LIVE UPDATES
Aktualitet

Makineria i preu gishtat në punë, pronari e dërgon në Selanik për ndërhyrje

Punonjëset e paketimit duken se bëjnë edhe rolin e mekanikut dhe trajnimi për makinerinë, është bërë vetëm në letër.

11 Shtator 2025, 21:24 Nga E. D
Makineria i preu gishtat në punë, pronari e dërgon në
foto nga emisioni

KORÇË- Për çështjen e dëmtimit në vendin e punës të zonjës Daniela Lika, në fabrikën e letrës në Korçë, emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në fabrikë për të parë nga afër të situatën. Punonjëset dëshmojnë të njëjtën gjë.

Punonjëset e paketimit duken se bëjnë edhe rolin e mekanikut dhe trajnimi për makinerinë, është bërë vetëm në letër.

Gazetarja – Këtu ka ndodhur?

Daniela Lika – Këtu poshtë. Isha këtu, ndërkohë më thërret punëtorja, ec, se s’punon mirë, që ndërkohë makineria punonte mirë. Vij ta shikoj, ishte ok. Më thotë Thomai, ( përgjegjësi) çfarë ke, pse e ke mbyllur. I them, më shqetësoi punëtorja, ta shikoj.

Gazetarja – Ku të priten gishtat ty?

Daniela Lika – Këtu poshtë. Kjo nuk ishte. E tërheq makinerinë, pronari ishte aty, dhe ndërkohe vë dorën tjetër, që ta tërhiqja. Punëtorja tjetër, që vë këtë, kur kjo vjen këtu, ulet procesi dhe kjo më goditi dorën. Ndërkohë, po merresha me pronarin dhe i them, e kam prekur është fizikisht, mos shtyp gjë Gloria, se kemi duart. Bëja punën e mekanikut, edhe punëtorja, që më dëmtoi mua dorën, ka zënë dhe kokën e saj, flokët.

Pronari Gjergji Zhidro – Sipas kësaj.

Punonjësja Daniela Lika – Ah, sipas meje?

Pronari Gjergji Zhidro – Po!

Punonjësja Daniela Lika – I kam të gjitha me audio, gënje, sa të duash!

Gazetarja – Ke bëre trajnim? Për këto pajisje, keni bërë?

Punonjësja – E kemi firmosur.

Gazetarja – Epo s’keni bërë, e keni firmosur!

Gazetarja – Ke bërë trajnim?

Punonjësja – Dy javë kam qenë në provë.

Gazetarja – Edhe ke mësuar me dy javë? Bravo! Ke bërë trajnim?

Punonjësja – Ja, dy ditë.

Pronari Gjergji Zhidro – Trajnim moj, a ju kemi thënë…?

Gazetarja – Po, po, po… Ti, ke bërë trajnim ti?

Punonjësi – Jam mekanik.

Gazetarja – Je mekanik ti…

Pronari Gjergji Zhidro – Kur ndalon makineria…

Gazetarja – Po!

Pronari Gjergji Zhidro – E kanë detyrim, edhe sikur është në punë, duhet të shuajnë makinerinë, edhe s’ka punë, të fusë dorën ajo aty. Nuk futet dora, edhe të duash ta fusësh, nuk e di, si e ka futur.

Punonjësja Daniela Lika – Kjo nuk ishte kjo mbrojtëse.

Pronari Gjergji Zhidro – Makinerinë, tjetri e ka bërë pa këtë! Unë ia kam vënë tashi, që ndodhi me ty!

Gazetarja – Ti punën tënde e ke deri këtu, te paketimi. S’ke punë këtu. Këtu ka mekaniku.

Përtej procedurës ligjore, “Stop” interesohet dhe për një dëmshpërblim për zonjën, që humbi dy gishtat. Pronari i paguan shpenzimet e psikologut e po kështu lidhet me një mjek në Selanik, për një ndërhyrje të specializuar.

Nga ana tjetër, vetë Daniela telefonon nga spitali i Selanikut, nga ku ka nisur trajtimin para ndërhyrjes.

“Përshëndetje Odeta! Përshëndetje emisioni “Stop”. Jam Daniela nga Korça dhe si e vendosëm, në datën 1 gusht më shoqëroi Gjergji Zhidro në Selanik, për riekzaminim të dorës time. Në spital “Agio Lucas”. Mos të gënjej kot, nuk e di, se nuk ia di emrin akoma. Po, mjek grek. E pa të arsyeshme, m’u dhanë medikamentet për disa muaj, sepse dora ime është akoma në dhimbje e sipër. Akoma është e ndjeshme nga nervat, mpirjet e saja edhe nuk më lejon, që unë të bëj ndërhyrje. Ndërhyrja do bëhet, nëqoftëse çdo gjë ka ecur në rregull nga medikamentet, do bëhet nga dhjetori. Shumë, shumë faleminderit emisionit “Stop”, sepse falë jush, u mundësua  edhe vajtja ime në Selanik, në Spitalin e Agio Lucas. Ju falenderoj nga zemra! Shumë faleminderit! Kam shumë besim, që unë do rikthehem si kam qenë”, tha Daniela Lika./tvklan.al

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës