LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do iknim bashkë në Tiranë…”/ Zbardhet alibia e ish-ortakut të Mondi Mëhallës. Ja kontradiktat në dëshminë e tij

Hetimet fokusohen te automjeti “Audi” i përdorur në krim, përgjimet, kontrollet në banesa dhe mospërputhjet kohore mes deklarimeve të Xhino Agos dhe familjarëve të tij.

6 Janar 2026, 20:44 Nga E. D
“Do iknim bashkë në Tiranë…”/ Zbardhet alibia
Mondi Mëhalla

ELBASAN- Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbardhur rolin e ish-ortakut të Mondi Mëhallës, Xhino Ago dhe kontradiktat në dëshminë e tij, duke hedhur dyshime mbi lëvizjet dhe kontaktet në orët kritike para ekzekutimit të biznesmenit.

Hetimet fokusohen te automjeti “Audi” i përdorur në krim, përgjimet, kontrollet në banesa dhe mospërputhjet kohore mes deklarimeve të Xhino Agos dhe familjarëve të tij.

Pikërisht këto paqartësi e çojnë grupin hetues drejt pistës së bashkëpunimit dhe planifikimit të atentatit.

Ndërsa Rolando Gjoni u largua nga vendi i takimit me miqtë e Armando Kolës, ai nuk e pa më makinën ‘Audi’ A4. Përveçse kur ajo u raportua si e tillë në një vrasje, vetëm 48 orë më pas në krimin ndaj Mondi Mëhallës.

Ndërkohë që menjëherë pas evidentimit të personave të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, grupi hetues me urdhër të gjykatës, vendosi mbajtjen në përgjim të këtyre personave si edhe ushtrimin e kontrollit në banesat e tyre.

Një nga banesat që u kontrollua ishte edhe ajo e Xhino Agos, i cili rezultonte si posedues i automjetit ‘Audi’ A4 me ngjyrë të zezë, që u përdor në vrasjen e Mondi Mëhallës.  Ago që më herët kishte qenë ortak me biznesmenin e vrarë në një shoqëri taksish por që më pas ishin ndarë dhe Mondi Mëhalla kishte hapur një biznes të tijin të ngjashëm.

Gjatë marrjes në pyetje si person që ka dijeni rreth vrasjes së shtetasit Mondi Mëhalla, shtetasi Xhino Ago tha se më datë 30 Nëntor 2025, rreth orës 9.00, ai ka dalë nga banesa e tij ku jeton në Tiranë me një automjet të markës ‘Hyundai’, që është në pronësi të një kompanie në emër të një shokut të tij, dhe më pas ka ndjekur rrugën në drejtim të qytetit të Elbasanit.  Aty ku ai thotë se ka shkuar te zyrat e tij të taksive, ai deklaron se është administrator i kompanisë ’EL Taksi’, zyrat e të cilës janë tek karburati ’Xhaxhi Oil’.

Në dëshminë e tij Xhino Ago nuk pranoi të kishte asnjë konflikt me viktimën Mondi Mëhalla.

Përkundrazi sipas tij, orët para se të ndodhte krimi, ata ishin takuar si zakonisht.

Madje edhe kishin konsumuar kafe me njëri-tjetrin. Ndërsa kishin lënë të takoheshin edhe gjatë darkës, por ngjarja e ndodhur kishte ndryshuar të gjithë rrjedhën e përditshmërisë së tyre, edhe në vazhdim.

Gjatë dëshmisë së tij, Xhino Aga deklaroi se pasi shkoi tek puna e tij, aty ai ka takuar Mondi Mëhallën, me të cilin kanë pirë së bashku një kafe tek lokali i karburantit.

Më pas po sipas tij, ata kanë dalë në këmbë dhe kanë lëvizur përqark karburantit, ku edhe ndodhet magazina dhe kanë ndenjur së bashku deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe ai thotë se ka qenë i vetëm me Mondin.

Që pas këtij momenti, Xhino Ago deklaroi se nuk u takuan më me viktimën Mondi Mëhalla.

Por ata shkëmbyen edhe një bisedë të fundit midis tyre nëpërmjet videocall në WhatsApp.

Gjë që sipas tij ndodhi në orët e pasdrekës.

