LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit në lokal, fqinji i shkon te shtëpia dhe 'e masakron' me kaçavidë, viktima mbrojti kushëririn

•Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak para mesnatës në Bulqizë, ku një 26-vjeçar i identifikuar me emrin Dritan Manjani është vrarë me kaçavidë. •Mësohet se krimi ka ndodhur në fshatin Shupenzë, ndërsa policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin Dorjan Dema 30-vjeç. •Manjani dhe Mema ishin komshinj dhe prej kohësh dyshohet se kanë patur përplasje verbale, pasi ata e thërrisnin njeri-tjetrin me nofka. •Gjithçka nisi pas një konflikt në një lokal të fshatit ku viktima dhe autori kanë qëndruar deri vonë të shoqëruar nga banorë të tjerë të zonës. •Më pas autori, Dorjan Dema ka shkuar në shtëpinë e fqinjit me kaçavidë për t'u sqaruar, por situata ka dalë jashtë kontrollit.• Dema kërkonte të goditse kushëririn e Manjatit, por ky i fundit është përpjekur ta mbrojë nga sulmi duke i dalë para autorit i cili e ka goditur 26-vjeçarin me kaçavidë. •Si pasojë e plagëve ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje familjen e autorit.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Vrau me kaçavidë 26-vjeçarin në Shupenzë, ky është autori 30-vjeçar Dorjan Dema

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit
Autori Dorian Mema

BULQIZË- Personi që shihni në foto është Dorjan Mema, 30-vjeçari i cili u arrestua si autor i vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjani mbërmjen e djeshme në Shupenzë të Bulqizës. 

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit
Dorjan Dema

Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës. Një konflikt mes dy fqinjëve, të cilët bullizonin njëri-tjetrin, duke përdorur nofka ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ku një i ri humbi jetën pasi u përpoq që të parandalonte përplasjen fizike. Autori Dorjan Dema është arrestuar, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje.

2 VITE ME PARE

E thërrisnin njëri-tjetrin me nofka/ DETAJE nga vrasja në Bulqizë, 26-vjeçari 'bullizohej' nga komshiu, u vra teksa mbronte kushëririn

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit
Pamje nga vendngjajrja

BULQIZË- Zbardhen detaje nga krimi që tronditi Bulqizën, ku humbi jetën një 26-vjeçar, i identifikuar si Dritan Manjani. Autori i vrasjes Dorjan Mema është vënë në pranga nga policia, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit. 

Manjani dhe Mema jetonin në fshatin Shupenzë dhe prej kohësh dyshohet se kanë patur përplasje verbale, pasi ata e thërrisnin njeri-tjetrin me nofka. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak orë para mesnatës, ku konflikti fillimisht ka nisur në një kafe të zonës. Më pas autori Mema ka shkuar në shtëpinë e fqinjit me kaçavidë për t'u sqaruar, por situata ka dalë jashtë kontrollit. 

Mema kërkonte të goditse kushëririn e Manjatit, por ky i fundit është përpjekur ta mbrojë nga sulmi duke i dalë para autorit i cili e ka goditur 26-vjeçarin me kaçavidë. Si pasojë e plagëve ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. 

2 VITE ME PARE

'Ishin duke pirë në tavolina të ndara'/ Banori, për vrasjen në Bulqizë: Me Dritanin piva kafe! Sherri filloi në lokal

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit
Dëshmia e banorit të fshatit Shupenzë

BULQIZË- Një banor i fshatit Shupenzë, aty ku mbrëmjen e djeshme u vra 26-vjeçari Dritan Manjani ka treguar disa rrethana ndryshe të ngjarjes. Ai tha se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin, në të njëjtin lokal ishte edhe viktima. Banori pretendon se sherri mes dy të rinjve ka nisur në lokal dhe se sipas tij disa orë para mesnatës 26-vjeçari është vrarë me thikë. 

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjys e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit. 

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Pas kafes në lokal u zunë në hyrje të fshatit Shupenzë, si ndodhi vrasja e të riut Dritan Manjani? Del FOTOJA e viktimës

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit
Vrasja në Bulqizë

BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçarit Dritan Manjanit në Bulqizë, i cili sipas hetimeve paraprake rezulton se është vrarë me kaçavidë. 

Ngjarja ka ndodhur pak orë para mesnatës në fshatin Shupenzë. Autori i krimit, Dorjan Dema dhe viktima kanë qenë në të njejtin lokal deri në orët e vona të darkës dhe pasi kanë dalë janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja lidhet me konflikte të vjetra mes dy personave, por nuk dihet ende motivi që e çoi 30-vjeçarin Dorjan Dema të vriste me kaçavidë Manjanin. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  

2 VITE ME PARE

“Dil or djalë se mos ke zënë rrugë…”/ Krimi në Bulqizë, fjalët e fundit që i tha nëna 26-vjeçarit. Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit
Dorjan Dema

BULQIZË-  Një nga fqinjët ka treguar detaje nga krimi i rëndë në Shupenzë ku 30-vjeçari Dorjan Dema vrau me kaçavidë të 26-vjeçarin Dritan Manjani. Në rrëfimin e tij para mediave, fqinji është shprehur se autori i ka shkuar tek banesa për ta qëlluar, ndërsa vetë e ëma e viktimës ka qenë personi i fundit që e ka parë gjallë të birin. 

“Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Ai ka qenë flori, atij edhe po t'i bije nuk kthente dorë. Nuk kanë pasur konflikte, nuk kanë qenë problematikë. Kanë qenë duke pirë në lokal, e ka parë një djali im duke pirë atje. Dy makina kanë ardhur mbrapa, janë kthyer dhe atëherë e kanë thirrë atë djalin duke i rënë në telefon, ka dalë jashtë dhe atëherë...Tek shtëpia e kanë vrarë. I kanë parë 2 makina. Nëna e vetë i ka thënë dil Dritan se mos ke zënë rrugën. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi.

Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme. Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë. I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje. Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin. Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina , thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë,"-tha ai.

Vrasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës. Një konflikt mes dy fqinjëve, të cilët bullizonin njëri-tjetrin, duke përdorur nofka ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ku një i ri humbi jetën pasi u përpoq që të parandalonte përplasjen fizike. Autori Dorjan Dema është arrestuar, ndërsa familja e tij është marrë në mbrojtje.

2 VITE ME PARE

ME VIDEO-I riu vrau bashkëfshatarin e tij, Policia e Bulqizës merr në mbrojtje familjen e autorit

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit
Pamje nga Bulqiza

BULQIZË- Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje banesën e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjani. Banesa ndodhet në fshatin Homesh të Bulqizës, atje ku banon edhe viktima.


Sikurse duket në videot e siguruara nga Dosja.al, punonjës të Policisë qëndrojnë para portës së banesës së autorit,për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve. Autori u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Vrasja e 26-vjeçarit në Bulqizë, autori e goditi disa herë me kaçavidë, shkak një konflikt i vjetër (EMRA)

'Bullizmi' vret 26-vjeçarin në Bulqizë/ Pas sherrit
Foto ilustruese

BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 26-vjeçarit Dritan Manjani në fshatin Shupenzë të Bulqizës. Mësohet se i riu është qëlluar për vdekje disa herë me kaçavidë nga autori i identifikuar si Dorjan Mema. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen. 

dritan manjani dorjan mema

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit