LIVE UPDATES
Aktualitet

"Bajrat" për më të goditurit! Shkodra sërish mes zjarreve, 8 atentate në 5 muaj

Sot, teksa pinte kafen e mëngjesit, u vra me armë zjarri Naim Bajri. Por kjo nuk është vrasja e parë që ndodh në qytet dhe anëtari i vetëm i fisit Bajrit që sulmohet brenda këtij viti, ndërsa të tjerët janë pas hekurave të burgut në pritje të përmbushjes së dënimit.

3 Qershor 2022, 15:55 Nga k.m
"Bajrat" për më të goditurit! Shkodra sërish mes
Disa nga të plagosurit dhe viktimat e përplasjeve në Shkodër

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është rikthyer sërish në qendër të përplasjeve mes bandave, duke shkaktuar viktima. Sot, teksa pinte kafen e mëngjesit, u vra me armë zjarri Naim Bajri, 68 vjeç, i cili u ekzekutua teksa po pinte kafe nga një mjet në lëvizje jashtë biznesit të tij. Ndaj Bajrit është qëlluar 10 herë, ndërsa hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimeve, kjo për shkak se viktimës Naim Bajri në vitin 2001 i kanë vrarë të birin Indritin. Vrasësit e Indrit Bajrit kanë qenë Ilmir Hajdari, Kujtim Barbullushi dhe Xhabir Shega, është ekzekutuar në vitin 2015. Por kjo nuk është vrasja e parë që ndodh në qytet dhe anëtari i vetëm i fisit Bajrit që sulmohet brenda këtij viti, ndërsa të tjerët janë pas hekurave të burgut në pritje të përmbushjes së dënimit. Megjithatë për vetëm 6 muaj, në Shkodër nuk kanë munguar ngjarjet kriminale, duke premtuar një verë të “nxehtë”, e këtu nuk po flasim për temperaturat. 

4 janar 2022

Ngjarja e parë për këtë vit, ka nisur që më 4 janar. Me tre plumba është plagosur Vinçens Piroli, i cili u qëllua tek ura e Bahçallekut. Dyshime të forta janë ngritur se bëhet fjalë për një atentat, kjo pasi 34-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Ulqin, ku hakmarrja është pista kryesore e hetimit. Në mars të 201,7 djali i një malazezi i quajtur Momçillo Gjurishiç ka vrarë me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Pas vrasjes së këtij të fundit, në 4 korrik 2021 u ekzekutua Momçillo Gjurishiç dhe autor kryesor është Vincens Piroli së bashku me një tjetër shqiptar. Pikërisht plagosja e tij sonte mendohet të ketë të bëjë me këtë ekzekutim në shenjë hakmarrjeje. Megjithatë kjo ngjarje ende nuk është zbardhur.

13 shkurt 2022

Vritet Prek Tonaj. 48-vjeçari ishte punonjës i Ujësjellësit. Policia shkoi në vendin e ngjarjes, mblodhi provat dhe arrestoi 30-vjeçarin Eduard Kësolla. Kjo ngjarje u zbardh, por dyshohet se ka ndodhur për konflikte të dobëta.

9 mars 2022

Fisi Bajri goditet. Mëngjesin e 9 marsit u plagos me armë zjarri Admir Bajri, 38-vjeç, banues në lagjen Dobraç. Bajrit i është bërë atentat teksa udhëtonte me mjetin e tij, tip “Benz”, ndërkohë që nuk dihet ende se kush ka dashur që ta eliminojë dhe përse. Kanë kaluar muaj, ngjarje ende nuk është zbardhur.

22 mars 2022

Sadet Sala, pronari i një furre buke, ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri. Mbrëmjen e 22 marsit, Sala i është kundërpërgjigjur me armë autorit Armando Ndreu, i cili qëlloi drejt furrës së bukës. Shkak i përplasjes mes tyre dyshohet të jetë bërë një vajzë, por deri më tani në pranga ka përfunduar Sala. Ndërsa Armando Ndreu është ende në kërkim.

12 prill 2022

Duke pirë kafen e mëngjesit, Nazmi Bandula, 55 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri. Por pa e mbaruar kafenë, një mjet i llojit “Mercedes Benz”, me ngjyrë të bardhë uli shpejtësinë para lokalit ku ndodhej Bandula dhe e qëlloi për vdekje me armë zjarri. Mirëpo kjo nuk ishte hera e parë që tentohej të hiqej qafe, pasi në vitin 2020, 55-vjeçarit iu vendos një sasi tritoli prej 300 gramësh në makinë, por shpërtoi dhe ngjarja nuk u zbardh. Nazmi Bandula njihej si një person me precedentë penal, sepse është arrestuar në vitin 2012 pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit nuk ngurroi dhe i drejtoi armën. Po ashtu, akuzohej se për trafikimin e vajzave dhe përfshirje në ngjarje kriminale e atentate që kanë tronditur Shkodrën ndër vite. Por po ashtu, Bandula duket se i kishte shtrirë “tentakulat” e tij deri në Elbasan, pas dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje.

19 prill 2022

Edis Reçaj mbeti i plagosur në gjurin e djathtë mbrëmjen e 19 prillit në lagjen “Perash” në Shkodër, ndërsa në pranga ka përfunduar miku i tij, Elfat Salihi, 26 vjeç. Natën e plagosjes, të dy miqtë ishin bashkë me disa persona të tjerë duke ndenjur në afërsi të bustit të Isa Boletinit në lagjen “Perash”, kur në një moment, për arsye që nuk dihen, nxorri armën dhe plagosi shokun. Edhe pse i arrestuar, Salihi dhe as Reçaj nuk kanë treguar pse ka ndodhur përplasja, ndërkohë që i plagosuri është nipi i shtetasit Edmir Alija, i cili u vra në vitin 2014 bashkë me shtetasin Edmond Batri ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur, shkruan Panorama.

30 Prill 2022

Po në Dobraç, arma krisi sërish. Kësaj here, objektivi ishte Dedë Pllanaj, djali i xhaxhait të Bardhok Pllanajt, i njohur ndryshe si ‘kumbari i drogës’ më Shkodër, i ekzekutuar më 4 prill të vitit të kaluar. Edhe pse mor disa plumba, fatmirësisht shpëtoi, ndërkohë që akoma nuk ka folur për të tregur se pse e donin të vdekur. Por pistat kryesore të atentatit janë hakmarrja dhe lidhja me kushëririn e tij Bardhok Pllnajn.

Sot, fisi i grupit Bajri goditet sërish, kësaj here me një viktimë, ndërsa autorët i kanë ikur sërish Policisë duke i lënë pas vetëm një makinë të djegur. Asgjë tjetër! Ndërkohë që nga i njëjti grup pas hekurave të burgut, janë ende Safet dhe Ilir Bajri, ku i fundit është ekstraduar në Itali.  Prej më shumë se 20 vitesh, pjesëtarë të fisit Bajri lakohen si me rrezikshmëri të lartë për shkak aktivitetit të tyre dhe përplasjeve me fisin Lici. Përplasjet e kanë zanafillën në vitin 2000 kur në 28 shkurt, Behar Bajri do të ekzekutonte efektivin e policisë, Petrit Demiri. Për këtë ngjarje ai u dënua me 2 vite burg./Dosja.al

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!