Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në Greqi, kishte leje qëndrimi të falsifikuar me emrin "M.A.", e prej kohësh ishte vendosur dhe jetonte në Janinë.
TIRANË- Kapet Laert Haxhiu! Gjatë operacionit të koduar “Eksponenti”, është vënë në pranga na Greqi 31-vjeçari, i cili është dënuar në Shqipëri me 18 vite burg. Në Greqi, kishte leje qëndrimi të falsifikuar me emrin "M.A.", e prej kohësh ishte vendosur dhe jetonte në Janinë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni policor i koduar “Eksponenti”, për kapjen e një shtetasi të shumëkërkuar ndërkombëtarisht për krime kundër personit. Falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë të këtij informacioni me homologët grekë, kapet në Janinë, Greqi, dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, një shtetas i dënuar me 18 vjet burgim. Me leje qendrimi greke të falsifikuar, kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Laert Haxhiu. Në vijim të punës kërkimore të kryer në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë informacioneve të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Eksponenti”. Në kuadër të këtij operacioni, në Janinë, nga Policia greke është bërë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas u kap me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim kryerjen e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt vendit tonë. Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale në fusha të ndryshme, si dhe për të shkëmbyer informacion në kohë reale në lidhje me veprimtaritë kriminale ndërkufitare, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave apo grupeve kriminale që ushtrojnë këto veprimtari.
Laert Haxhia TIRANË- "MOST WANTED" nga Policia e Shtetit, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari, Laert Haxhia. Haxhia mbante dokumente t&...
Emily Jones ANGLI- Babai i një vajze 7-vjeçare, e cila u vra nga një shqiptare me probleme të shëndetit mendor, ka thën&eum...
Foto ilustruese KAVAJË- Habib Rexha e kishte organizuar me detaje vrasjen e 48-vjeçarit Arjan Gosa. Ky detaj bie në sy pasi Policia e...
E moshuara TIRANË- Një episod i paprecedentë është regjistruar gjatë procesit zgjedhor në 14 maj në Shqipëri. ...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri janë ndjerë mbrëmjen e kaluar disa lëkundje tërmeti me epiqendra të s...
Foto ilustruese KRUJË- Policia ka asgjësuar një tjetër parcelë të kultivimit të kanabisit këtë të mart&eu...
Nikos Dendias GREQI- Ministri i Jashtëm Nikos Dendias teksa ka folur për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Greqi, ka prekur ...
I moshuari me djalin e vdekur KAVAJË- Dy ditë më parë, në sy të të atit të moshuar, u vra me armë zjarri Arjan...
RUSI- Rusia ka nisur një hetim për terrorizëm në lidhje me sulmet në Belgorod, ku tre civilë ngelën të plagosur.&...
Dhuna tek Kisha e Laçit LAC- Nje sherr i paralajmëruar disa javë më parë nga "Piranjat" tashmë ka degjeneruar në dhun&...