Përfshihet nga flakët kati i dytë i Komisariatit të Shijakut, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP nis hetimet
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Zjarri në Komisariatin e Shijakut, reagon policia: Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, AMP ka nisur hetimet 5 ...
Cilat janë lagjet më problematike? Përmbytjet me dëme katastrofike në Vlorë, pronarët e bizneseve: Humbja mun...
Mesazhet në telefonin e Bardhit/ Berisha: Fabrikim i nisur nga SPAK dhe zyrat e Ramës! Drejtësia të sqarojë zhdukjen e ...
Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjetev...
• Aksion në Durrës, "peshkohet" nga SPAK ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. • Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshon urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës, mes tyre edhe për ish-kreun e këtij institucioni, Vangjush Dakon. • Burime për Dosja.al bëjnë me dije se arrestimi i Dakos ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e tij. • Po ashtu, deri më tani janë ekzekutuar disa urdhër arreste ndaj ish-funksionarëve të Urbanistikës në bashkinë e këtij qyteti. • Me kërkesë të prokurorit Sotir Kllapi, e me "firmë" të gjyqtarit Erjon Bani, janë firmosur urdhërarrestet: Adi Limeta; Roza Kovaçi; Edlira Kertusha; Adnand Tocila; Adhurim Qehajaj ish drejtori i Urbanistikes; Lira Kertusha juriste tek urbanistika. • Po ashtu, është prangosur edhe Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit 11 katësh, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019. • SPAK ka firmosur 10 urdhërarreste në lidhje me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimi për një pallat pa leje dhënë gati 11 - 12 vite më parë dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Banorët e pallatit denoncuan dëmtimin e pallatit të tyre në SPAK me akuzë "vrasje masive e mbetur në tentativë". • Gjithashtu ish-kryebashkiaku socialist akuzohet edhe për një tender të vitit 2014 - 2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh të vjetra.
21 artikuj për këtë temë.
TIRANË- “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama tre vite më parë. Por duket se marrëdhënia e tyre është ftohur, pasi sot në takimet falenderuese në Berat, bëri në reagim të ftohtë pa ia përmendur emrin. Rama tha se nuk është e lehtë dhe se nuk ndihet mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah tij.
“Duhet bërë durim shumë i madh edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen edhe njerëzit të lidhur me mua, pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, këtu ka dhe gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë, s'ke si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe është në krah të avokatit, përballë prokurorit dhe gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Por, edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë, për të bërë gjëra që nuk shkojnë. Këto janë pjesë e procesit. Kini parasysh se këto po ndodhin për herë të parë. Kurrë s'ka ndodhur më parë. Për këtë duhet të jemi krenarë për PS, dhe për kontributin që japim”, tha Rama.
Dikur Rama i dilte në mbrojtje të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ai 'luftonte' ndaj gazetarëve, e po kështu edhe ndaj palës kundërshtare në politikë, por duket se ngjarjet e fundit kanë ndryshuar raportet mes tyre.
Tre vite më parë, në emisionin “Opinion”, Rama tha se edhe pse Dako ishte futur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai do të mbetet miku i tij edhe në burg të shkojë.
“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë e mi i përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë. Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjerëve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg. Nëse ndaj tij do të ketë akuzë, do të largohet nga PS-ja”, ishin fjalët e Ramës në 2020.
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me arrestimet në rangun e lartë të politikës, duke marrë shkas edhe nga rasti i Vangjush Dakos. Pyetja e hapur që ai parashtron lidhet me faktin se kush po e bën propagandën; kryeministri Rama, amerikanët apo SPAK-u?!
Ai ka të tjera pyetje pa përgjigje, nëse kreu i qeverisë ka frikë amerikanët. Lubonja është i mendimit se njerëzit më të afërt të Ramës janë diskredituar, duke përmendur Saimir Tahirin, Lefter Kokën, Arben Ahmetajn, dhe rasti më fundit ai i Vangjush Dakos. Lubonja, në analizën e tij, thotë se ende nuk është i bindur nëse këto valë arrestimesh i interesojnë Ramës, apo është një “dorë më e fortë” vendimarrëse.
“Është çështja se kush është protagonisti i kësaj ngjarje. Drejtësia apo politika? Kjo është një kulturë e propagandës dhe dukjes që bën ky regjim, që kontrollon dhe drejtësinë. Pyetja është kush e bën propagandën, Rama, amerikanët apo SPAK-u. Është Edi Rama që ka frikë amerikanët që e kanë legjitimuar, apo çfarë është? Këtu e shoh pikëpyetjen, por ka dhe kontradikta. Njerëzit më të afërt të Ramës, po diskreditohen. Ishte Tahiri, Lefter Koka, Arben Ahmetajn, Dakon tani. Pyetja është nëse i intereson Ramës apo po e shtrëngon diçka apo dikush. Nëse është 100% në kontroll, pse duhet Rama t’i fusë brenda, pra duhet të jetë dikush tjetër si amerikanët”, u shpreh Lubonja në emisionin “Open” në “News24”.
Lubonja tha gjithashtu se ka një ligj të pashkruar në mafien shtet, që disa persona duhen sakrifikuar, por se nuk do të dënohen shumë. “Ai që kapet nuk duhet të flasë, nuk duhet të ndëshkohet. Do sakrifikojmë disa".
Pyetja është pse duhen sakrifikuar?
"Janë persona që nuk është se nuk i kanë bërë këto gjëra, madje kanë bërë më shumë. Ligji mes tyre është ne nuk ju lëshojmë, por as ju mos na lëshoni. Kemi të bëjmë me një mafia shtet që nuk mundet të zbërthehet kollaj, sepse pjesë është edhe drejtësia që nuk heton e nuk shkon më larg”, ka shtuar ai.
TIRANË- Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka zbuluar se ka qenë vetë ai që ka vënë në dijeni Dakon për ekzistencën e një urdhër-arresti, ndërsa më tej kanë vënë në dijeni autoritetet për vendndodhje e Dakos, i cili në atë ishte në Tiranë.
“Në momentin e arrestimit jam unë që kam njoftuar Dr e Policisë pas lajmit nga mediat, për vendndodhjen e Dakos. Dako ka qenë në Tiranë. Kur pamë që ka një masë sigurimi kemi njoftuar autoritetet që kanë ardhur dhe kanë zbaruar urdhrin, në kushtet e vetëdorëzimit'
Më tej, ai tregoi se Dako është i gatshëm që të përballet me drejtësinë.
'Ai është vetëqendruar. Ai ka qenë në kontakt me autoritetet, ka dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme, bëhet fjalë për vendime kolegjiale. Bëhet fjalë për një pallat me leje. Nuk besoj të ketë asnjë metër katror jashtë lejes. Ai është i gatshëm të përballet me drejtësinë. Ai nuk ka probleme shëndetësore, normalisht stresi pjesa emocionale.'
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
TIRANË- Ka folur për mediat avokati i ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Petrit Ismaili, nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Sipas tij akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre” për dy raste të ndryshme, ndërsa tha se Prokuroria e Posaçme e ka lënë atë në arrest me burg.
“Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinad Xhaferri.
Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara”, tha ai.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
DURRËS- Banori i qytetit të Durrësit i cili dy vite më parë kallëzoi në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë, dhënë sot një intervistë për mediat. Bashkim Dika, për 'Euronews Albania', u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar.
“Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie.'- ka thënë banori.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
TIRANË- Nisma Thurje ka përshëndetur aksionin e SPAK dhe BKH, për arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, së bashku me 9 ish zyrtarë të Bashkisë së Durrësit. Nisma Thurje e cilëson një akt që tregon progres në luftën që drejtësia po i bën korrupsionit.
Po kështu theksohet se prangosja e Dakos është një hap i parë që duhet të shoqërohet me çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që për 33 vite, e kanë zhvatur këtë vend. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Nisma Thurje sqaron se janë konkretisht këto para të vjedhura nëpërmjet korrupsionit dhe ryshfetit, të cilat kanë sjellë Shqipërinë në vendin e fundit jo vetëm në Europë, por edhe Ballkan, për pagën mesatare, apo për pensionet mesatare që nuk përmbushin as kërkesat për minimumin jetik.
Nisma Thurje nxit SPAK dhe BKH që këto arrestime të shoqërohen me sekuestrimin e gjithë parave dhe pasurive të paligjshme, që këta individë iu kanë rrëmbyer shqiptarëve, nëpërmjet vjedhjes së taksave apo pronave të tyre.
SPAK firmosi 10 urdhër-arreste në lidhje me një dosje që ka të bëjë me një leje ndërtimi për një pallat pa leje dhënë gati 11 - 12 vite më parë, dhe që është dëmtuar nga tërmeti i 2019. Dako akuzohet edhe për një tender konsulence të vitit 2014 - 2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Delarata
Nisma Thurje përshëndet aksionin e sotëm të SPAK dhe BKH për arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, si një akt që tregon progres substancial në luftën që drejtësia po i bën korrupsionit që sot është në shkallë industriale. Arrestimi i Dakos është një hap i parë që duhet të shoqërohet me çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që për 33 vjet, e kanë zhvatur këtë vend në përmasa kataklizmike, duke mos mbetur vetëm në nivelet e dyta e të treta, por duke shkuar tek kokat kryesore që e kanë drejtuar këtë zhvatje masive.
Janë pikërisht ato parà të vjedhura nëpërmjet korrupsionit dhe rryshfetit, ato që e kanë katandisur Shqipërinë në vendin e fundit jo vetëm në Europë, por edhe Ballkan, për pagën mesatare, apo për pensionet mesatare që nuk përmbushin as kërkesat për minimumin jetik. Nisma Thurje nxit SPAK dhe BKH që këto arrestime të shoqërohen me sekuestrimin e gjithë parave dhe pasurive të paligjshme që këta individë iu kanë rrëmbyer qytetarëve shqiptarë, nëpërmjet vjedhjes së taksave apo pronave të tyre. Ky duhet të jetë qëllimi final i luftës - Kthimi mbrapsht në buxhetin e shtetit të të gjitha parave që kanë vjedhur dhe individëve pronat që iu janë vjedhur.
Njëkohësisht ne nxisim SPAK që të çojë përpara edhe çështjet e tjera të korrupsionit që janë denoncuar në SPAK nga Nisma Thurje, të cilat po vazhdojnë të mbeten pa përgjigje edhe pse kanë kaluar disa vite nga denoncimi i tyre.
TIRANË- Vangjush Dako duke se ka pasur dijeni për urdhër-arrestin e lëshuar ditën e sotme nga SPAK. Ish-kreu i bashkisë së Durrësit ka qenë sot në drejtorinë e policisë së Tiranës në momentin kur është arrestuar nën akuzën e shpërdorimi të detyrës për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë dhe një tender.
Raportohet se Dako fillimisht ka konsumuar një kafe në lokalin poshtë apartamentit ku banon dhe më pas është nisur drejt Tiranës, për t’u paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë, ku është kryer arrestimi i tij.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
TIRANË- Ndaj Vangjush Dakos është ngritur akuza për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për pallatin e dëmtuar gjatë tërmetit dhe tenderin në vlerën e 22 milionëve që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Kanë qenë banorët e një pallati për të cilin Dako ka dhënë lejen e ndërtimit, ata që kanë denoncuar rastin në SPAK, pas dëmtimeve që pallati pësoi prej tërmetit që ra në Durrës. Me nisjen e hetimeve u zbuluan parregullsitë në procedura, shtesa pa leje dhe mosrespektimi i standardeve të ndërtimit. Banorët e akuzojnë Dakon dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës për veprat penale si: Vrasje në rrethana cilësuese, Falsifikimi i formularëve, Ndërtim pa leje, shpërdorim detyre.
Në orën 19:40 avokati Petrit Ismaili i ish kryebashkiakut ka hyrë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës. Deri më tani nuk ka asnjë detaj se si do procedohet me ndalimin e Dakos.
Për vetëdorëzimin e tij ka pasur reagime të shumta, që nga kryeministri Rama, Berisha, e deputetë të opozitës.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të Vangjush Dakos. Sipas Berishës, gjykatësi ka firmosur para 4 ditësh për arrestimin e Dakos mirëpo nuk u ekzekutua pasi ishte kryeministri Edi Rama ai që e bllokoi.
POSTIMI:
Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos. Rama e bllokoi atë! Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve! Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi beghet pas 4 ditesh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama!Kompromis ? Ne burgun e Dr eshte bere gati dhoma tek sektori shendetsor. Perderisa po hetohën nga Spaku duhet te qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po behet burgu i VIP ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i percaktonte kushtet….miqesisht .
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u dorëzua në drejtorinë e Policisë së Tiranës pasditen e së martës, pasi Gjykata e Posaçme firmosi një urdhër-arrest ndaj tij të lëshuar nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Bashkë me Dakon u arrestuan edhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit si dhe një ndërtues, ndërsa tre nëpunëse gra u lanë me masën e arrestit shtëpiak.
Urdhër-arresti për Dakon u lëshua pas hetimeve të kryera për dy çështje të ndara; zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.
Një burim në dijeni të hetimit i tha BIRN se kallëzimi për tenderin e shëtitores ishte bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.
Vangjush Dako është kryebashkiaku jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” në korrik 2019.
Vangjush Dako u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Durrës në zgjedhjet e vitit 2007 me një diferencë prej rreth 350 votash. Në dy zgjedhjet pasuese Dako e zgjeroi këtë diferencë dhe në zgjedhjet e vitit 2015 siguroi 13700 vota më shumë se sa kandidatja e opozitës. Si drejtues politik i qarkut të Durrësit për socialistët, Dako qe faktor kyç edhe në fitimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 nga mazhoranca e kryeministrit Edi Rama.
Por këto rezultate zgjedhore të ish-kryebashkiakut të Durrësit u shoqëruan me akuza nga opozita, që akuzoi Dakon për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në qark. Akuzat për Dakon u bënë më konkrete, kur ai rezultoi i përgjuar në një sërë bisedash me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli si pjesë e hetimit të njohur si “Dosja 339”, ata akuzohen dhe u gjetën fajtorë në Gjykatën e Posaçme për një sërë akuzash përfshi trafik narkotikësh.
Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN dhe të publikuara në Janar 2019 ngritën dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të Dakos gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017. Dako i ka mohuar akuzat. Madje në një intervistë televizive në emisionin ‘Opinion” ai pretendoi se ishte i pastër. “I shikon këto duar ti, janë akullore këto”, tha Dako duke iu drejtuar një prej bashkëbiseduesve gjatë një bisede në tetor 2018.
Prokuroria pati njoftuar hetime ndaj Dakos për tjetërsimin e votave në vitin 2017, por rezultati i hetimeve nuk u mor vesh asnjëherë. Më herët në vitin 2016 Dako u përfshi në lirimin kontravers të Lulzim Berishës, i njohur si kreu i bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.
Në korrik 2019 Dako u vendos në listën e personave “non-grata” nga Departamenti i Shtetit. Sipas njoftimit të shpërndarë atëherë, Sekretari i Shtetit e vendos këtë sanksion: “Kur ka informacion të besueshëm që zyrtarë të huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose në kanë dhunuar të drejtat e njeriut”. Dako e cilësoi ndëshkimin si të papritur.
Në dukje ai është tërhequr nga politika aktive, por opozita ka pretenduar se ai ka qenë i përfshirë dhe vijon të ishte drejtues i fshatave të socialistëve në qytetin e Durrësit përfshi edhe në atë të 14 majit. Kryeministri Edi Rama, i pyetur për qëndrimin ndaj Dakos pas shpalljes së tij “non grata”, i premtoi publikisht miqësi të përhershme. “Edhe në burg të shkojë nesër, do të jetë miku im”, tha Rama./Reporter.al
Zëri i Amerikës
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mësohet se ka lëshuar urdhër-arresti ndaj ish-kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dako.
Mësohet se përveç tij, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin dhe të 4 ish-zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Farku dhe inxhinjeren e kompanisë. Arrest në shtëpi, është kërkuar për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.
Dyshimet lidhen me një leje ndërtimi të dhënë në kohën kur zoti Dako drejtonte Bashkinë, për një pallat i cili është dëmtuar më pas nga tërmeti i vitit 2019 e po ashtu dhe për parregullsi për një tender. Nga Prokuroria e Posaçme ende nuk ka të dhëna për hetimin që ajo ka zhvilluar dhe përgjegjësitë konkrete të personave për të cilët janë lëshuar urdhërat e arrestit.
Zoti Dako është një emër i njohur dhe një nga figurat që ka shërbyer në nivelet e larta të Partisë Socialiste, duke qenë dhe anëtar i kryesisë së saj. Në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara, për të dhe familjen e tij pasi u konsiderua se ishte i përfshirë në korrupsion madhor. Pavarësisht kësaj, kryeministri Edi Rama nuk ndërmori asnjë hap publik për t’u distancuar prej tij. Pak muaj pas vendimit të Departamentit të Shtetit, në emisionin Opinion në TV Klan ai deklaroi se Dako do të mbetej përherë miku i tij. “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk e përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik. E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im. Por me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë, as më ka kërkuar as nuk i kam kërkuar, as nuk kemi bashkëpunuar as kemi kërkuar bashkëpunim të të tjerëve, asnjë shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi në atë kohë kryeministri Rama.
Emri i zotit Dako u shfaq dhe në disa përgjime të realizuara nga Prokuroria lidhur me zgjedhjet parlamentare të viti 2017, ku anëtarët e një grupi kriminal, të vëllezërve Avduli u përfshinë në blerje votash në favor të Partisë socialiste. Përgjimet treguan një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes tyre dhe zotit Dako, i cili drejtoi Bashkinë e Durrësit nga viti 2007 deri në vitin 2019./MARRE NGA VOA
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas "urdhër arrestit" nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-kryebashkiakun e Durrësi, Vangjush Dako. Në një postim në Facebook, Artan Hoxha thotë se e ka paralajmëruar “xhuxhin” (Vangjush Dakon), por nuk e dëgjoi, ndërsa shton se ai “di shumë gjëra për ata lartë”, duke nënkuptuar persona më me shumë pushtet.
Po ashtu, tregoi edhe një bisedë që kishte pasur me të ashtuquajturit "çunat e Dubait", të shumëkërkuarit shqiptarë që fshihen në Dubai, lidhur mbi pasojat e një pendimi të tij.
POSTIMI I PARË:
Dhe e paralajmerova “Xhuxhin”, por nuk me degjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i larte qe u shpall “non grata” nga SHBA, ne shkurt 2019. Por sapo doli denimi me burg per te, u arratis dhe ndodhet ne gjendje te lire ne Itali, ne pritje te ekstradimit qe duket se nuk do te behet kurre… Pese muaj me vone, ne 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit… Me ne fund, pas 5 vitesh, u vendos qe “Xhuxhi” te paraqitet aty ku te pyesin, “emri nenes, emri babes”… Gjithsesi beni kujdes. “Xhuxhi” di shume gjera per ATA larte. Nuk eshte “peshk i vogel”, prandaj mbajeni mire… Nese pendohet, do bej ate qe nuk po e bejme dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit…
POSTIMI I DYTË:
Me mori ne telefon dje nje nga ata te Dubait… Çfare ndodh-me tha,- nese pendohet Vangjush Dako???!!!! Ik more shejtan,-i thashe. Larg qofte!!!! Po beri vaki kjo gje, rrezohen 6 qeveri ne Ameriken Latine, nderrohen bos-et e Ndragetes ne jug te Italise dhe shperthen lufta e trete boterore mes Sukthit, Spitalles dhe Xhafzotajt. Ky tipi, ka bere foto me kete banderolen, qe me 2019-en...
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh. SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Me ironi, ai thotë se pak ditë pasi la qelinë Saimir Tahiri u vu në pranga Vangjush Dako. Sipas tij, Dako duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durres perpara se te arrestohej.
“Nje jave pasi e kishin marre vesh dhe minjte e bodrumeve te bashkise Durres, u shpall arresti per Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit te zgjedhjeve. Cdo gje me regji qendrore Marreveshjet alla Rama me limonat e tij te shtrydhur vazhdojne po njesoj. Askush nga ata nuk hap gojen per Ramen dhe ky ju garanton daljen e shpejte nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.
Gjushi madje duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durres perpara se te shkonte “me pushime”. Kjo eshte drejtesia e reformuar. Skenari : Edvin Rama Regjia :Yuri Kim.”-shkruan Paloka.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.
SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
TIRANË- Personi i dytë, i cili është mes shtatë të arrestuarve të tjerë nga operacionin i SPAK në qytetin e Durrësit, është Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit 11 katësh, i cili u dëmtua nga tërmeti i 2019. Dosja.al ka siguruar edhe foton e pallatit në fjalë.
Ndërsa, të arrestuarit e tjerë me urdhër të SPAK janë:
-Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë Durrës
-Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit
-Adlei Likmeta, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.
-Rozi Kovaçi
-Edlira Kërtusha, ish-juriste e Urbanistikës
-Nandi Tocilla.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.
SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për arrest shtëpie./Dosja.al
TIRANË- SPAK ka kryer sot një operacion në qytetin e Durrësit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër-arreste për 9 ish-zyrtarë të Bashkisë, mes tyre edhe për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, të gjithë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Përmes burimeve në SPAK, “Ora News“ ka mësuar se një gjyqtar ka vendosur mospranimin e kërkesës së prokurorisë, për arrestimin e Vangjush Dakos dhe caktimin e masës së sigurisë personale për personat e tjerë.
Pas këtij vendimi, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, këtë javë e ka apeluar Vendimin e Shkallës së Parë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Vangjush Dakon dhe disa persona të tjerë. Ndërsa masa më të buta si “arrest në shtëpi” janë kërkuar për disa nga zonjat e proceduara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit pa leje” për qëllime përfitimi.
BERAT - Vjen reagimi i parë nga Rama për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Nga Berati, kreu i Qeverisë, duke mos përmendur emra, tha se vendi ka hyrë në një fakt të ri, të asaj që po godet njerëzit e lidhur me mua me pushtetin.
Më tej, ai shtoi se i vjen keq kur shikon një person që më parë ka qenë krah tij, që sot ndodhet krah avokatit/gjykatësit/ prokurorit për t'u përballur me mendimin e tyre.
'Duhet bërë durim shumë i madh edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen edhe njerëzit të lidhur me mua pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, këtu ka dhe gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë, s'ke si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe është në krah të avokatit, përballë prokurorit dhe gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur.
Por, edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë gjëra që nuk shkojnë. Këto janë pjesë e procesit. Kini parasysh se këto po ndodhin për herë të parë. Kurrë s'ka ndodhur më parë. Për këtë duhet të jemi krenarë për PS dhe për kontributin që japim ” tha Rama.
ÇFARË NDODHI SOT?
Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në SPAK pas urdhër arrestit të lëshuar lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015. . që i ka buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.
SPAK ka lëshuar edhe 9 urdhër arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsionin, detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 para tire SPAK ka urdhëruar arrest me burg, ndërsa për 3 prej tyre, është në fuqi masa për arrestimin e shtëpisë./Dosja.al
DURRËS- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka "zbarkuar" në Durrës, ku ka vendosur në pranga ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. SPAK ka lëshuar 10 "urdhërarreste" për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Deri më tani nga 10 urdhërarreste, 7 persona janë lënë në masën e sigurisë "arrest në burg" dhe 3 në "arrest shtëpie", mes tyre edhe 3 gra. Hetimi i bërë nga prokurori i SPAK, Sotir Kllapi ka gjetur parregullsi në procesin e ndërtimit të një pallati në qendër të qytetit 11 vite më parë, që gjatë tërmetit të vitit 2019, gati u rrënua tërësisht.
Ndaj pas denoncimit të banorëve të pallatit, që e akuzojnë ish-kryebashkiakun për "vrasje masive të mbetur në tentativë", në pranga ka përfunduar vetë Dako, drejtoresha juridike në bashkinë Durrës, Lira Kërtusha dhe 8 persona të tjerë, zyrtarë të Urbanistikës,INUV, ALUIZNI. Gjithashtu nuk ka shpëtuar as administratori i kompanisë private që ka ndërtuar objektin në qytet.
Madje për këtë çështje, Dako shkoi vetë në ambientet e SPAK për të dhënë pretendimet e tij.
TIRANË- Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ndërkohë që po vijon operacioni për zbatimin e urdhër-arrestit, në Drejtorinë e Policisë janë marrë masa në pritje të mbërritjes së Dakos.
Hyrja e Drejtorisë është e mbuluar me një tendë të bardhë, e cila me shumë mundësi nuk do të lejojë filmimin e momentit kur Dako do të mbërrijë në këto ambiente.
Dosja.al ka mësuar se prangosja e tij është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e tij në qendër të Durrësit. Paraprakisht dyshohet se si Dako, ashtu edhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Durrësit, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre për çështjen e rindërtimit pas tërmetit./Dosja.al
DURRËS- Zbulohen detaje lidhur me dosjen që ka vendosur në prangat e Policisë së Shtetit, për llogari të SPAK, të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Sipas burimeve të gazetares Klodiana Lala bëhet me dije se akuza e tij ka të bëjë lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, i ndërtuar 12 vite më parë, i cili ka pasur 2 leje ndërtimi. Të dyja të lëshuara nga asokohe kreu i Bashkisë së Durrësit.
Pas tërmetit që tronditi vendin në vitin 2019, pallati pësoi dëmtime shumë të rënda, ndaj edhe banorët e zonës kanë ngritur një akuzë për "vrasje masive të mbetur në tentativë". Por gjatë hetimeve, SPAK ka gjetur të dhëna për korrupsion dhe shpërdorim detyre, madje ka dhënë vetë shpjegime të detajuara. Por po ashtu, krahas hetimit për pallatin, hetuesit e SPAK, e kanë shtrirë hetimin edhe për pasurinë e tij. Megjithatë nuk duhet nëse kanë hasur në ndonjë gjetje.
DURRËS- Detaje të reja janë mësuar lidhur me lëshimin e "urdhër arrestit" ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Dosja.al ka mësuar se prangosja e tij është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e tij në qendër të Durrësit.
Paraprakisht dyshohet se si Dako, ashtu edhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Durrësit, akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre për çështjen e rindërtimit pas tërmetit.
TIRANË- SPAK ka lëshuar masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar masë sigurise për Dakon, e bashkë me të edhe për 10 ish-zyrtarë të kësaj Bashkie. Shkak akuzohet se është korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës.