Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Prokuroria nuk e ka të qartë nëse Martinaj e ka inskenuar apo mund të ndodhen para një ngjarje kriminale
TIRANË- Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim i mundshëm, pasi nuk ka asnjë të dhënë deri më tani për vendndodhjen e Ervis Martinajt. Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala prokuroria nuk e ka të qartë nëse Martinaj e ka inskenuar apo mund të ndodhen para një ngjarje kriminale.
Më tej gazetarja u shpreh se kjo është një ngjarje e një natyre të veçantë dhe komplekse për policinë.
“Ditët e fundit një grup i posaçëm i hetimit ku janë përfshirë ekspertët më të mirë janë duke u zhvilluar kontrolle në disa baza në Fushë-Kuqe, Fushë Krujë, Durrësit dhe Vlorës, aty ku mendohet se Martinajt kishte njerëz që mund ta strehonin. Po ashtu janë marrë në pyetje personat që mund të kishin kontaktet me Martinajt, në kohën kur ai ishte ne arrati”.- tha Lala.
Lala tregoi se personi i cili ka informuar familjarët që ka humbur kontaktet ndodhet në Dubai dhe policia nuk ka mundur që të marrë një dëshmi në lidhje me ngjarjen.
Hetimet për zhdukjen e Martinaj nisën pas denoncimit në policinë e Kurbinit të xhaxhait të tij Faik Martinaj, i cili tha se kishte humbur kontaktet me nipin dhe dyshonte se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur për shkak të konflikteve që ka me grupe të ndryshme kriminale.
Kallëzimi i xhaxhait: “Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të”.
Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Por që rrëfimi i Dumanit mjaftoi që ndaj Martinajt të ngrihej akuza.
Policia Gjirokaster GJIROKASTËR- Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi ka kanosur një efektiv policie, teksa ky...
Foto ilustruese TIRANË- Ndërkohë që Tirana dhe pjesa qëndrore e vendit është nën valën e temperaturave të...
Alket Islami TIRANË- Alket Islami ka bërë të ditur se vija bregdetare është e mbushur plot, që nga Velipoja e deri n&eum...
Momenti kur jepet ndihma e pare SARANDË-Mbrëmjen e djeshme, në shëtitoren e Sarandës iu dha ndihma e parë një turisteje ...
Policia TIRANË- Një e mitur është raportuar e zhdukur në kryeqytet. Policia informon se 16-vjeçarja me inicialet E.K, ë...
Policia TIRANË- Elinta Garo është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor. 29-vjeçarja, p&eu...
Morine KUKËS- 53-vjeçari Blerim Bekqeli është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar....
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANË- Aksidenti rrugor i cili la pas 3 persona të lënduar te 'Kodra e Diellit' në Tiranë u shkaktua ng...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi organizonin në lokalet e tyre lojëra fati. Në pranga janë vendosur Ndri&...
Flori te rreme ELBASAN- Dy italianë, të identifikuar si Fortunato Maddaloni, Riccardi Gennario janë arrestuar nga policia e Elbasanit p...