LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen dhe ish-zyrtar, me të shkuar kriminale

• Vrasje në Lezhë! • Ekzekutohet me armë zjarri ish-kandidati për deputet i Partisë Socialdemokrate, Ardian Nikulaj (Marku). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30, ku një person i maskuar si efektiv i Policisë Rrugore u fut në biznesin e Nikulajt dhe e qëlloi 6 herë. Por 2 plumba ishin fatale për jetën e 51-vjeçarit. • Pasi kreu vrasjen, autori doli jashtë me vrap, ku e priste bashkëpunëtori i tij, duke u larguar më pas me motor nga vendi i ngjarjes. Raportohet se autorët erdhën dhe më pas ikën pranë në Shkodër. • Deri më tani ka shumë pista për vrasjen e tij. Një ka të bëjë me gjakmarrjen, e një tjetër me politikën, por nuk përjashtohen edhe rastet e tjera. • Vëllai i viktimës është vrarë në vitin 2000, e më pas u vranë 2 persona nga familja Balaj, ndaj dhe vrasja e sotme dyshohet se ka lidhje me gjakmarrjen. • Sa i përket pistës së politikës, Edi Paloka tha se 51-vjeçari ishte në mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Pashk Gjoni, por edhe vetë këto zgjedhje garonte për kandidat të Këshillit Bashkiak. • Megjithatë dhe e shkuara e viktimës po hetohet. • Ardian Nikulaj ishte eksponent i rëndësishëm për qytetin e Lezhës me një të shkuar "të pasur kriminale", ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e kreut të Aluzinit. • Emri i tij është lakuar edhe më parë, në denoncimet e "qytetarit dixhital" të kryedemokratit Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ardian Nikulajt, policia bastis shtëpitë e 'armiqve' të biznesmenit, del duarbosh, të gjithë kanë ikur nga Shqipëria!

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Vendi ku u vra Ardian Nikulaj

SHËNGJIN- Policia e Shtetit ka nisur të kryejë kontrolle pas atentatit ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj në Shëngjin. Mësohet se policia ka kryer kontrolle në Lezhë, në banesat e familjes Balaj, për shkak të përplasjeve që kanë pasur të dyja fiset. Kjo pasi në vitin 2000 dyshohet se persona të fisit Balaj kanë vrarë vëllanë e Nikulajt. Ky krim është pasuar me dy të vdekur nga ana e fisit Balaj, por për krimet në fjalë nuk ka pasur asnjë të arrestuar.

Por, pas kontrolleve të bëra sot, policia ka dalë duarbosh pasi asnjë nga djemtë e fisit Balaj nuk janë gjetur në banesë. Sipas të dhënave, ata ndodhen jashtë Shqipërisë. Megjithatë, hetimet janë fokusuar në këtë pistë, në atë të gjakmarrjes dhe po shqyrtohen detaje mbi vendndodhjen e anëtarëve të fisit Balaj dhe lëvizjet e tyre.

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person veshur me jelek fosforeshent, i ngjashëm me atë të Policisë Rrugore, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

3 VITE ME PARE

Me jelekë si policë rrugor, autorët e vrasjes së Nikulajt erdhën nga Shkodra e u larguan drejt të njëjtit vend, dëshmitarët: Menduam se ishte postier

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Vendi ku u vra Ardian Nikulaj

SHËNGJIN- Personat që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin kanë ardhur nga Shkodra dhe janë larguar sërish në kryeqendrën e veriut. Të veshur me jelekë fosforeshentë që të jepnin idenë e një efektivi të Policisë Rrugore dhe skafandër mbrojtëse në kokë, autorët mbërritën me motor në lokalin ku Nikulaj që mbante dhe mbiemrin Marku, u fut i vetëm.

Një prej autorëve është futur i vetëm në lokal, ka qëlluar biznesmenin 51-vjeçar dhe më pas ka dalë e ka hipur sërish në motorin ku e priste bashkëpunëtori. Të dy janë larguar sërish në drejtim të Shkodrës.

Tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

3 VITE ME PARE

Atentati në Shëngjin, vjehrri i Nikulajt: Isha tre metra larg, u trondita, ata që ishin prezent s'e panë nga erdhi autori

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Ardian Nikulaj

TIRANË- Vjehrri i biznesmenit të vrarë ditën e sotme në Shëngjin, Ardian Nikulaj ka treguar se ka qenë vetëm tre metra larg vendit ku dhe ndodhi ngjarja. Në një prononcim për News24, ai zbuloi se personat që kanë qenë prezentë në vendngjarje nuk e dinin se nga kishte ardhur autori. Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka qëlluar të paktën shtatë herë me silenciator. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Ardian Nikulaj ndiqej prej ditësh nga autorët, e panë vetëm dhe u futën nga mbrapa lokalit

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Vendi ku u vra Ardian Nikulaj

SHËNGJIN- Personat që ekzekutuan Ardian Nikulajn, e kishin ndjekur biznesmenin prej kohësh dhe prisnin momentin e duhur për ta vrarë. Siç raportohet, në momentin që kanë parë që është futur vetëm në lokalin e tij, autorët janë afruar nga dera e pasme e biznesit me motor. Më pas, njëri prej tyre, veshur me një jelek fosforeshent, me maskë farmaceutike dhe skafandrën e motorit në kokë, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të biznesmenit.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka qëlluar të paktën shtatë herë me silenciator. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

3 VITE ME PARE

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Lala zbardh pistat: Dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje, gjithçka nisi pas eliminimit të të vëllait nga fisi Balaj

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Lokali ku u vra Ardian Nikulaj

TIRANË- Klodiana Lala deklaroi se një nga pistat ku po heton prokuroria për vrasjen e biznesnit dhe eksponentit politik Ardian Nikulaj është hakmarrja. Teksa raportonte për News24 nga lokali ku ndodhi vrasja, Lala thotë se gjithçka ka nisur në momentin që është vrarë vëllai i Nikulajt, në vitin 2000. Gazetarja shtoi se vëllai i Nikulajt është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj që ka sjellë vijimin e përplasjeve. Sipas saj, nga fisi Palaj janë vrarë dy persona më pas, ngjarje që nuk janë zbardhur, por që dyshohet se kanë sjellë dhe atentatin e sotëm.

"Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë njëra prej tyre është edhe gjakmarrja. Pra e ka pasur të qartë shënjestrën e tij. Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë njëra prej tyre është edhe gjakmarrja. Në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulaj është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj. Një përplasje mes dy fiseve e njohur në qarkun e Lezhës, më pas nga fisi Palaj janë vrarë dy persona, ngjarje kjo e pazbardhur”, tha gazetarja Lala.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka qëlluar të paktën shtatë herë me silenciator. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. 51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Jam i tronditur!

 

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Pjerin Ndreu

 

LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Pjerin Ndreu u shpreh se një ngjarje e tillë ka tronditur vendin, ndaj edhe ka kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes. 

"I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shëngjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak! Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë! Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autoret e kësaj ngjarje te shëmtuar! Shpreh ngushëllimet e mia familjes se tij dhe të afërmeve për këtë humbje kaq tragjike!,"-shkruan Pjerin Ndreu.

Ardian Nikulaj, 51-vjeç, është i renditur i 23-ti në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë. Më herët, ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Sociakdemokrate. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 ai ka qenë kandidat për deputet në radhët e PSD, së Tom Doshit, e po ashtu më herët ka mbajtur edhe postin e kreut të Aluizmit në Lezhë. Por deri në vitin 2003, Nikulaj mbante mbiemrin Marku ndërkohë që më pas e kishte ndërruar dhe mbante mbiemrin me të cilin njihej dhe sot.

3 VITE ME PARE

U vra sot, Ardian Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar, autori e qëlloi shtatë herë në kokë e trup

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Ardian Nikulaj (Marku)

SHËNGJIN- Zbardhen të tjera detaje nga atentati në Shëngjin! Biznesmeni Ardian Nikulaj (Marku) që u ekzekutua sot në Shëngjin lëvizte me makinë të blinduar. Kjo gjë, sipas raportimeve, tregon se Nikulaj i druhej ndonjë atentati të mundshëm.

Ai ndodhej i vetëm në lokalin e tij kur dy autorët u afruan me motor. Njëri prej tyre, veshur me një jelek fosforeshent, me maskë farmaceutike dhe skafandrën e motorit në kokë, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të biznesmenit.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai ka qëlluar të paktën shtatë herë me silenciator. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulajt, 51-vjeçari u vra me silenciator

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Vendi ku u vra Ardian Nikulaj

SHËNGJIN- Biznesmeni dhe kandidati për këshillin bashkiak në Lezhë, Ardian Nikulaj është vrarë nga të paktën dy persona. Mësohet se autorët janë afruar me motor në lokalin ku ndodhej 51-vjeçari dhe një prej tyre, me skafandrën që e mbantë në kokë është futur brenda dhe qëlloi me pistoletë me silenciator në drejtim të Nikulajt.

Deri më tani raportohet se 51-vjeçari është qëlluar të paktën dy herë, por pritet që të zbardhen më shumë detaje me vijimin e hetimeve.

51-vjeçari rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Ky është momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Momenti i vrasjes

LEZHË- Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral”, në biznesin e tij teksa po konsumonte një kafe.

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Momenti i vrasjes

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor. Ndërkohë që në sfond duket dhe një person i moshuar, që ka mbetur i shtangur duke parë të gjithë skenën e vrasjes para syve të tij. Megjithatë nuk është identifikuar se kush është personi në foto, e nëse ka ndonjë lidhje me viktimën apo ka qëlluar rastësisht aty në momentin e vrasjes.

3 VITE ME PARE

Berisha&Basha e kishin në SHËNJESTËR! Përse akuzohej biznesmeni Ardian Nikulaj që u vra sot. AKUZAT për krime dhe vjedhje votash

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Sali Berisha dhe Ardian Nikulaj

LEZHË- Sot në Shëngjin të Lezhës është ekzekutuar me armë zjarri nga dy persona, Ardian Nikulaj, personazh i njohur për zonën por edhe për politikën. Përveçse ndër vite ka mbajtur poste të rëndësishme, si psh. kreu i Aluiznit, ka pasur edhe shumë akuza nga figura të larta të Partisë Demokratike. Në vitin 2017, kryedemokrati Sali Berisha e akuzonte si një person të lidhur me kriminelët dhe me vrasësit, duke i renditur veprat kriminale që kishte në "kurriz". Madje bëri me dije dhe ndryshimin që i kishte bërë mbiemrit nga Marku në Nikulaj. 

POSTIMI I PLOTË:

Ne regjimin e banditokracise kriminelet dhe vrasesit jane ne krye te listes! Qytetari dixhital denoncon drejtorin e Aluiznit ne Lezhe, Ardjan Nik Ulaj si: -Person me dosje te hapur per vrasje; Person i denuar ne Itali per shitje te lendeve narkotike; -Person i denuar me vendim gjykate per armembajtje pa leje; -Person qe ka ndryshuar emrin nga Ardjan Nik Ulaj ne Ardjan Marku! I bej thirrje prokurorise se shtetit te verifikoje me pergjegjesi te larte informacionin e qytetarit dixhital dhe vertetesin e tij. "Doktor Sali Berisha te urojm shendet e Jete sa me te gjate jemi Demokrate nga qyteti Lezhes.Ne lezhe na mbyten Kriminelet dhe vrasesit e kesaj qeverie , boll Po largon ti zoti Berisha Po perseri dalin shume te tjere,nje nder ato eshte .Ardjan Nik Ulaj ,i cili e ka nderruar mbiemrin .dhe e ka kthyer ne.Ardjan Marku. Ky person ka qen i denuar dy her per arme mbajtje pa leje me vendim gjykate.ka nje DOSJe te hapur ne policin e Lezhes te cilen e ka per vrasje .eshte l denuar e dhe ne Itali per shitje te lendeve narkotike. Sot eshte Drejor i Aluizmit Ne Lezhe. I vene ne poste te rendesishme nga vete EDI Rama ,Arben ndoka edhe Ardjan Nik Ulaj .i ke perdite per dreka dhe darka me deputet te partise Socialiste,dhe me drejtues te policise se Lezhes?j Kemi besim vetem tek ti Zoti Berisha,jemi me ty gjer ne vdekje .se keta kriminel te Edvin Rames spo na lene te bejm fushate te ndershme te cilet kan mbushur malet Lezges me Hashash i cili Drejtori vrases dhe trafikant i Aluizmit te Lezhes Nuk ka plotesuar as formularin e Dekriminalizimit ?zoti Berisha do jemi gjithmone mbas teje ashtu sikur edhe ti Nuk na ke lene tash 26 vjet. Vetem tek ty kemi te ardhme. rrofsh sa malet o lideri yne." "Pershendetje doktor BERISHA ! Pjesemarrja e lire ne takime politike eshte e drejte e cdo njeriu .Por kjo ne shumicen e rasteve po ndodh dhunshem.Sot nxenes te shkolles se mesme 'Sabah Sinani ' te qytetit te Pukes jane detyruar te marrin pjese ne takimin e organizuar nga partia socialiste me deputetet Ditzi Bushati e Pjerin Tenderi ne kuader te vjedhjes me cdo kusht te votave ne favor te R ilindjes.Pjesemarrja e detyruar eshte organizuar nga drejtueset mediokre te shkolles ,drejtoresha Angjelina Paloka e n/drejtoresha Jorgjie Dodani te cilat pasi kane nxjerre nxenesit nga mesimi jane kujdesur qe te gjithe te jene pjesemarres duke survejuar hipjen e tyre ne autobuset qe do t'i dergonin te lokali 'SH&SH 'ku do behej takimi .Nderkohe qe nxenesit qe kane marre pjese (ose prinderit e tyre)ne protesten e 18 shkurtit jane kercenuar me vleresime te uleta ne mesime .Kjo eshte pasqyra e vertete e reformes se Lindites se Edi masshtruesit .Ky eshte shteti qe nuk duam. Te lutem anonim!

Por akuzat ndaj tij nuk mbaruan me aq. Në vitin 2021, ish-kreu demokrat, Lulzim Basha nga Lezha, ritheksoi se krimi zgjedhor kryehet nga Edi Rama dhe Tom Doshi, por përmendi edhe emrin e viktimës së sotme, duke e cilësuar si një nga komponentët kryesorë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2 viteve më parë. 

"T’i marrin nderin, të ardhmen fëmijëve tanë, prindërve tanë. E tyre është Shqipëria? E tyre është Lezha? I kanë bërë llogaritë gabim edhe Pjerin Nderu, edhe Ndrec Deda, edhe Arben Ndoka, edhe Ardian Nikulaj, edhe ushtarët e tyre. Regjimi Rama-Doshi nuk do të ketë paqe asnjë çast derisa vala e ndryshimit që kemi ngritur së bashku ta përmbysë. Me të vërtetë ndeshja ndalon kur bëhet një faull, meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit, siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu ndonëse unë nuk shquhem, ka kohë që nuk e ndjek dot aq sa dua, por e dimë që kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja. Jepet karton i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Me 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po e ngrenë dhe do i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar,"-tha Basha.

Megjithatë paravarëisht akuzave të tyre, kurrë nuk është hetuar nga Prokuroria, ose të paktën, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar që e konfirmon hetimin. 

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i biznesmenit/ Deklarata e FORTË e Palokës: Vrasje politike! Ishte mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se vrasja që ndodhi ditën e sotme në zonën e “Ranës së Hedhun”, ka prapaskenë politike. Për mediat, ai u shpreh se Ardian Nikulaj, në këto zgjedhje ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.

Mendoj se vrasja ka qëllim poliitk. Në këto zgjedhje ai ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashë Fitojmë” megjithatë nuk dua të flas më tepër sepse duhet të kem informacion”, tha Paloka.

Çfarë ndodhi sot?

Persona ende të pa identifikuar ekzekutuan ditën e sotme me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulajn, 51 vjeç. Ai po qëndronte në një lokal në pronësi të tij në zonën e shëtitores, në hyrje të Shëngjinit, kur u ekzekutua nga persona ende të panjohur. 

Autorët dyshohet se ishin dy dhe po lëviznin me motor, kur zbrazën breshëri plumbash ndaj 51-vjeçarit. Nikulaj ka disa hotele në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun dhe se është një emër i njohur në zonë. 

Nikulaj po ashtu rezulton se në 2021 ka qenë kandidat për deputet në radhët e PSD. Ai ka qenë kandidati numër 1 në listën e Partisë Social Demokrate ku ka marrë 97 vota. Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, Nikulaj ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

EKZEKUTIMI i Nikulajt/ Autori me jelek të verdhë fosforeshente dhe skafandër në kokë, udhëtoi me Range Rover me targa angleze

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Ardian Nikulaj

LEZHË- Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip Range Rover me targa angleze ngjyrë të zezë.

Deri më tani raportohet se autorët janë treguar të kujdesshëm duke mos lënë gjurmë. Ndryshe nga herët e tjera, autori ishte veshur me uniformë shërbimi policie ngjyrë blu, si dhe kishte skafandër në kokë për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.

Pas krimit, autorët dyshohet se janë larguar nga zona me motoçikletë.

51 vjeçari, në vitin 2021 kishte kandiduar për postin e deputetit nën partinë e PSD-së, ndërsa gjithashtu rezulton kandidat në listën për këshillitarë bashkiakë aktualisht. Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Nikulajt në Shëngjin/ DETAJET- 51-vjeçari ishte i vetëm në lokal, vrasësit u larguan me motor pasi e vranë

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Ardian Nikulaj

LEZHË- Detaje të reja për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Viktima u vra në biznesin e tij afër pedonales së Shëngjinit rreth orës 13:30.

51-vjeçari ishte i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar me motorr.

Policia bën të ditur se janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

PROFIL/ Baba i 4 fëmijëve, me 2 emra dhe dosje penale! Kush është Ardian Nikulaj, "pashai" i PSD në Lezhë, në garë për këshillat bashkiakë

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Ardian Nikulaj (Marku)

LEZHË- Vritet në Shëngjin Ardian Nikulaj (Marku), ish-kandidat për deputet i PSD në zgjedhjet e vitit 2021. 51-vjeçari, i cili garonte në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë, u ekzekutua ditën e sotme brenda lokalit të tij në Shëngjin. Viktima, rezulton të jetë pronar i disa bizneseve, e një prej tyre është edhe hoteli dhe lokali 'Coral' në zonën e Ranës së Hedhun, si dhe është pronar i disa sipërmarrjeve të tjera.

Ardian Nikulaj ka ndërruar mbiemrin pasi në të shkuarën ka pasur atë 'Marku'. Biznesmeni i njohur në Lezhë, në të shkuarën ka qënë edhe Ish-kreu i Aluznit e në të shkuarën ka qënë i dënuar për disa vepra penale.

Ai rezulton i dënuar me 4 muaj burg, për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municioneve dhe për 'armëmbajtje pa leje'. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2003, dënim të cilin e ka deklaruar edhe në formularin e dekriminalizimit.

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen

Nikulaj, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e atentatit të kryer ndaj tij. Paraprakisht, dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOJA- U vra sot në Lezhë! Ky është ish-kandidati për deputet i Tom Doshit, Ardian Nikulaj  

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Ardian Nikulaj

LEZHË- Pasditen e sotme në zonën e Lezhës është vrarë Ardian Nikulaj, ish-kandidat i Partisë SocialDemokrate për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Dosja.al ka siguruar foton e tij.

Ardian Nikulaj është një personazh i njohur për zonën pasi u denoncua edhe nga ish-kryeministri, Sali Berisha, për blerjen e votave nga PSD ditën e dielë të votimeve, 25 prill 2021.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Shëngjin, viktima kandidoi për deputet në vitin 2021 në partinë e Tom Doshit

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Policia

LEZHË- Viktima në Shëngjin është identifikuar si Ardian Nikulaj. Babai i 4 fëmijëve u vra ditën e sotme në afërsi të Portit në Shëngjin. Ai rezulton të jetë ish-kandidati për deputet i PSD-së, të Tom Doshit në Lezhë, për vitin 2021.

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen

Deri më tani nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj vrasje. Ajo që dihet është se Nikulaj është biznesmen i njohur, pasi ka në pronësi disa biznese të njohura në Shëngjin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasje në Shëngjin/ Të shtëna me armë zjarri një lokal pranë portit, vritet Ardian Nikulaj

Vritet ish-kandidati i Tom Doshit në Lezhë, Ardian Nikulaj biznesmen
Ardian Nikulaj

LEZHË- Vrasje në Lezhë viktima është Ardian Nikulaj, eksponent i rëndësishëm për qytetin e Lezhës. Nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.

 

lezhe ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet