Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu gjatë kontrollit iu gjetën dhe armë të ftohtë, thikë.
SHKODËR- Dy adoleshentë janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Mësohet se dy të rinjtë shisnin kanabis dhe kokainë në ambientet e shkollave. Po ashtu gjatë kontrollit iu gjetën dhe armë të ftohtë, thikë.
Njoftimi i Policisë:
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli” dhe zbatimi i masave të përcaktuara për Paketën e Sigurisë në shkolla. Si rezultat i bashkëpunimit me oficerët e sigurisë në shkolla, goditen 2 raste të tentativës për t’iu shitur lëndë narkotike, nxënësve. Vihen në pranga 2 shtetas që tentuan t’iu shisnin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, bashkëmoshatarëve të tyre, në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës. Njëri prej të arrestuarve mbante edhe armë të ftohtë me vete, në shkollë. Sekuestrohen 486 gramë kanabis, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, si dhe një armë e ftohtë thikë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, në zbatim të masave të përcaktuara për Paketën e Sigurisë në shkolla, bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm, goditën 2 raste të tentativës për shitjen në shkolla, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Si rezultat i kontrollit të befasishëm nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, rezultoi se një 16-vjeçar posedonte brenda ambienteve të shkollës, një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë).
Shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll dhe në banesën e 17-vjeçarit (nxënës në një shkollë tjetër në Shkodër) që dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike 16-vjeçarin. Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 486 gramë kanabis në formë boçeje dhe disa doza kokaine. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera dhe në prani të psikologut, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 16 vjeç dhe G. Dh., 17 vjeç. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin që furnizonte 17-vjeçarin, me lëndë narkotike, për t’ia shitur bashkëmoshatarëve të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksonit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Policia italiane ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë përfshirë në një sherr me thika mbrëmjen e djeshme në Figlin...
foto ilustruese CËRRIK- Një 56-vjeçar dhe një 26-vjeçar janë arrestuar ditën e sotme në Cërrik, pasi kan&e...
Policia TIRANË- Dy gra kanë përfunduar në pranga të policisë. Anila Qose dhe Erinda Lekgegaj në bashkëpunim me...
Momenti i arrestimit DURRËS- Arrestohet Orges Skandaj. Ky person, u vu në pranga pasi pas një pune disamujore të ndjekur me metoda spec...
SPAK TIRANË- GJKKO ka sekuestruar 6 pasuri të Erjet Strefit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Pa...
Faisal bin Farhan bin Abdullah TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah ka zhvill...
Policia TIRANË-Një 50-vjeçar nga Serbia është vënë në pranga nga Policia pasi ishte shpallur në kë...
Lufta TIRANË- Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Repu...
Policia TIRANË - Policia e Shtetit është duke bërë një konferencë për masat të ndërmerren në kuad&eu...
foto ilustruese Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg vetëm për një nga 2 të arrestuarit pas operacionit antidrog&...