26 Prill 2023, 11:46
Nga I.A
Kruje
KRUJË- Parcela me kanabis janë gjetur mëngjesin e sotëm në Krujë. Mësohet se kanabisi i kultivuar është gjetur në fshatin Mafsheq. Kanabisi ishte i kultivuar në kubikë dhe ishte në proces mbirje. Gjatë operacionit 'Territor i pastër', policia ka sekuestruar 782 kubikë, ndërkohë që po punohet për të identifikuar autorët e mbjelljes së drogës.
Njoftimi i POlicisë:
Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”. Goditet që në fazë fillestare, një tjetër rast i tentativës për të kultivuar bimë narkotike. Komisariatit i Policisë Krujë, Stacioni i Policisë Fushë Krujë, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës dhe FNSH Tiranë, kontrolle intensive në kuadër të këtij operacioni, në zona të pyllëzuara të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Gjenden dhe sekuestrohen 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.
Si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional të koduar “Territor i pastër”, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale. Skuadrat policore të ngritura në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, konstatuan në një territor të fshatit Mafsheq, Krujë, një serë të improvizuar, brenda së cilës u gjetën 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje. Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Krujë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e rrethit, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike.
territor i pastër sekuestrohen 782 kukibe kanabis
Aktualitet
26 Prill 2023, 11:38
F.M
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
SARANDË- Një tjetër makinë është sekuestruar në Sarandë, në një par...
Aktualitet
26 Prill 2023, 11:35
I.A
Policia
POGRADEC- Një 30-vjeçar ësh5të arrestuar në Pogradec për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka r&eu...
Aktualitet
26 Prill 2023, 11:23
m.s
Foto Ilustruese
KAVAJË- Dy të rinj të moshës 27-vjeç, gjatë muajve mars dhe prill, kanë kyer 10 vjedhje të ndrysh...
Aktualitet
26 Prill 2023, 11:19
m.s
Traget
DURRËS- Moti i keq ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të linjës Durrës-Bari. Siç raportohet, kapiteneria ...
Aktualitet
26 Prill 2023, 11:00
m.s;f.m
Marsida Qaja
KAVAJË- Marsida Qaja, 33-vjeçarja që u bë protagoniste e kronikës së zezë në vitin 2019 pas vrasjes ...
Aktualitet
26 Prill 2023, 10:55
i.a;f.m
Air Albania
SHBA- Air Albania ka shtuar dy avionë të tjerë në flotën e saj, mjetet që i ka marrë me qira nga G...
Aktualitet
26 Prill 2023, 10:44
I.A
Kurani
TIRANË- Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit, me përmasat e vogla të barabarta me ato të nj&eu...
Aktualitet
26 Prill 2023, 10:45
F.M
Ardian Nikulaj
TIRANË- Personi që dyshohet se qëndron pas vrasjes së biznesmenit dhe eksponentit politik, Ardian Nikulaj, ësht&eum...
Aktualitet
26 Prill 2023, 10:36
I.A
Statistikat
TIRANË- Banka Botërore vëren se emigracioni masiv i shqiptarëve në kërkim të një jetë më t&eu...
Aktualitet
26 Prill 2023, 09:48
I.A
Policia
TIRANË- 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin e frkshëm ditën e djeshme në Tiranë është vë...