LIVE UPDATES
Aktualitet

“Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni Lenti"/ Si planifikonte “Rrumi” të eleminonte kundërshtarët: Po na erdhi ky Rama do na fiki

Përdoruesi i Sky Ecc D787B0, i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga ‘I gjati’ dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira. D787B0-Shoku ka fol ky robi me këtë të gjatin dhe i ka dhënë OK të na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim.

7 Tetor 2025, 20:53 Nga E. D
“Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni Lenti"/ Si planifikonte
foto ilustruese

TIRANË- Grupi kriminal i Aleksandër Lahos falsifikonte aktet e marrjes së tokës në pronësi, duke shtuar në to numrin e parcelave si dhe falsifikonin dokumenta, të cilat më pas i fusnin ilegarisht në ish-hipotekën e Durrësit. Po ashtu ata grisnin fletët e regjistrimit të kartelave ku ishin regjistruar zërat kadastral ‘pyll’ apo ‘pa frut’ dhe i zëvendësonin me pasuri të zërit kadastral arë.

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi transkriptet e bisedave në Sky Ecc ku mes të tjerave është  dhe një bisedë mes Rrumit, vëllait të tij Vullnet Muça dhe një personi të paidentifikuar. Në bisedë përmendet dhe kryeministri Edi Rama ku thuhet se për një sipërfaqe 500 dynymë në qytetin e Durrësit, thonë se kanë marrë miratimin edhe nga ‘I gjati’.

Përdoruesi i Sky Ecc D787B0, i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga ‘I gjati’ dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira. D787B0-Shoku ka fol ky robi me këtë të gjatin dhe i ka dhënë OK të na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim.

Vullneti-Ok shok… Shumë mirë…po këto miqtë e tu e kanë me qejf

D787B0-Duan të hyjnë në pjesë por për këtë flasim shoku

Vullneti-Ok shok hajde ti shtyjmë se është gjynah se janë prona të mira

D787B0-Se normal ky jep ok dhe na cakton me këtë arkitektin që do vet dhe ndoshta na cakton atë emren turkun.

Vullneti-Kam dhe një vend në Durrës për kapanone të lusin për qera

Anëtarët e grupit falsifikonin më pas tërësisht praktikën e rivlerësimit të pasurisë dhe në këtë mënyrë i hapnin rrugën, tjetërsimit të pronës, përmes akteve të shitjes, apo dhurimit. ‘Pasuritë e regjistruara në kundërshtim me ligjin, regjistroheshin në emrin e fshatarëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive. Këto pasuri shiteshn më pas te biznesmeni apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj (Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit).

Do të ishin këto prona dhe shumë të tjera që çuan edhe në përplasje fizike midis fshatarëve dhe individëve të ndryshëm të cilët kërkonin ti përvetësonin. Siç ishte edhe përplasja më 29 tetor 2023 në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku 8 persona u përfshinë në sherr fizik. Mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike. Por Aleksandër Laho i ngopur tashmë me pasuri, mesa duket nuk i donte këto toka vetëm për të kënaqur oreksin e tij, por edhe për të larë hesapet me një nga kundërshtarët e tij më të egër në qytetin e Durrësit.

Vrasjen e të cilit ishte i gatshëm ta shkëmbente edhe me prona shtetërore që kishte përvetësuar në bregdet. Gjë që e shpreh hapur edhe në bisedat me një tjetër anëtar të një nukli familjar kriminal në qytet atë të Avdylajve. Të cilët i ndjell pranë vetes me prona në bregdet, të cilat do ua vinte në dispozicion pasi këta ta kishin ndihmuar për të hequr qafe Plaurent Dervishin, kreun e bandës së Durrësit me të cilin tanimë e ndanin vetëm plumbat.

Sipas hetimeve të deritanishme të gjitha të ardhurat nga shitja e këtyre pasurive grupi i “Rumit” i përdorte si burim financimi për të mbajtur të ngritur aktivitetin kriminal. Gjithashtu për të siguruar infrastrukturën e nevojshme për aktivitete të tjera kriminale si dhe për të investuar në aktivitete të ligjshme me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale.

Skemë e cila i kishte sjellë Aleksandër Lahos më herët përplasje me një tjetër bandë kriminale në qytet atë të Plarent Dervishaj, i cili edhe nga ky nga ana e tij kishte si qëllim vendosjen nën thunder të Kadastrës së qytetit dhe më pas tjetërsimin e pronave në bregdet, të cilat figuronin shtet. Përplasje të cilat kulmuan me ngritjen e armëve. Fillimisht me atë që njihet si atentati në fshatin Koxhas të Shijakut, atentat i ndodhur më datë 20 Qershor 2019, ku Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij ranë në një pritë të armatosur.

Por që shpejt u kuptua se këto plumba ishin një peshqesh për trojet në bregdet. Ku edhe pse Dervishaj dhe të tijët nuk dhanë emra se nga kush i kishin dhuratë këto plumba, nuk do të vononin disa muaj për të kuptuar se nga kush e kishin këtë shpërblim. Sulmi me armë në mbikalimin e Shkozetit, me 1 Nëntor 2019, ku një togë qitësish qëlluan me armë zjarri ndaj makinës në lëvizje ku udhëtonin prokurori i Durrësit Arian Ndoja dhe miku i tij Aleksandër Laho, njohur si ‘Rrumi’.

Atentat ku mbeti i vdekur më pas në spital Andi Maloku dhe u plagosën rëndë prokurori Ndoj dhe miku i tij në sediljen e pasme të makinës, Aleksandër Laho. Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai, që pranoi së fundmi para gjykatës se objektivi ishte pikërisht ‘Rrumi’. ‘Rrumi’ që përpara kësaj ngjarje mbante mbi supe një akuzë nga SPAK. Atë të ‘korrupsionit aktiv të zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike’.

Hetim që ka lidhje pikërisht me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit. Por që doli në pah pas korruptimit që ai i kishte bërë drejtuesit vendor të Avokaturës së Shtetit në Durrës. Hetim që nisi pas atentatit në mbikalimin e Shkozetit ku gjatë ekspertimit teknik të telefonit të ‘Rumit’, grupi hetues gjeti në të foto dhe video që përmbanin dokumente kadastrale, që lidheshin me toka bujqësore si edhe troje shtetërore në bregdet.

Ekspertim i telefonit të ‘Rrumit’ që do të nxirrte në pah të gjithë mekanizmin se si ai vepronte. Dhe njëkohësisht se si ai ndërsente të gjithë bandën e tij ndaj zyrtarëve vendorë. Ashtu siç bëri me Irgen Kërçukun, avokatin e shtetit në Durrës, të cilin pasi e korruptoi më qëllim që ky I fundit të mos apelonte një çëhtje tjetërsimi prone, e filmoi dhe më pas e dhunoi duke I marrë edhe paratë që i kishte dhënë po vetë si shpërblim.

“Faktet dhe provat e siguruara tregojnë se pas shtetasve përfitues qëndrojnë persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me punonjës të administratës shtetërore në këshillin e Qarkut Durrës dhe ish-ZVRPP Durrës kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke bujqësore prej 189.230 m2 e cila duhet të ishte e regjistruar pronë shtetërore”.

Biseda të cilat ai i zhvillon në Sky Eç me Elidon Avdylin i njohur edhe me emrin Aldo Avdyli nipi i Astrit Avdylit. Ku i premton atij shpërblim në toka të lakmueshme në det nëse do t’i vriste konkretisht Plaurent Dervishi, Lulzim Berishën apo Mond Çekiçin ky i fundit i ekzekutuar më 20 Mars 2021, në qytetin e Durrësit.

Aleksandër Laho i shkruan Elidon Avdylit

‘Rrumi’-Shoku koka e grupit është Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni Lenti…

Këta e xhirojnë lojën e qytetit, të tjerët pastaj janë pasiva, të pa rëndësishëm.

Aldo:Po je fiks fare o vëlla… Kjo është. S’ta fut njeri ty për terren e për mend… Po Luli, Ceke them unë. Lulit i biem direkt. Ai e don… Vetëm vendose ti.

‘Rrumi’-Heqim Ceken… se është truri i atyre në terren…se qytetin ata e kanë në kontroll….. plus kanë mbledhur gjithë kundërshtarët e Arjanit…..

Se Arjanin dhe Vangjushi nuk do me e parë me sy, leje ça e takonte….. se ky bënte gabime.

Aldo-O vëlla duhen 10 viktima brenda vitit…Po na erdhi ky Rama këtu, s’bëjmë dot shumë se do na fiki

‘Rumi’-Ajo më ka djeg shumë dhe mua…..Rama……. po erdhi aty na paralizoi pak. Kam menduar direkt qe atë ditë që e mora vesh.

Aldo- Vëlla shihe atë tokën që më the mos ma le pas dore, se vallai më duhet ndonjë gjë me ja lënë fëmijëve./Në Shënjestër, BW

aleksandër laho

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet