LIVE UPDATES
Aktualitet

Largimi nga administrata, rriten ndëshkimet, por në krye mbeten sërish dorëheqjet

Të dhënat zyrtare nga Departamenti i Administratës Publike tregojnë se lirimet në tërësi janë në rritje, duke evidentuar si shkak edhe ndëshkimet.

23 Maj 2024, 12:21 Nga M.B
Largimi nga administrata, rriten ndëshkimet, por në krye mbeten
Foto ilustruese

TIRANA- Dorëheqjet mbeten edhe në vitin 2023, shkaku kryesor për largimet nga administrata publike. Të dhënat zyrtare nga Departamenti i Administratës Publike tregojnë se lirimet në tërësi janë në rritje, duke evidentuar si shkak edhe ndëshkimet. Raporti vjetor i DAP tregon se në total, gjatë vitit 2023, janë liruar gjithsej 496 nëpunës civilë ku për dorëheqje, 221 punonjës. Ndërkohë arsyeja e dytë me numrin më të lartë ka të bëjë me daljen në pension me 132 punonjës dhe largim nga shërbimi civil si masë displinore ishin të tretat si arsye me 27 punonjës.

Më pas vijnë me radhë humbja e jetës së punonjësit në 7 raste, ristrukturim 1 rast, lirim për shkak të performancës dy raste, refuzim i transferimi për shkak të ristrukturimit katër raste, dënim me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale katër raste dhe arsye të tjera të parashikuara në ligj 92 raste.

“Nga analiza e të dhënave në lidhje me lirimet, vihet re se gjatë vitit 2023 numri total i lirimeve në krahasim me vitin 2022, është rritur me 12.5%. Gjithashtu, vihet re se për vitin 2023, në krahasim me vitin 2022 janë: ulur me 15.% rastet e lirimeve me dorëheqje; ulur me 5% rastet e lirimeve për arsye të plotësimit të moshës së pensionit; rritur me 42.1% rastet e lirimeve për shkak të masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil”; ulur me 50% rastet e lirimeve për shkak të ristrukturimit”, vlerëson DAP.

Ndërkohë gjatë vitit që lamë pas janë marrë masa disiplinore për 97 raste. Konkretisht, gjatë këtij viti numri i nëpunësve civilë të administratës shtetërore që kanë qenë subjekt i masës disiplinore ishin të ndarë në 1 nëpunës (ose 1%) i përkasin kategorisë së mesme drejtuese, 16 nëpunës (ose 16.5 %) i përkasin kategorisë së ulët drejtuese, 80 nëpunës (ose 82.5 %) i përkasin kategorisë ekzekutive.

“Numri i nëpunësve civilë, të cilët kanë qenë subjekt i masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil” ishte 27 nëpunës ose 27.8%e totalit të nëpunësve që kanë qenë subjekt i masave disiplinore. Sipas kategorive të klasifikimit të pozicioneve, 4 nëpunës ose 14.8%e tyre i përkasin kategorisë së ulët drejtuese dhe 23 nëpunës ose 85.2%e tyre i përkasin kategorisë ekzekutive”, nënvizon raporti./Monitor

adminitrata

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet