LIVE UPDATES
Politike

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj

Komisioni Europian, në raportin për ‘Shtetin e së Drejtës” në Shqipëri për vitin 2025, shkruante: “Pasiguria ligjore vazhdon në lidhje me përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të interpretimeve të ndryshme të dispozitave përkatëse nga Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

17 Korrik 2025, 16:20 Nga DOSJA
Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën
Bajram Begaj

TIRANA- “Dushi” i ftohtë që morën nga Brukseli zyrtar për krizën e mandateve të gjyqtarëve kushtetues, ka nxitur kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, të bëjnë përpjekje për të pastruar sadopak veten para syve të partnerëve ndërkombëtarë, nëpërmjet deklaratave të rreme.

Komisioni Europian, në raportin për ‘Shtetin e së Drejtës” në Shqipëri për vitin 2025, shkruante: “Pasiguria ligjore vazhdon në lidhje me përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të interpretimeve të ndryshme të dispozitave përkatëse nga Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Për njërin nga rastet, Presidenti i Republikës, në rolin e tij si autoritet emërues, i drejtoi një kërkesë zyrtare Gjykatës Kushtetuese për të ofruar qartësi mbi mënyrën e pajtimit të dy parimeve kushtetuese që lidhen me llogaritjen e mandateve”.

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën

I pari ishte Sadushi, i cili, nëpërmjet një interviste dhënë në Televizionin Publik Shqiptar, vendosi të mbrohej me të paktën tre gënjeshtra publike, siç është raportuar më herët.

Sadushi deklaroi se nuk është ai nxitës i krizës kushtetuese, se raportet me Gjykatën Kushtetuese janë korrekte dhe se është vetë Kushtetuesja që po bllokon çështjen e mandateve. Të tre argumentat janë tërësisht të rreme, kjo e provuar nga shkresat e vetë kreut të Gjykatës së Lartë, njëkohësisht kryetarit një-vjeçar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në të njëjtën linjë, pra atë të mbrojtjes para kritikave të Brukselit me mashtrime, ka vepruar edhe kreu i Shtetit. Vetëm se Begaj nuk ka zgjedhur të dalë hapur e publikisht, por ka zgjedhur strategjinë mbrojtëse nëpërmjet shkrimeve në median on-line, të porositura prej tij personalisht ose stafit mbështetës.

Në “mbrojtjen” e Begajt pretendohet se kreu i Shtetit nuk ka asnjë qëllim për të krijuar krizë kushtetuese. Sipas këtyre shkrimeve, presidenti i ka bërë një kërkesë Gjykatës Kushtetuese që të 

interpretojë kohëzgjatjen e mandateve të tyre dhe se kjo lëvizje nuk ka qëllim ndërprerjen e mandateve të gjyqtarëve të caktuar, por për të saktësuar njëherë e mirë afatet e qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues.

E gjithë kjo strategji mbrojtëse bazohet në premisa të rreme dhe këtë e di shumë mirë, vetë Begaj, por edhe këshilltarët e tij.

Begaj, shkelje kushtetuese e shpërdorim detyre

Në 31 janar 2025, Presidenti Begaj i drejtoi Gjykatës Kushtetuese një shkresë, me objekt “Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues”. Duket qartë që kërkesë e Presidentit nuk ka të bëjë me “intepretimin e mandateve të gjyqtarëve kushtetues”, por, hapur fare, me “deklarimin e mandatit të gjyqtarit kushtetues”.

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën

Në vijim, në mbrojtjen mediatike, të porositur nga zyra e Begajt, thuhet se “Presidenti nuk përmend asnjë gjyqtar kushtetues, por se qëllimi i tij është për të vendosur rregullshmërinë e mandateve të të gjithë gjyqtarëve”.

Edhe ky argument është një mashtrim i rëndomtë. Shkresa e Begajt drejtues Kushtetueses ka në fokus ndërprerjen anti-kushtetuese të mandatit të një gjyqtari të vetëm-Sonila Bejtja.

Në shkresën e tij drejtuar Kushtetueses, Begaj thotë shprehimisht: “…në ekuilibrin midis parimit të qëndrueshmërisë në detyrë dhe atij të përtëritjes së Gjykatës”, ky i fundit prevalon, atëherë Gjykata Kushtetuese duhet të kishte përfunduar procedurën për deklarimin e mandatit të gjyqtares Bejtja dhe të kishte njoftuar Presidentin e Republikës për vakancën përpara datës 25.1.2025”.

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën

Dokumenti i nënshkruar nga vetë Begaj e tregon lëvizjen e tij më të fundit mediatike, tërësisht mashtruese. Por, arsyet që e shtyjnë kreun e Shtetit për t’u bërë pjesë e një “puçi kushtetues”, me aktor kryesor të dukshëm Sokol Sadushin, mund të rëndojnë pozitat e Presidentit edhe para ligjit penal.

Begaj ka në tavolinën e tij, jo vetëm Kushtetutën, por edhe dekretet e paraardhësit e tij, për emërimin e gjyqtares kushtetuese, Sonila Bejtja.

Neni 179/3 i Kushtetutës, të cilin Begaj e ka në zyrë, thotë: “Me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025 dhe gjyqtari i ri, që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2020, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028. Gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese emërohen për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit, sipas ligjit”.

Në një interpretim me emra konkretë, gjyqtarët kushtetues që përfshihen në skemën e ripërtëritjes janë Holta Zaçaj (aktualisht me mandat të përfunduar) dhe Sandër Beci (mbaron në vitin 2028).

Këtë e thotë Kushtetuta, ndaj është tërësisht e paqartë se si nuk e lexon këtë nen Bajram Begaj dhe këshilltarët e tij që shpërndajnë “porosi mediatike”.

Po ashtu, Begaj ka dy dekrete në tavolinën e tij-njëri për emërimin e gjyqtarit kushtetues, Besnik Muçi i vitit 2019 dhe tjetri për emërimin e gjyqtares që e zëvendësoi këtë të fundit, Sonila Bejtja, i vitit 2020.

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën

Në të dy këto dekrete të Presidentit të kohës, Ilir Meta, thuhet se Besnik Muçi, por edhe gjyqtarja që plotësoi vakancën e krijuar pas largimit të parakohshëm të tij, Sonila Bejtja, janë pjesë e trupës me mandat të plotë 9-vjeçar.

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën

Nëse Begaj do të kishte shqetësim për kohëzgjatjen e mandatit kushtetues të Sonila Bejtjas, mund të shfuqizonte dekretet e firmosura më parë nga paraardhësi i tij në detyrë, Ilir Meta. Por, i bindur se shfuqizimi i dekreteve ishte një veprim anti-kushtetues dhe anti-ligjor, Begaj po synon një rrugë tjetër-atë të vënies në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e mandateve.

Kërkesa e Begajt nuk është “naive”. Ai shpreson që kërkesa e tij të pranohet nga një pjesë e gjyqtarëve kushtetues, anëtarë të “klubit Sadushi”, lidhjet dhe interesat e të cilëve me kryetarin e Gjykatës së Lartë do të zbërthehen së shpejti.

Kushtetuta dhe dekretet e Presidentit janë të qartë si drita e diellit. Është e pakuptimtë se për çfarë arsye kreu i Shtetit, Bajram Begaj është i paqartë dhe kërkon interpretim nga Gjykata Kushtetuese dhe se përse Bajram Begaj ka vendosur të përfshihet në një lojë të nisur nga Sokol Sadushi.

Megjithatë, ajo që kuptohet në “paqartësinë” e Presidenti Begaj, është fakti që e vetmja gjë që ai  nuk ka bërë, është leximi i nenit 179/3 të Kushtetutës.

Begaj përmend në shkresën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese shqetësimin e tij për zbatimin si duhet të Reformës në Drejtësi.

Paketa e Reformës, e mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, synonin krijimin e një drejtësi të pastër dhe zhdukjen e asaj që konsiderohej si “skemë e korporatizimit në gjyqësor”.

Ndërkohë, përtej asaj që Begaj shfaq si shqetësim për zbatimin e Reformës, në fakt ai është bërë pjesë e skenarit të Sadushit për krijimin e një “korporatizmi të ri në drejtësi”, duke synuar emërimin prej të njëkohshëm prej këtij të fundit të tre gjyqtarëve kushtetues.

Arsyet se përse kreu i Shtetit ka vendosur të përfshihet në këtë “lojë” anti-kushtetuese mund të jenë të shumta, përfshirë edhe ndonjë hall që mund të ketë Begaj në Gjykatën e Lartë të Sadushit apo dëshirën për të bërë ndonjë qokë personale në emërimin e gjyqtarëve kushtetues.

Megjithatë, përtej arsyeve që e kanë nxitur Bajram Begajn të marrë pjesë në këtë “lojë” e bën, njëlloj, ndoshta edhe më shumë, aktor të puçit kushtetues që synon rrëmbimin e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

Spiropali, pasqyra ku Begaj duhet të shohë deformimin e institucionit të tij

Që Begaj të jetë më i qartë mbi parashikimet kushtetuese, mjafton të shohë se si e ka lexuar Parlamenti nenin 179/3 të Kushtetutës. Në shtator të vitit 2024, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, shpalli procedurat për vakancën e krijuar nga dorëheqja e gjyqtares kushtetuese, Elsa Toska.

Gjyqtarja Toska ishte emëruar për një mandat të plotë 9-vjeçar dhe procedura për plotësimin e vakancës së saj kishte hyrë në rrugën rutinore institucionale. Por, shkresa “e pafajshme” e Bajram Begajt për intepretimin e mandateve të gjyqtarëve kushtetues, u shfrytëzua nga kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Sadushi, për të pezulluar dhe bllokuar procedurën e nisur nga Parlamenti.

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën

Qëndrimi i Spiropalit për mandatin e gjyqtarit zëvendësues të Elsa Toskës kishte një konsensus të gjerë politik. Kryetarët e grupeve parlamentare opozitare të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Gazmend Bardhi dhe Petrit Vasili, janë shprehur se mandati i Toskës ishte i plotë, pra 9-vjeçar.

Përballë këtij konsensusi të gjerë dhe të rrallë politik, si edhe të mbështetur tërësisht në Kushtetutë, vendoset Bajram Begaj, me një guxim të çuditshëm dhe, për më tepër, anti-kushtetues.

Është e rëndësishme që Bajram Begaj ta kuptojë njëherë e mirë se ku ka shkelur Kushtetutën me kërkesën e tij për Gjykatën Kushtetuese dhe posaçërisht me këmbënguljen për deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.

Së pari, Begaj ka kërkuar intepretim pa pasur asnjë arsye kushtetuese apo ligjore për mandatin e gjyqtares Sonila Bejta, i cili ishte kushtetues, i plotë dhe i bazuar ne dekretet kushtetuese të Presidentit (të kohës), Ilir Meta. Ato dekrete presidenciale janë në fuqi.

Së dyti, Begaj ka kërkuar intepretim provokativ pa asnjë motiv edhe për mandatet e tjera, duke destabilizuar Gjykatën Kushtetuese dhe provokuar pasiguri juridike.

Së treti, Begaj ka injoruar Opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2020, në të cilin theksohej se “Modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është tepër kompleks dhe në terma afatgjatë rekomandohet thjeshtimi i tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e ripërtëritjes… Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet përtëritja. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë”. 

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën

Së katërti, Bajram Begaj ka injoruar tërësisht parashikimet të nenit 179/3 të Kushtetutës, i cili është i qartë dhe përmend saktësisht mandatet e gjyqtarëve kushtetues që përfshihen në skemën e ripërtëritjes.

Më së paku, këto katër argumenta janë të mjaftueshme që këshilltarët t’i tregojnë presidentit Bajram Begaj se, me veprimet e tij, është në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe me pasoja të rënda mbi aktivitetin e Gjykatës Kushtetuese.

gjykata kushtetuese bajram begaj


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet