Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike. Në deklaratën për media, kreu i policisë Tiranë Tonin Vocaj bëri me dije është evidentuar një vilë e përshtatur për prodhim kanabisi. Për rrjedhojë në pranga janë vënë:
- Ervin Prifti alias Ervin Beti alias Ervin Preni, 29 vjeç, banues në Tiranë;
- Artan Muça, 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;
- Gentian Muça, 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro. Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare. 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë.
Deklarata:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, deklaratë për shtyp për finalizimin e 2 operacioneve nga strukturat e DVP Tiranë. Jam sërish këtu me ju, për të bërë prezente rezultatet e 2 operacioneve të zhvilluara 12 orët e fundit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes të pronës. Gjatë këtyre 2 operacioneve u evidentua një vilë e përshtatur për kultivim kanabisi, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit cannabis sativa me vlerë rreth 100 000 euro, u sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, 1 granatë, si dhe u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, më konkretisht;
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SHTËPIA JESHILE”. Për finalizimin e këtij operacioni, strukturat e Policisë kanë përdorur edhe një mjet inteligjent dron. Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë në fushën e kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, dhe të tregtimit të tij, në qytetin e Tiranës. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë, lëndë narkotike të llojit kanabis, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal.
Si rezultat i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe lokalizimi i ambienteve që ishin përgatitur për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis. Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Shtëpia jeshile”, në kuadër të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- E. P. alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;
- A. M., 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;
- G. M., 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro. Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë. Ky operacion është bërë i mundur falë dhe bashkëpunimit me DVP Durrës.
TIRANE- "Dosja" ka mundur të mësojë se gjendja e tyre shëndetësore pas horrorit që përjetuan është jashtë rr...
Foto ilustruese TIRANË- Një ditë pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës që vendosi të pezullonte vendimin p&eu...
Anija me nafte ruse DURRËS- Aleksei Smaznov, kapiteni i anijes që u bllokua me 22 mijë e 500 ton naftë rusenë Portin e Durrës...
Pamjet e ndalimit te Gjoleke Pazajt FIER- Gjolekë Pazaj, 67 vjeç është arrestuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim ...
Dosja.al TIRANË- Sot, lajmi kryesor në shumicën e mediave është masakra e Paskuqanit, ku 40 vjeçari Dan Hutra vrau 3 g...
Foto Ilustruese TIRANË- Shoqata Kombëtare e Autoshkollave ka bërë një reagim pasi Autoriteti i Konkurrencës urdhëron nda...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se Dan Hutra, personi që bëri një masakër në Tiranë një dit&eum...
Kukës/Kontrolle intensive nga shërbimet e DVP Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë p&...
Foto ilustruese TIRANE- Koncesionarët që mbledhin paratë e kalimit në Rrugën e Kombin fitojnë para edhe nga kursi i këmb...
Mozaiku i Tiranës TIRANË- Mozaiku i Tiranës do të kthehet në biznes. Në disa foto të publikuara nga faqja ‘Lolita&...