Xhino Ago: Pasi unë u ndava me Mondin, te karburanti, unë ndoqa të njëjtën rrugë për t’u kthyer në banesën time, ndërsa Mondi mori makinën ‘Range Rover’ dhe më tha se do të niset për në Kavajë për drekë me të shtëpisë.Aty rreth orës 15.45, gjatë kohës që isha në shtëpi, unë komunikova sërish me Mondin me video në whats app, ku ai më tha se po kthehej nga Kavaja dhe për 20 minuta do të ishte në Elbasan.

Xhino Ago tha më tej se pasi kishte kryer këtë bisedë të parë me video me anë të WhatsApp, ai kishte folur sërish me Mondi Mëhallën.

Këtë herë për ta ftuar që të shkonin bashkë në Tiranë, ku ai do të shoqëronte të fejuarën e tij.

Por sipas tij Mondi Mëhalla edhe pse fillimisht i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së mikut të tij, më pas del se kishte ndërruar mendje dhe nuk e kishte shoqëruar në Tiranë.

Ose të paktën kështu lë të kuptohet Xhino Ago në dëshminë e tij.  Pasi ai nuk sqaron arsyet përse Mondi Mëhalla ktheu mendje dhe nuk u bashkua me të dhe të fejuarën e tij, në rrugën drejt kryeqytetit.

Xhino Ago: Pasi fola herën e parë me video në whats app me Mondin, unë e mora sërish ku e ftova të shkonim bashkë në Tiranë, pasi do çoja të fejuarën F.I në banesë. Mondi më tha fillimisht ok, do ikim bashkë dhe takimin e lamë te karburanti. Kjo pasi unë do i dërgoja edhe kunatin tim shtetasin U.T, i cili do t’i vendoste disa llampa tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë time. Por pasi unë dhe e fejuara ime po bëheshim gati të niseshim për në Tiranë, unë pashë nga dritarja autostradën dhe vura re që kishte shumë trafik. Për këtë arsye i thashë kunatit tim U.T që të shkonte të takonte Mondin te karburanti.

Ajo që duket se nuk shkon në dëshminë e Xhino Agos është pikërisht vazhdimi i rrëfimit. Pasi ndërsa ai thotë se përcolli të fejuarën e tij në Tiranë, ai deklaroi se u kthye përsëri te karburanti në Elbasan. Aty ku ndodhi edhe krimi më vonë. Kthim që sipas tij u bë rreth orës 18.45. Pra, gati një 1 orë e 45 min para se Mondi Mëhalla të qëllohej në parkingun e po këtij karburanti.  Dhe që po sipas tij, ai tentoi disa herë të lidhet në telefon me ish-ortakun e tij, por ai nuk iu përgjigj as në atë moment dhe as më vonë. Ndërkohë që ora kur Mondi Mëhalla u ekzekutua ishte 20.30 dhe të paktën në këtë interval kohor, ai do kishte pasur mundësi të merrte mbrapsht në telefon mikun e tij. Një mungesë koherence kohore në deklarimin e tij që i ra në sy edhe grupit hetues.

Xhino Ago: Gjatë kohës që unë ndodhesha në banesë në Elbasan me të fejuarën time, dhe po diskutonin që të iknin ne Tiranë, unë pashë nga dritarja autostradën dhe konstatova që kishte shumë trafik. Për këtë arsye unë i thashë kunatit tim që të shkonte ai të takonte Mondin, ndërkohë që unë do të çoja në Tiranë, të fejuarën. Dhe kështu ndodhi. Pasi unë çova të fejuarën time me makinë në Kodër Institut, unë u ktheva në Elbasan dhe shkova direkt tek zyrat ku po prisja Mondin. Unë i rashë disa herë telefonit por ai nuk m’u përgjigj. Unë qëndrova aty rreth 20 minuta. Ora e saktë ka qenë 18:00 e pak. Fiks nuk e mbaj mend. Më pas më ka marrë në telefon, operatoria e kompanisë time.

Sipas Xhinos Agos pasi nuk u lidh dot me Mondi Mëhallën dhe ky i fundit nuk u kujtua ta marrë mbrapsht, ai thotë se ishte pikërisht operatorja e kompanisë së tij të taksive, që e kontaktoi në telefon për t’i dhënë lajmin se Mondi ishte ekzekutuar. Gjë që e bëri atë të nxitojë edhe njëherë te karburanti ku kishte qenë jo më larg se një orë më parë. Aty ku mësoi edhe mbi humbjen e jetës së mikut të tij në biznes, Mondi Mëhalla. Ndërkohë që Xhino Ago sqaroi edhe marrëdhënien e tij të biznesit me viktimën.

Marrëdhënie biznesi që u pranua në deklarimet e tij edhe nga babai i Xhino Agos, i cili tha se djali i tij kishte afro dy vite që zotëronte një biznes me licencë, dhënie me qira të automjeteve. Dhe se prej një viti ishte i licensuar për shërbim taksi dhe se bashkëpronarë në biznes, pra në shërbimin taksi firma’Xhaxhi OIL’, ishte edhe shtetasi Mondi Mëhalla. Por babai i Xhino Agos nuk diti të thotë se sa është përqindja për secilin, por vetëm që kishin gjithsej 15 automjete, shërbim taksie.

Xhino Ago: Pasi unë u largova nga karburanti dhe Mondi nuk ma hapi telefonin unë u ktheva në banesën time dhe kam qëndruar me gjyshen dhe babain tim, kurse nëna ishte larguar për në Tiranë me kunatin tim pasi nipat dhe mbesat i mbajnë prindërit e mi.  Ajo që dua të deklaroj është se unë kam në pronësi 16 makina elektrike të markës kineze, nga të cilat 7 ose 8 automjete i kishte me qira Mondi Mëhalla. Kur mora vesh për ngjarjen nëpërmjet telefonit, nga operatorja e firmës, unë u nisa me shpejtësi tek karburant ’Xhaxhi Oil’ dhe aty pashë policinë si dhe automjetin ‘Range Rover’ të ndaluar. Aty mësova nga personat që ishin aty pranë se Mondi ishte vrarë me armë zjarri.

I pyetur mbi lëvizjet e të birit ditën para ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mëhalla, babai i Xhino Agos, deklaroi se ata kanë qenë përgjatë gjithë ditës në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Deri në momentin kur djali i tij ka udhëtuar drejt Tiranës për të përcjellë të fejuarën e tij.

Më pas po sipas babait të tij, i biri është kthyer në banesë në orën 19.15 minuta dhe ka dalë aty pa lajmëruar në orën 21.00. Pasi ka mësuar nga dikush në telefon që diçka e pazakontë kishte ndodhur në karburantin ku kishte edhe zyrat e taksisë.

Por pa u bërë me dije të afërmve të tij se çfarë ishte kjo vaki që po e nxirrte kaq vonë nga banesa.

A: Në mëngjes djali im, ka ikur në punë dhe rreth 11.30 ka ardhur dhe na ka marrë me makinën e tij tek markata tek Bashkia, dhe na ka dërguar në shtëpi. Sëbashku jemi futur në banesë dhe kemi ngrënë bukë.

Rreth orës 17.00, Xhino dhe e fejuara e tij kanë udhëtuar drejt Tiranës dhe pasi e lanë atë në banesën e saj, diku rreth orës 19.15, ai ka ardhur në shtëpi dhe rreth orës 21.00, e ka marrë dikush në telefon, dhe ai pa na thënë asgjë, me makinën e tij është nisur për tek puna tek automjetet e shërbimit taksi.

Të njëjtën dëshmi dha për grupin hetues edhe nëna e Xhino Agos.

Ndërkohë që siç thamë grupi hetues vërejti mungesë kohezioni kohor në dëshminë e babait të Xhinos Agos dhe në kronologjinë e dhënë nga ky i fundit, në lidhje përditshmërinë para ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mëhalla.

Në lidhje me ngjarjen e përshkruar më lart janë marrë  deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale edhe nga shtetasi U.T, që është kunati i shtetasit Xhino Ago. Si edhe nga shtetasi M.A, babai i këtij të fundit, që ka dhënë shpjegime të kundërta për orën dhe vendndodhjen e djalit të tij. Ndërkohë që për ngjarjen, nuk ka dhënë asnjë të dhënë me interes për hetimin./Në Shënjestër, BW

mondi mëhalla

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht