Rikthehet moti i keq në vend/ Shiu sjell rrëshqitje gurësh dhe përmbytje, dhjetëra fshatra në juglindje pa energji
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Moti i keq në Korçë/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, disa fshatra pa energji elektrike 25 Shtator, 11:35 ...
Fitorja e PS-së në Kukës, Majko: Na ka futur në borxh, do ja shpërblejmë me vepra 25 Shtator, 11:18 ...
Tensionet në veri/ Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës 25 Shtator, 12:10 ...
Vuçiç i prerë: Na vrisni të gjithëve po të doni, nuk do ta njohim Kosovën e pavarur 24 Shtator, 20:46 ...
Kompania 'DRICONOS' ka dhënë Duros 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.
TIRANË- Dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë pas Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe administratori i kompanisë 'DRICONOS' Vladimir Topi si dhe inxhinieri po i kësaj kompanie. Kompania 'DRICONOS' ka dhënë Duros 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës. Sipas njoftimit, ka qenë inxhinieri i kompanisë që ka dërguar shumë e parave prej 330.000 lekësh nga banesa e Topit dhe ia ka dërguar një gruaje, e cila bëri lidhjen me Duron.
Njoftimi i SPAK-ut:
Në vijim të njoftimit të datës 03.06.2023, informojmë se në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar në datën 03.06.2023 dhe 04.06.2023 urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Posaçme ndaj shtetasve V. T. dhe S. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nene 245 dhe 25 i Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore është krijuar dyshimi se vlera e përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasja J.D., me funksionin Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në shumën 330.000 lekë), është dhënë si ryshfet nga shtetasi V.T., administrator i operatorit ekonomik “Dri…” sh.p.k, me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.
Po ashtu, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin se shtetasi S. Sh., me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dri…..” sh.p.k, pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e shtetasit V. T., ja ka dërguar më pas shtetases L. Sh., e cila ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, J. D., kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme. Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin./Dosja.al
Foto Ilustruese VORË- Një makinë ka marrë flakë mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. M&eum...
Qytetaret VLORË- Shumë qytetarë në lagjen “Qeriba Derri” në Vlorë kanë dalë të protestoj...
Zjarrfikese DURRËS- Bari pranë urës së Dajlanit në Durrës ka marrë flakë mesditën e sotme. Mësohet s...
Basti i Fundit BULQIZË- Një 20-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë për organizim të lo...
Qendra Shendetesore BULQIZË- Qytetarë të tjerë në Bulqizë kanë shkuar në spital me shenja helmimi...
Kanabis MALËSI E MADHE- Një parcelë me kanabis është zbuluar ditën e sotme në Malësinë e Madhe. Mëso...
Pistoleta TIRANË- Një 25-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur me lëndë narkoti...
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të punës së saj për muajin Maj të këtij viti. Uniformat blu nj&...
Policia TIRANË- 4 persona kanë tentuar që të vjedhin një biznes në autostradën Tiranë-Durrës gjatë n...
Policia TIRANË- Dy drejtuesit e mjeteve që u aksidentuan pasditen e djeshme dhe i morën jetën një fëmije të mitu4r ...