Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Artan Hoxha shkruan se burime nga drejtuesit e aksionit në Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen në kuadër të hetimeve lidhur me operacionin "Plumbi i Artë".
TIRANË- Policia e Shtetit dhe forcat e tjera të uniformave blu, po kontrollojnë vilën e të zhdukurit Ervis Martinaj në fshatin Surrel të Tiranës, e cila është shumë pranë asaj të kryeministrit Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili shkruan se burime nga drejtuesit e aksionit në Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen në kuadër të hetimeve lidhur me operacionin "Plumbi i Artë".
"Me ne fund prokuroria, e ndau mendjen per te bastisur vilen e Vis Martinajt, qe ndodhet vetem disa metra larg baneses se kryeministrit Edi Rama ne Surrel. Prej me shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj,"-shkruan ndër të tjera gazetari.
POSTIMI I PLOTË:
Me ne fund prokuroria, e ndau mendjen per te bastisur vilen e Vis Martinajt, qe ndodhet vetem disa metra larg baneses se kryeministrit Edi Rama ne Surrel. Prej me shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj. Vila e Martinajt, eshte e mbikqyrur nga nje sistem kamerash sigurie me rezolucion te larte, nderkohe ka dhe nje roje, i cili kujdeset per sigurine e saj. Prokuroria dhe policia nuk kane dhene ende detaje ne lidhje me urdherin e bastisjes se viles dhe motivacionit te tij. Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani. Nuk dihet pse prokuroria eshte kujtuar kaq vone per te ushtruar kontroll, ne nje nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjate viteve te fundit. Pas kontrollit te ushtruar 10 dite me pare ne rezidencen e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe, ky eshte kontrolli i dyte qe ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lene gjurme ne nje zone ne periferi te Durresit.
Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit lidhur me aksionin që është zhvilluar sot në banesën e Martinajt. Ndërkohë që 10 ditë më parë u kontrollua rezidenca tjetër e tij dhe e familjes së tij në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku u gjetën armë zjarri por edhe disa uniforma policia. Megjithatë nuk kishte asnjë shenjë e tij në banesë. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit.
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fun...
Erjol Braholli TIRANË- Tonin Tosku nga Burreli, me detyrë efektiv i policisë rrugore, i cili mbeti sot i plagosur në aksin Maqella...
Çanta PARIS- Marka pariziane Jay Ahr, e njohur për koleksionet e saj të gatshme për veshje për femra, ka krijuar një &cced...
Foto ilustruese TIRANË- Një 25-vjeçar i cili jeton në kryeqytet kërkoi ndihmë në policinë e Tiranës që ...
Ervis Martinaj, Jeton Lami dhe Brilant Martinaj TIRANË- Jeton Lami është personi i vetëm që mendohet se pati kontakt me Ervis Mar...
Neritan Tafa BERAT- Një sherr i ndodhur 1 vit më parë mes disa të rinjve në oborrin e një lokali në Dimal, ka penalizuar...
Pamje nga vendi i ngjarjes GREQI- Vdes 40-vjeçari shqiptar në Greqi, pasi kishte shkuar të mblidhte barishte në mal. Sipas informacio...
Pamje nga aksidenti TEPELENË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të ur...
Senad Halluni SHKODËR- Drejtori i maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni ka folur para mediave lidhur me ngjarjen e rëndë në...
Digjet ofiçina LUSHNJE- Një ofiçinë është djegur pasditen e sotme në fshatin Savër në Lushnje. Ndërte...