LIVE UPDATES
Aktualitet

Legalizimi i kanabisit, media greke ngre alarmin: Rama s'luan blofin! Po na sjell Kolumbinë në kufi

Në artikull shtohet se duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta.

9 Korrik 2022, 18:37 Nga F.M
Legalizimi i kanabisit, media greke ngre alarmin: Rama s'luan blofin! Po na
media greke

GREQI- 'The Magazine', një media greke ka ngritur alarmin për nismën e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor në Shqipëri. Në një artikull të zgjeruar, The Magazine e konsideron Shqipërinë si një vend që po transformohet në një Kolumbi që është vetëm një kufi larg Greqisë. Media greke shkruan se Shqipëria, një vend me popullsi prej 2.8 milionë banorësh, është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit dhe se pjesën më të madhe të drogës e eksporton në Itali e Greqi.  Në artikull shtohet se duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta. Aty raportohet gjithashtu kundërshtimi i Opozitës në lidhje me këtë nsmë si dhe mendimi i ekspertève

ARTIKULLI I PLOTË:

Javën e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama vuri në praktikë atë që ishte diskutuar muajt e fundit në Tiranë, por më shumë dukej si një farsë sesa një debat politik. Ai vuri në konsultim publik një projektligj për legalizimin e prodhimit të kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial. Ai u hartua nga Ministria Shqiptare e Shëndetësisë dhe do të dalë në Kuvend për votim në javët në vijim. Rama këtë herë duket se nuk po bën bllof. Deputetët e opozitës e cilësuan vendimin si “çmenduri”. Sipas raportit të këtij viti të Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh, është vendi i shtatë në botë për sa i përket prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të kanabisit – pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Në të njëjtën kohë, organet e ndjekjes greke po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të thotë e gjithë kjo. Pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar, pra shumë tonë në vit, eksportohet në Itali dhe Greqi. Në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar. Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsiderohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “barit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit. Duke pasur parasysh treguesit e korrupsionit në Shqipërinë fqinje, por edhe përvojën e hidhur të fundit të Maqedonisë së Veriut për legalizimin e kanabisit medicinal, të gjithë janë dakord se e nesërmja në kufi nuk do të jetë e njëjta.

KORRUPSIONI DHE EKONOMIA REALE

Në projektligjin e qeverisë Rama thuhet se “qëllimi i tij është të rregullojë dhe garantojë procesin e prodhimit të kanabisit, përpunimin e nënprodukteve të tij për përdorim mjekësor dhe industrial dhe eksportin e tyre”. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, licencat që do të miratohen do të kenë një kohëzgjatje prej 15 vitesh, me të drejtë rinovimi. Çdo skemë investimi nuk do të mund të kultivojë më shumë se 150 hektarë në të gjithë vendin. Duhet të ketë “eksperiencë përkatëse në industri”, kapital fillestar 100 milionë lekë (rreth 850 mijë euro), të paktën 15 punonjës dhe gjithashtu t’i paguajë shtetit 1.5% të xhiros vjetore. Prodhimi dhe përpunimi i kërpit do të bëhet nën mbikëqyrjen e shtetit.

“Është çmenduri”, komentoi Enkelejd Alibeaj , deputet i opozitës shqiptare. “Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë, ish-ministri i të cilit u burgos për shkak të lidhjes së tij me organizata kriminale që merren me kanabis”, tha Alibeaj. "Por ai duket se ka harruar - ose pretendon se ka harruar - dhe tani nën maskën e rritjes së tij për përdorim mjekësor dhe industrial, ai po përpiqet të legalizojë prodhimin."

Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë, ish-ministri i të cilit u burgos për shkak të lidhjes së tij me organizatat kriminale që merren me kanabis, tha deputeti Alibeaj.

Deputeti shqiptar i referohet Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, i cili u dënua për shpërdorim detyre, pas një operacioni të autoriteteve italiane për arrestimin e personave të afërt të tij. Ai u lirua nga akuzat për trafik droge , por korrupsioni i drejtpërdrejtë në Shqipëri nuk është i vetmi problem.

KËRP NË VEND TË PERIMEVE

Ekonomia e kanabisit në Shqipëri është marramendëse. Ata që janë afër historisë, flasin për kohën para dhe pas bastisjes së Lazaratit. Në vitin 2014, forcat speciale të policisë shqiptare pushtuan fshatin, i cili ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri grek. Pas një beteje që zgjati për ditë të tëra , u sekuestruan 25 ton kanabis , 90,000 pemë hash dhe 500 armë, përfshirë kallashnikovë dhe raketa antitank.

Prodhimi vjetor vetëm në Lazarat u vlerësua në 900 tonë, duke i sjellë ekonomisë vendase një xhiro prej 4.5 miliardë eurosh - në atë kohë rreth gjysma e PBB-së së Shqipërisë. Një raport i mëvonshëm i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional vlerësoi ekonominë e kanabisit në Shqipëri në 2.2 miliardë euro.

Njerëzit në Tiranë që folën për Magazine janë dakord se vendimi i fundit i Ramës mund të jetë një përpjekje për të fituar vota nga njerëzit e punësuar në ekonominë e kanabisit. Dhe më pas, ka gjasa që vendimi të favorizojë investitorët e huaj që do të mbërrijnë brenda natës në Tiranë, diçka si Eldorado e re, duke lënë jashtë loje prodhuesit e vegjël që mbajnë familjet e tyre me kanabis.

Saimir Visha, kriminolog në Tiranë, ka shpjeguar për Revistën se është pozitiv për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe industrial. “Të ardhurat nga taksat do të dalin për shtetin. Jam pozitiv edhe për legalizimin e përdorimit rekreativ”, tha Visha. Shqipëria ka ligjet më të rrepta të drogës. Dënimet arritën në 20 vjet dhe u bënë më të rënda pasi prodhimi u bë më masiv.

Ai shpjegon se familje të tëra fshatarësh, kryesisht nga veriu shqiptar, që kultivojnë kanabis në oborrin e shtëpisë së tyre, në vend të perimeve, shpesh sillen para gjykatave të Tiranës. Parashikohen të njëjtat dënime si anëtarët e organizatave kriminale. “Legalizimi i kanabisit mjekësor dhe industrial duhet të shoqërohet edhe me ndryshime në kodin penal. Mbetem pozitiv për këto ndryshime”, tha Visha.

MONOPOLI DHE TREGU I ZI

Zef Preci është ekonomist, drejtues i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike në Tiranë. “Qeveria e zotit Rama po paraqet një skenar për fitimet e synuara në ekonomi, por besoj se do të dështojë”, tha ai për Magazine . “Shqipëria nuk plotëson asnjë kërkesë minimale. E kam fjalën për një industri farmaceutike të zhvilluar, kontroll të plotë të qeverisë mbi territorin e vendit, nivel të ulët korrupsioni etj. E gjithë kjo mungon, për fat të keq, në rastin e Shqipërisë”, theksoi Preçi. “Në Drejtësi, një nga termat më të dobishëm është de facto dhe de jure. Në Shqipëri kanabisi i paligjshëm, veçanërisht pas vitit 2016, është de fakto i ligjshëm”.

Preçi kërkoi që të shikojmë me kujdes projektligjin që ka paraqitur Rama. “Të krijohet përshtypja se gjithçka është gati dhe se e vetmja gjë që mungon është emri i kompanisë së huaj që do të “fitojë” këtë monopol shtetëror. Domethënë, nisma më shumë se sa do të kontribuojë në sigurimin e të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit, duket se kënaq interesat e fshehura të grupeve të interesuara për këtë aktivitet”, theksoi ai.

Ai solli shembullin e kanabisit medicinal në Maqedoninë e Veriut fqinje. Legjislacioni problematik në Shkup në fund favorizoi vetëm një nga 40 kompanitë e kultivimit të kanabisit, me rezultatin që prodhimi i ligjshëm - rreth 25 ton - ose po shuhet në magazina ose ka përfunduar në tregun e zi pas grabitjeve të çuditshme.

Përkatësisht, në Shqipëri, sipas Preçit, “ekziston rreziku i falimentimit dhe rrjedhimisht krijimi i stoqeve që nuk do të përthithen nga industria farmaceutike perëndimore, rreziku i grabitjes së prodhimit nga grupet kriminale dhe i eksportit të tij bazuar në rrjetet ekzistuese”. Në lagjen tonë ballkanike, ndoshta prodhohet më shumë sipërmarrje dhe inovacion sesa ne mund të konsumojmë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë gati projektligjin për kontrollin dhe kultifikimin e kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të kësaj bime për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore u mor me 61% vota pro të atyre që morën pjesë në procesin e Këshillimit Kombëtar. 61% e qytetarëve kanë votuar “pro” për kanabisin mjekësor, që sipas Edi Ramës do të rrisë ekonominë e vendit dhe do të hapë vende të tjera pune. Rama premtoi se do e çonte deri në fund vullnetin e qytetarëve, por ka hasur me shumë kritika.

legalizimi i kanabisit ne shqiperi edi rama the magazine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës