LIVE UPDATES
Aktualitet

Makina e gjyshes ‘tradhtoi’ vrasësit/ Si u zbulua grupi që ekzekutoi biznesmenin Mondi Mëhalla?

Pamjet filmike dhe hetimet lidhin djegien e “Audit” me largimin e autorëve me një BMW tjetër, duke nxjerrë në pah emra konkretë dhe role të dyshuara.

6 Janar 2026, 20:50 Nga E. D
Makina e gjyshes ‘tradhtoi’ vrasësit/ Si u zbulua grupi që
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbërthyer dëshminë kyçe të pronares së BMW-së, e cila çoi në identifikimin e hallkës së fundit të arratisjes pas vrasjes së Mondi Mëhallës.

Pamjet filmike dhe hetimet lidhin djegien e “Audit” me largimin e autorëve me një BMW tjetër, duke nxjerrë në pah emra konkretë dhe role të dyshuara.

Në fokus del edhe figura e Oklid Ndino El Ouejdit, roli i tij dhe konflikti i ashpër financiar që dyshohet se çoi në atentatin ndaj Mondi Mëhallës.

Dëshmia më interesante që çoi edhe në identifikimin e disa prej personave të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, është ajo e një shtetaseje nga fshati Rajcë e Përrenjasit.

Ajo që rezulton të jetë edhe pronarja e vërtetë e automjetit BMW X1, me të cilin udhëtonin tre personat që ndaluan në Tiranë për t’u takuar me shtetasin nga Lezha Rolando Gjoni.

Me qëllim për t’i marrë këtij të fundit makinën ‘Audi’ A4 me ngjyrë të zezë që u përdor një ditë më pas në vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan. Shtetasja Sh.T e cila tha se auutomjeti ‘BMW’ X1 që del nga garazhi i një pallati në Tiranë, më datë 29 nëntor 2025, është në pronësi të saj. Dhe ia kishte lënë në përdorim nipit të saj, Nevzat Spaho.

Nevzat Spaho që është pikërisht një nga personat që bashkë me Marsel Aranin dhe El Ouejd, ndodhen në këtë makinë.

Nga kqyrja e pamjeve filmike, nga rruga që të çon në vendin ku u dogj makina, vihet re të dalë një automjet në ngjyrë të errët, i cili largohet në drejtim të aksit rrugor Mirakë-Librazhd.

Nga ana jonë u arrit të identifikohet automjeti në fjalë dhe konkretisht ka rezultuar se është i markës ‘BMW’, Model 118 I, ngjyrë e zezë, me targa AB 686 VG, në pronësi të shtetases Sh.T, banuese në fshatin Rrajcë, Prrenjas.

Që rezulton të jetë gjyshja e shtetasit Nevzat Spaho.

E cila në deklarimin e saj dhënë për grupin hetues tha se ka në pronësi një automjet me të dhënat e mësipërme të cilin e ka blerë në qytetin e Pogradecit para disa kohësh, ku ka shkuar me nipin e saj, shtetasin Nevzat Spaho.

Po kështu kjo shtetase tha se që nga momenti i blerjes së automjetit dhe deri aktualisht, makina është përdorur gjatë gjithë kohës nga nipi i saj, Nevzat Spaho.

Pra sipas hetimeve doli se autori i vrasjes së Mondi Mëhallës dhe bashkëpunëtori i tij, pasi  kryen krimin dhe dogjën automjetin ‘Audi’ A4, që rezulton në pronësi të Xhino Agos, në fshatin Mirakë, u larguan nga aty me anë të makinës ‘BMW’ X1 në pronësi të gjyshes së Nevzat Spaho.

Spaho, që bashkë me Marsel Aranin dhe shtetasin Oklid Ndino EL Ouejdi. ishte edhe një nga personat që u takua për të marrë më datë 29 Nëntor, në Tiranë, me porosi të Armando Kolës, nga Rolando Gjoni, automjetin ‘Audi’ A4 me ngjyrë të zezë, që u përdor një ditë më pas për të vrarë Mondi Mëhallën.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se më datë 30 Nëntor 2025, rreth orës 20:27, në vendin e quajtur Karburanti ‘Xhaxhi Oil’, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mondi Mëhalla dhe më pas është larguar në drejtim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd me automjetin e markës ‘Audi’ A4, ngjyrë e zezë, me portobagazh, me targa AB 977 GE. Ky automjet është gjetur i djegur në vendin e quajtur fshati Mirakë, të qytetit të Librazhdit.

Nga pamjet filmike të marra pranë aksit rrugor në vendin ku është gjetur automjeti i djegur, konstatohet një dritë si ato të shpërthimit.

Po kështu, në vazhdim të kqyrjes së pamjeve filmike, nga rruga që të çon në vendin ku është djegur makina, vihet re të dalë një automjet në ngjyrë të errët, i cili largohet në drejtim të aksit rrugor Mirakë-Librazhd.

Nga ana jonë është arritur të identifikohet automjeti në fjalë që ka rezultuar të jetë i markës ‘BMW’, Model 118 I, ngjyrë e zezë, me targa AB 686 VG, në pronësi të shtetases Sh. T, banuese në fshatin Rrajcë, Prrenjas.

E identifikuar si gjyshja e shtetasit Nevzat Spaho.

Vetë ky shtetas, së bashku me automjetin janë shoqëruar për kryerjen e veprimeve proceduriale në ambientet e DVP Elbasan.

Ku gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një triko me kapuç, në ngjyrë të zezë, e gjetur e nderë në telin e rrobave.

Gjatë intervistimit paraprak, Nevzat Spaho, ka mbajtur qëndrim mohues dhe nuk ka pranuar të japë të dhëna në lidhje me ngjarjen.

Por kush është Oklid Ndino EL Ouejdi, I njohur në Elbasan si ‘Kiço’.

Personi që sot është në kërkim për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla më datë 30 Nëntor 2025 në sipërmarrjen e këtij të fundit në qytet.

Cilat janë konfliktet midis të dyve, që përfunduan me plumba ndaj ortakut?

Sipas të dhënave të siguaruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ pavarësisht se në dukje mban një mbiemër nga Magrebi, Oklid Ndino El Ouejd, është një shtetas shqiptar me banim në Elbasan, i moshës 35 vjeç.

I cili në rrethin e tij të ngushtë edhe atë të biznesit, njihet me dy pseudonime ‘Kiço’ dhe ‘Oliver’.

Dhe menjëherë pas krimit të vrasjes së Mondi Mëhallës thuhet se është larguar nga pika kufitare e Qafë Thanës, pa u ditur destinacioni i tij përfundimtar.

Por ajo që çon dyshimet te policia dhe familjarët e viktimës se ai është organizatori dhe vrasësi i njeriut të tyre të afërm është përplasja që Mondi Mëhalla kishte me atë që pretendohet të jetë strumbullari i krimit.

Oklid El Ouejdi i cili rezulton se në vitin 2018 ka të regjistruar në qytetin e Elbasanit një pikë import-eksporti dhe tregtim të automjeteve si dhe dhënies së tyre me qira, biznes që quhet Auto ‘Soleil’, por që në mënyrë ende të panjohur kishte hyrë në një konflikt me biznesmenin Mondi Mëhalla.

Sipas personave rreth tyre kulmi i kësaj përplasje kishte ndodhur 10 ditë përpara se biznesmeni Mëhalla të qëllohej për vdekje dhe pikërisht në karburantin ‘Xhaxhi Oil’ ku edhe ndodhi vrasja, mbrëmjen e datës 30 Nëntor 2025.

Këto dëshmi rrëfejnë se Mondi Mëhalla e kishte dhunuar fizikisht Oklid El Ouejdin brenda ambienteve të karburantit, për një prishje pazari në biznes që thuhet se kap shifrën e 700 mijë eurove, ku në pamundësi të shlyerjes së kësaj shume Oklid El Ouejd i kishte ofruar Mondi Mëhallës, katër apartamente në Tiranë, por që kishin probleme me pronësinë.

Kjo gjë thuhet se ka shkaktuar edhe zemërimin e biznesmenit Mëhalla, i cili zgjodhi ta dhunojë atë që ishte ortaku i tij në biznes. Por ajo që mbetet ende e paqartë është naiviteti që ka shoqëruar një pjesë të grupit të dyshuar si pjesëmarrës në krim.

Të cilët kanë përdorur automjete lehtësisht të identifikueshme nga grupi hetues. Ndërkohë që është ende e paqartë përfshirja e Xhino Agos, që është njëri nga ortakët e Mondi Mëhallës.

Makina ‘Audi’ A4 në pronësi të cilit u përdor në krim. Se si mund të kryesh një krim me makinën e atij që është ortaku yt në biznes./Në Shënjestër, BW

vrasja e mondi mëhallës

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht