Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis
LEZHË- Operacioni i koduar 'Linja' ka zbuluar transportin e lëndës narkotike të llojit kanabis në një autobs. Në pranga ka përfunduar 43-vjeçari, Alban Ismalaj, shofer në autobusin e linjës ‘Tiranë – Tropojë'. Sipas forcave blu, gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike. Pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shoferi i autobusit, banues në Tropojë. Ismalaj do të akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Linja". Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Drogë e përpunuar si çokollatë, nga Tirana në drejtim të Tropojës, me autobus, Seksioni i Antidrogës në DVP Lezhë bllokon autobusin, sekuestron 15 pako me kanabis në formë çokollate dhe vë në pranga drejtuesin e autobusit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se në pjesën e bagazheve, në autobusin e linjës “Tiranë – Tropojë”, kishte lëndë narkotike të përpunuar si çokollatë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Linja".
Gjatë këtij operacioni, në Kurbin, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike dhe pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shoferi i autobusit, shtetasi A. I. 43 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të Policisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
SHKODËR- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shprehur "indinjatën e thellë" të saj për...
Mjeke ITALI-Skandal në Itali. Prokuroria italiane ka goditur një rast abuzimi dhe mashtrimi me kostume anti-Covid, për të cilat ishte b...
Pamje nga call center TIRANË- Enrik Shehi, Armend Haxhiu, Igli Isufaj, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e shtetit. Ndalimi i t...
Namazi DURRËS- Besimtarët myslimanë po festojnë Kurban Bajramin, festën që simbolizon dashurinë dhe devotshmërin&eu...
Policia TIRANË- Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dh...
Foto ilustruese FIER- Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kanal me ujë në fshatin Vidhishtë...
Armet TIRANË- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e shtetit pasi iu është zbuluar arma të cilën e pose...
Falja TIRANË- Besimtarët myslimane kanë falur këtë mëngjes Kurban Bajramin në sheshet qendrore dhe xhamitë në ...
Policia ne Itali ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm penalë, është arrestuar nga karab...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al, shqiptarja.com dhe Oranews kanë në faqe ...