16 Nëntor 2022, 10:43
Nga a.l
Faik, Shkëlzen dhe Eglantina Buci
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje e ndodhur 10 vite më parë në Malin me Gropa. Pas ankimimit të vendimit të Shkallës së Parë, trupa gjykuese e Apelit ka vendosur që të hedhë poshtë pretendimet e të shpallurve fajtorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012 dhe u zbardh dy vite më parë, pasi në zonën e njohur si Mali me Gropa u gjet skeleti i groposur që pas ekzaminimit rezultoi se i përkiste Eglantina Bucit. Hetimi zbardhi edhe dinamikën e vrasjes, e cila ka nisur me thirrjen që i vëllai, Shkëlzeni i ka bërë Eglantinës për të konsumuar një kafe. Ata shoqëroheshin nga një shoku i Shkëlzenit. Rrugës për te Mali me Gropa, 23-vjeçarja e kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhet. Në këtë moment, i vëllai nxorri pistoletën dhe e qëlloi me një plumb. Pas 8 vitesh, shoku i Shkëlzenit, një person i cili ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë rrëfeu para hetuesve gjithçka dinte për këtë ngjarje të rëndë. Me dëshminë e tij u arrestua edhe Faiku, ndërsa shoku akuzohet se i ka ndihmuar babë e bir për të vrarë dhe fshehur trupin e vajzës te Mali me Gropa.
Por si u provua se ishte Eglantina? Eshtrat e skeletit u dërguan për ekzaminim në Kosovë, nga ku u përftua një material gjenetik i përputhshëm me ADN-në e nënës së Eglantinës nga ku u provua se skeleti ishte i të resë. Arsyeja e vrasjes makabre dyshohet se lidhet me mosdakordësinë që babë e bir kishin me largimin pa dëshirë të 23-vjeçares për të jetuar me të dashurin e saj./ Dosja.al
zbardhet vrasja e eglantina bucit
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 10:31
A.B
Armet e sekuestruara
DIBËR- Autori i plagosjes së 15-vjeçarit në Dibër është arrestuar. Në pranga ka përfund...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 10:27
d.a.
Kledi Sulollari
GREQI- Zbardhen zhvillimet në rastin e tentativës për përdhunim të 20-vjeçares në Nicë nga shqipt...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 10:19
d.a.
Droga e kapur
GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Ierapetrës në kryeqytetin grek për tr...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 10:16
A.B
Banorja
TIRANË- Banorët e Bërxullës protestuan ditën e sotme përballë kryeministrisë për projektin e rrugë...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 10:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ka një sinjal, ndaj Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në portin e Durrësit dhe po ushtron kontrolle p...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 09:57
A.B
Policia
PORTUGALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Portugali, pasi janë skeduar për disa vjedhje, mes tyre dhe një makin&...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 09:56
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masë...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 09:50
A.B
Dhunimi
TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa ndaj gruas e cila dhunoi një burrë në vijat e bardha. Në pranga ka p&eum...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 09:47
k.m.
Edi Rama dhe Suella Braverman
BRITANI E MADHE- Ministrat po shqyrtojnë anashkalimin e ligjeve ndërkombëtare për të lejuar Britanin...
Aktualitet
16 Nëntor 2022, 09:41
A.B
Mimoza Ahmeti
TIRANË-Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë pune publike për shkak të ndërtimit pa leje t&eum...