për prok...
Policia DURRËS- Një tentativë vjedhje ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një 49-vjeçar ë...
TIRANË-Sulltane Kuka, oficere policie është ndaluar ditën e sotme në Rinas për shpërdorim detyre. 29-vjeçarja ishte ...
policia e korces KORÇË- Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar banues në Bilisht, pasi drejtonte një auto...
Foto ilustruese TIRANË-Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në vijim të megaoperacionit “Tempulli&r...