LIVE UPDATES
Aktualitet

Biznes me vdekjen/ Çifti donte një varr në Tufinë, punonjësi mori ryshfet për të liruar dy vende

Andi i ka treguar çiftit për dy varre, brenda të cilëve preheshin dy trupa. Por, në këmbim të 50 mijë lekëve, ai ishte i gatshëm të zhvarroste kufomat, t’i fuste në vendet murale dhe në vend të tyre, të shkruante në varre emrat e M.S. dhe burrit të saj.

9 Korrik 2022, 17:54 Nga F.M
Biznes me vdekjen/ Çifti donte një varr në Tufinë,
Varrezat, Tufinë

TIRANË- Në skemën korruptive, ku sekserët takonin njerëzit që donin të varrosnin dikë apo rezervonin një varr, ishin përfshirë edhe disa zyrtarë që punonin në varrezat e Tufinës. Sipas dosjes hetimore, në fund të muajit maj të këtij viti, një denoncim ka ardhur në polici nga një grua, me inicialet M.S.

Në kallëzimin e saj, M.S., ka shpjeguar se para tre vitesh ka qenë e interesuar për dy varre, një për vete dhe një për bashkëshortin e saj.  Po në atë periudhë në muajin shtator të 2019, ajo është takuar me një person me emrin Bujar dhe sipas kallëzueses është shoferi i varrezave në Tufinë. Bujari i ka thënë që e njihte përgjegjësin e varrezave të Tufinës që quhet Andi dhe bashkë me të do të gjejnë varret që kërkonte zonja M.S.

Më tej kallëzuesja, bashkë me bashkëshortin e saj, me Andin dhe Bujarin janë takuar tek varrezat. Andi i ka treguar çiftit për dy varre, brenda të cilëve preheshin dy trupa. Por, në këmbim të 50 mijë lekëve, ai ishte i gatshëm të zhvarroste kufomat, t’i fuste në vendet murale dhe në vend të tyre, të shkruante në varre emrat e M.S. dhe burrit të saj.

Në muajin dhjetor 2019, pasi M.S., ka marrë shpërblimin e Vitit të Ri dhe me kursimet që kishte ka plotësuar shumën prej 500 mijë lekësh dhe ia ka dorëzuar Bujarit pikërisht në makinën e tij. Ndërkohë që mbetet e paqartë nëse është bërë apo jo zhvarrimi i eshtrave pas pagesës për të liruar vendet e kërkuara nga çifti.

Hetimet disa mujore zbuluan disa ditë më parë skandalin në varrezat e Tufinës, ku qytetarët kundrejt pagesës që u bënin punonjësve, blinin vende për varr.

Hetimet kanë vënë në pranga Eljodor Ndini, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës dhe Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazment Daja punonjës të Sektorit të Varrezave Tufinë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Bujar Lica, Alban Ajazi dhe Endrin Milla akuzohen për “Ushtrim i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Fatjon Gjonaj për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për: Eljodor Ndini, Gamzend Daja, Bujar Lica, Alban Ajazi, Endri Milla, Latif Shehu. Ndërkohë, “arrest në shtëpi” është kërkuar për: Fatjon Gjonajn dhe Xhemal Menan.

Marrë nga GazetaSi

aksioni ne tirane varre me pagese ne sharre varrezat në tufinë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës