LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkohet sekuestroja e hotelit "Te Diella" në Lezhë, si u bë tjetërsimi i pronave në Kune-Vain, bashkëpunimi me zyrtarët

Ndër personat që dyshohet të kenë përfituar tokë, nëpërmjet dokumentave të falsifikuar, më shumë se sa u ka takuar në bazë të normës për frymë janë familja e Lesk Palokës, familja e Preng Laskajt, familja e Kol Ndue Nikollit, familja e Preng Lukës, familja e Tom Vukajt, si dhe familja e Lek Ndue Zefit.

13 Dhjetor 2022, 16:51 Nga F.M
Kërkohet sekuestroja e hotelit "Te Diella" në Lezhë, si
Te Diella

LEZHË- Hoteli "Te Diella" është vënë nën sekuestro në Lezhë. Mësohet se hoteli në fjalë rezulton se është i regjustruar me dokumente të falsifikuara në emër të Ndue Pal Loshit. Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë, bëhet me dije se kërkesa për vënien nën sekuestro të hotelit është bërë gjithashtu për faktin se ai është ndërtuar në një zonë të mbrojtur. Hetimi filloi më datën 27 shtator 2017, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Ardian Mlika kanë regjistruar procedimin penal nr.764/2017 + 765/2017 + 39/2018 për veprat penale të “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim të detyrës” të parashikuar nga nenet 186 dhe 248 te Kodi Penal. Por ‘Te Diella’ nuk është i vetmi.

Nga hetimi i zhvilluar në lidhje me këtë procedim penal ka rezultuar e provuar se: Punonjës të administratës shtetërore kanë favorizuar regjistrimin e pasurive të paluajtshme për disa shtetas të cilët kanë përfituar në mënyrë të paligjshme prona shtetërore në zonën e bregdetit nëpërmjet përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara. Sasia e pronave që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme, është rreth 200 dynym në bregdetin Kune Vain. Ndër personat që dyshohet të kenë përfituar tokë, nëpërmjet dokumentave të falsifikuar, më shumë se sa u ka takuar në bazë të normës për frymë janë familja e Lesk Palokës, familja e Preng Laskajt, familja e Kol Ndue Nikollit, familja e Preng Lukës, familja e Tom Vukajt, si dhe familja e Lek Ndue Zefit.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARE LEZHE KË R K E S Ë “PËR VENDOSJEN E SEKUESTROS PREVENTIVE”:

Në Lezhë, sot me datë 14.11.2022. Unë Erjon SHEHAJ, Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, pasi studiova aktet e proçedimit penal me nr. 764 të vitit 2017, që bënë fjalë për veprat penale të “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 i Kodit Penal.

K O N S T A T O V A:

Me date 27.09.2017, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se pare Lezhe mbi bazen e referimit nga policia gjyqsore, si dhe mbi bazen e kallzimit te shtetasit Ardian Mlika kane regjistruar procedimin penal nr.764/2017 + 765/2017 + 39/2018 per veprat penale te “Fallsifikim te dokumentave” dhe “Shperdorim te detyres” te parashikuar nga nenet 186 dhe 248 teK.Penal. Ketij procedimi i jane bashkuar dhe materialet referuese te ardhura nga Drejtoria Vendore e policise me shkresat Nr 164 prot date 12.01.2018, Nr .289/1 prot date 30.01.2018, Nr846 prot date 21.02.2019 dhe Nr. 288 prot date 23.01.2018.

Nga hetimi i zhvilluar ne lidhje me kete procedim penal ka rezultuar e provuar se: Punonjes te administrates shteterore kane favorizuar regjistrimin e pasurive te palujtshme per disa shtetas te cilet kane perfituar ne menyre te paligjshme prona shteterore ne zonen bregdetit nepermjet pergatitjes se AMTP-ve shtese dhe te fallsifikuara. Keto prona shteterore jane regjistruar ne ZVRPP me qellim tjetersimin tyre nepermjet shitjeve te njepasnjeshme, disa prej te cilave fiktive, me qellim humbjen e vemendjes nga perfituesi fillestar i prones.

Sasia e pronave qe dyshohet se jane perfituar ne menyre te paligjshme, eshte rreth 200 dynym, prona keto te gjitha ne bregun detit, me vlera te larta per turizmin, bregdeti Kune Vain. Nder personat qe dyshohet te kene perfituar toke, nepermjet dokumentave te fallsifikuar, me shume se sa u ka takuar ne baze te normes per fryme, referuar ligjit 7501 date 01.08.1991 “Per ndarjen tokes” jane si familja e Lesk Paloka, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 13 760 m2, familja e Preng Laskaj, ka poseduar 3 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 27 100 m2, familja e Kol Ndue Nikolli, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 17 366 m2, familja e Preng Luka, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 21 100 m2, familja e Tom Vukaj, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 12 600 m2, Familja e Lek Ndue Zefi, ka poseduar 2 AMTP , duke perfituar me teper toke me siperfaqen prej 18 000 m2. Tjetersimi i ketyre pronave eshte bere nepermjet regjistrimit te paligjshem te AMTP te fallsifikuara, te cilat nuk sherbejne si tittull pasi pasurite e regjistruara nuk jane te llojit “toke bujqesore” por ne regjistrat perkates te dates 01.08.1991 figurojne prona te llojit “pyll”, “kenete”, “ranishte” , “kullote”, “kanal”, te gjitha prone shtet.Disa prej pronave te regjistruara ne menyre te paligjshme me ligjit 7501 date 01.08.1991 “Per ndarjen tokes” jane: Pasuria nr. 105/1 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 8500 m2, regjistruar ne emrin e Domenika Ceraj;- Pasuria nr. 105/2 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 12870 m2, regjistruar ne emrin e Lesk Palokaj;- Pasuria nr.105/4 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 121766 m2, regjistraur ne emrin e Marjan Luka;- Pasuria nr. 105/6 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 21797 m2, regjistruar ne emrin e Viktor Laskaj;- Pasuria nr.105/3 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 21197 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata);- Pasuria nr. 105/14 ne ZK 1986 e llojit ranishte me siperafqe 2000 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata);- Pasuria nr.69/7 ne ZK 3351 e llojit ranishte me siperafqe 1870 m2, regjistruar ne emrin e Tom Nikoll Vulaj (Vata).

Per sqarimin e rrethanave te dobishme per hetimin eshte pyetur shtetasi Ardian Mlika i cili sqaron se ka lindur ne Lezhe por stergjysherit e tij kane pasur prona bashke me gjysherit dhe baballaret. Keto ndodhen ne fshatin Ishull – Lezhe, ne vendin e qujtur VAIN. Familja Mlika ka gjithsej 2500 dy. Kjo pasuri eshte e vertetuar me te gjithe dokumentat ligjore qe disponon arkiva e shtetit deri ne sot, si dokument trashegimie, dokument si zone e mbrojtur ne vitin 1940, dokumentin “Akt marrveshjen me firmen Italiane po ne vitin 1941, dokumentin e vitit 1945 ku familja “MLIKA” ja ka afruar ish pushtetit per ta perdorur me qira. Ne vitin 1946 qe eshte shpronesuar toka nga shteti, eshte vertetuar plotesisht se kjo prone i perket familjes MLIKA. Me ardhjen e reformave dhe levizjeve demokratike ne Shqiperi ne vitin 1991, familja MLIKA ka grumbulluar dokumentat per te vertetuar qe kjo prone eshte e tyre. Kjo prone eshte perfshire ne kthimin dhe kompensimin e pronave sipas ligjit 7698, dhe nje pjese e kesaj prone u eshte kthyer. Me vendimin nr 55 dt 15.04.1995 u jane njohur 1000 dy dhe kthyer 208 dy. Me vendimin nr 132 te Komisionit te Kthimit te Pronave na jane njohur 329 dylym, jane kthyer 2 dylym, te cilet jane kthyer ne zonen qe administrohet nga policia e shtetit, ne vendin e quajtur “Bilanci i Dulaxhit” ku ndodhet dy ndertesa qe ka sherbyer per policine e shtetit dhe akoma nuk u eshte dhene e drejta per ti blere atyre si pronar edhe pse shkresa ka shkuar ne Polici per ti privatizuar nga ana tyre, por jane kthyer sipas ligjit nr 7501 shtetasit Gani Mehmet Kolecaj me dokument te fallsifikuara. Ky shtetas aktualisht posedon gjithsej 33 dylym, nga prona tyre e trasheguar. Pronat tyre ndodhen ne ZK nr 1896, dhe e gjithe kjo zone kadastrale eshte zone mbrojtur. Ne prefekture ndodhet dosja tyre sipas kerkesave qe ato kane kerkuar. Ankesat jane here qe ne vitin 2010 me Prefekt z. Pal Daci, dhe sipas radhes deri me sot. I pari Prefekt qe ka vepruar per heqjen e prones Gani Kolecaj eshte Pal Dajqi, i cili eshte ankuar ne Gjykate dhe aktualisht ndodhet ne Gjykaten Administrative dhe nuk ka marre forme te prere. Nder vite nga ana e Prefektit jane marre dhe 3(tre) vendime te tjera nga ana e Prefektit Ndrec Deda , i cili ka kerkuar fshirjen e pronave te dhena mbi bazen e ligjit nr 7501, dhe nukkadijeni perrrugenqe ka ndjekur prefektura per keto vendime. Ne token tyre jane ndertuar objekte si ne zonen ZAJE jane 7- (shtate jndertime pa leje, ne zonen VAIN gjithsej 10 ( dhjete ) ndertime pa leje, si shembull mund te marre, objektin – Diella.

Ne cilesine proves materiale eshte sekuestruar dokumentacioni  qe ndodhet ne dosjen e lejes se ndertimit te dhene ne baze te vendimit n 30, dt 07.04.201, te Keshillit te Rregullimit te Territorit, Qarku Lezhe per ndertimin e objektit “Godine sherbimi 2kt  per sherbim ekoturistik, hotel restorant Diella. Nga keto akte rezulton se  kjo leje ndertimi eshte dhene ne kundershtim me ligjin pasi toka ku eshte ndertuar eshte toke shtet dhe ne zone te mbrojtur marredhenje me trualin , i cili bie mbi pasurine 163/3 me pronar te pavertetuar(shtet). Nga ana e kallezuesit Ardian Mlika eshte kallezuar se ne pasurine me nr 163/3 nga ana e shtetases Diella Loshi po kryhen punime te ndryshme si mbushje, hedhje te materialeve inerte ne ujrat siperfaqesore te lagunes me qellim per te zgjeruar aktivitetin e saj. Në këto rrethana, pasuria e paluajtshme me nr 163/11/ND, eshte fituar mbi bazen e nje leje ndertimi te dhene ne menyre te kundraligjshme, pa certifiakte pronesie per truallin ku eshte ndertuar dhe ne zone te mbrojtur. Pasuria me 163/3 toke shtet, po shfrytezohet ne menyre te kundraligjshme nga shtetesja Diella Loshi per te zgjeruar aktivitetine  saj. Duke qene se keto dy pasuri  janë produkt i veprimtarisë kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e vepravë penale për të cilën është regjistruar ky proçedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të Kodit të Proçedurës Penale.

K Ë R K O J

Vendosjen e sekuestros preventive për pasuritë e paluajtshme të poshtëshënuara.

163/11/ND, zona kadastrale nr. 1986, vol, 28, faqe 159, per ndertesen 755 m2, e ndodhur Lezhe , Ishull Lezhe dhe e rregjistruar në emër të shtetasit Ndue Pal Loshi.

163/3, zona kadastrale nr. 1986, pronar shtet.

 PROKURORI

Erjon SHEHAJ

ndue pal loshi hoteli te diella sekuestrohet hoteli te diella

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet