LIVE UPDATES
Aktualitet

Llogaridhënia e prokurorive, një poligon pa tabelë qitje

“Çelsi” i zgjidhjes sipas kryeprokurorit janë ndryshimet ligjore, që tashmë janë pjesë e paketës së ndryshimeve në drejtësi.

5 Korrik 2023, 14:56 Nga Ola Mitre
Llogaridhënia e prokurorive, një poligon pa tabelë qitje
Olsion Çela

Teksa po kryente raportimin e përvitshëm në Komisionin pralamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, dëgjesa e Prokurorit të Përgjithshëm mori një tjetër rrjedhë kur u fokusua te llogaridhënia dhe matja e performancës së prokurorive. Kryeprokurori Olsion Çela u detyrua të pranojë para’ deputetëve se e ka të pamundur të vlerësojë performancën e zyrave, ndërsa shkak janë parashikimet ligjore që e kufizojnë në këtë drejtim.

“Kryeprokurori është përgjegjës për funksionimin e prokurorisë, por mekanizmat i mungojnë”, - tha Çela.

“I vetmi mekanizëm që ka është udhëzimi i përgjithshëm, që në fakt mbart detyrim për ata që duhet ta zbatojnë dhe i dyti është monitorimi i zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm”, - shtoi ai.

Në mungesë të mekanizmave “penalizues”, organet e akuzës po prodhojnë vetëm shifra, që nuk përmbushin as anën sasiore, ndërsa cilësia është e largët në këndvështrimin e Çelës. Si shembull mori veprën penale të dhunës në familje.

“Gjatë 9 - mujorit 2022 për dhunën në familje janë dhënë vetëm 32 udhëzime nga drejtuesit e rretheve, në 48 mijë çështje. Iu duket efikasitet?! Këtu nuk kemi as anë sasiore, as anë cilësore”, - u shpreh kryeprokurori.

“Ne u kërkojmë drejtuesve të prokurorive thelbësisht çfarë bëjnë, cila është perfomanca e tyre, performanca e zyrës që ata drejtojnë, e prokurorëve, e oficerëve, por nëse 20 e ca drejtues kanë dhënë 32 udhëzime të detyrueshme dhe ky është i vetmi element që lidh drejtuesit e prokurorisë me çështjen, kjo tregon që ka një problem serioz sistemi”, - shtoi kreu i organit të akuzës.

Problematika që ekziston në këtë drejtim është evidentuar edhe në raportin “Performanca e Shërbimit të Prokurorisë në Shqipëri: Vlerësim i Mekanizmave kryesorë për një Sistem Efiçent dhe Efektiv”, të publikuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), në qershor të këtij viti. Teksa, citohet raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2022, evidentohet se në kuadrin ligjor në fuqi ka një boshllëk ligjor në drejtim të vlerësimit të performancës së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, e cila ndryshon nga vlerësimi individual i përformancës së drejtuesve apo prokurorëve.

Sipas drejtorit ekzekutiv të CSDG, Arjan Dyrmishi, “ka probleme sa i takon raportimit periodik të drejtuesve të prokurorive mbi veprimtarinë e shërbimit të tyre”.

“Problem është se vlerësimi kryhet për individët, por jo për strukturat, gjë që e bën vështirësisht të matshme performancën e strukturave”, - thotë Dyrmishi.

“Ky është një problem që ndodh në përgjithësi në administratë, ku të gjithë punonjësit e një drejtorie janë vlerësuar maksimalisht individualisht, por e gjithë drejtoria nuk është se ka marrë rezultate maksimale”, - shton ai.

Funksionet

Sipas legjislacionit në fuqi, Prokurori i Përgjithshëm ka përgjegjësi për punën e Prokurorisë dhe të prokurorive pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm të shkallës së parë dhe apelit. Po ashtu, ligji përcakton se kryeprokurori nxjerr udhëzime të përgjithshme për prokurorët e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe oficerët e Policisë Gjyqësore dhe mbikëqyr zbatimin e tyre. Udhëzimet e përgjithshme mund të jenë për koordinimin e punës ndërmjet prokurorive të ndryshme apo mes tyre dhe Policisë Gjyqësore, të përfshira në hetime të përbashkëta,  për të siguruar zbatimin e njëjtë të ligjit dhe ndjekjes penale apo për të siguruar zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave, për luftën kundër kriminalitetit. “Prokurorët më të lartë mund të nxjerrin udhëzime të përgjithshme dhe të arsyetuara me shkrim, të cilat janë të detyrueshme për prokurorët më të ulët”, - specifikohet në nenin 46, të ligjit “Për organizimin dhe funskionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Por, pavarësisht kësaj, sipas raportimit të Çelës në Komisionin parlamentar të Ligjeve, informacioni që i përcillet kryprokurorit përfshin vetëm statistika.

“Sot, ka prokurorë që shkojnë në gjyq e nuk paraqesin konkluzionet në përfundim, sepse kështu e ka menduar ai, kështu e ka interpretuar ai, kështu është ligji sipas tij”, - tha Çela. “Sistemi sot janë shumë elektrone të lira, që funksionojnë në mënyrë të çorganizuar për të dhënë një rezultat që ne duam në bazë të politikave të caktuara për të cilat flasim sot”, - shtoi më tej ai. 

Duhen ndryshime ligjore!

“Çelsi” i zgjidhjes sipas kryeprokurorit janë ndryshimet ligjore, që tashmë janë pjesë e paketës së ndryshimeve në drejtësi.

“Prandaj, në Paketën e ndryshimeve ne kemi sugjeruar disa ndryshime të cilat afrojnë, e bëjnë më të përgjegjshëm drejtuesin dhe prokurorin, në raport me prokurorin e përgjithshëm. Ndryshimet kanë të bëjnë me vlerësimin e performancës së zyrës, jo me performancën e prokurorit apo drejtuesit”, - tha kryeprokurori.

“Në qoftë se ne nuk arrijmë të sigurojmë elementin e llogaridhënies, në drejtim të perfomancës për të cilën vetë Prokurori i Përgjithshëm është përgjegjës, atëhere sistemi nuk mund të funksionojë”, - argumentoi më tej ai.

Edhe raporti i përgatitur nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, thekson se vlerësimi i performancës së prokurorisë kërkon një përfshirje më të madhe të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e llogaridhënies dhe evidentimit të përgjegjësive në zbatimin e masave administrative e organizative. Kjo, për sa kohë ka impakt mbi funksionimin në përditshmërinë e aktivitetit të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm.

“Nisur nga sa më sipër ndër objektivat prioritarë në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2023 përfshihet edhe rritja më tej e veprimtarisë monitoruese për zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme të detyrueshme dhe e bashkëpunimit me ILD dhe KLP në drejtim të problemeve të performancës së zyrave të prokurorive”, - thuhet ndër të tjera në raport.

“Krijimi i një mekanizmi i cili të bëjë të mundur monitorimin e realizimit të objektivave të institucionit të prokurorisë në tërësi dhe efektivitetit në arritjen e rezultateve konkrete përbën një aspekt kyç të matjes së përformancës, ndërkohë që përdoret si një instrument në shumë prej vendeve në Evropë”, - shtohet më tej.

Në fakt, në draftin për ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë” parashikohet dhënia e opinionit në zgjedhjen e drejtuesve të prokurorive të rretheve si dhe në vlerësimin e punës së tyre nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm. Rishikimi i këtij ligji, është pjesë e paketës në ndryshimeve në drejtësi, të ndërmarrë nga Komisioni i Ligjeve vitin që shkoi. Ai ka kaluar edhe në “lupën” e ekspertëve të EU-JUST dhe OPDAT, dy misionet për ndihmë ligjore të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë rekomanduar vetëm një riformulim, duke specifikuar që kryprokurori të këtë të drejtë të japë një informacion faktik, në vend të opinionit. 

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve, Çela tha se këto ndryshime do të rritin cilësinë e punës, në funksion të interesit publik.

“Ka një keqkuptim të madh në sistemin e ri: Duket sikur prokuroria është në funksion të karrierës së prokurorëve, por nuk është kështu! Prokuroria është në funksion të interesit publik, prokurorët i shërbejnë interesit publik dhe e zhvillojnë karrierën e tyre në funksion të interesit publik. Jo e kundërta!”, - argumentoi kryeprokurori.

Mendoj që kjo strukturë e ligjit që kemi sot për prokurorinë ka probleme, që ne duhet t’i adresojmë”, -përfundoi ai.

ola mitre

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën