"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Mësohet se i ndaluar është 43-vjeçari me iniciale G.R, i cili dyshohet se ka favorizuar kryerjen e ndërtimeve pa leje.
LUSHNJE- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Berat ka pezulluar nga detyre një inspektor policie pas vendimit të Gjykatës së Lushnjes. Kjo pasi ky i fundit akuzohet për veprat penale “Shpërdorim Detyre” si dhe për “Korrupsion”. Mësohet se i ndaluar është 43-vjeçari me iniciale G.R, i cili dyshohet se ka favorizuar kryerjen e ndërtimeve pa leje.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat në zbatim të urdhërit të Prokurorit datë 03.06.2022, ka ekzekutuar sot Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë:
Inspektor G. R., 43 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Lushnje. Vendimi ndaj këtij shtetasi është marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje mbi bazën e materialeve proceduriale të dërguara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat, e cila duke përdorur edhe metodat e posaçme të hetimit nën drejtimin e Prokurorit, ka siguruar provat që vërtetojnë se ai ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.
Në shkelje të ligjit dhe funksionit të tij organik, punonjësi i Komisariatit të Policisë Lushnjë, Inspektor G. R., me veprimet dhe mosveprimet e tij, gjatë viti 2021, ka lejuar dhe favorizuar kryerjen e ndërtimeve pa leje. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Foto Ilustruese VLORË- Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në ishullin e Sazanit. Mësohet se zjarri...
pamje nga seanca TIRANË- SPAK mbylli hetimet dhe dorëzoi të pandehur në Gjykatën Antikorrupsion gjyqtarin e Vettingut, Ardian Hajd...
Foto Ilustruese SARANDË- Një aksident ka ndodhur në Sarandë pasditen e sotme. Mësohet se një makinë tip Audi ka p&e...
Bajram Begaj dhe Ilir Meta TIRANË- Gjeneralmajor Bajram Begaj ka shkelur edhe më parë në Presidencë. Madje është takuar...
Makina qe shpertheu TIRANË- Një makinë ka marrë flakë në Tiranë. Mësohet se mjeti ka shpërthyer në flak&...
Covid TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. ...
restoranti ITALI- Një sëmundje fatale i ka marr jetën një kamarieri 25-vjeçar Egzon Mile teksa po shërbente në It...
Fatos Ferracaku dhe Naim Bajri SHKODËR- Naim Bajri u vra në të njëjtën tavolinë që u qëllua për vdekje Fatos ...
Policia e Fierit FIER- Babë e bir janë vënë në pranga pasi ishin të shpallur në kërkim kombëtar për prodh...
Disa nga të plagosurit dhe viktimat e përplasjeve në Shkodër SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është rikthyer sërish ...