LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra e Lushnjes, lihen në burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi

Apeli i Posaçëm, pranoi kërkesën e SPAK, duke mbyllur pas qelisë deri në fund të jetës së tyre dy të rinjtë. Avokati mbrojtës i Bilbilit, Detar Hysi u shpreh se me dhënien e këtij vendimi gjykata ka tejkaluar kompentencat.

20 Mars 2023, 13:28 Nga A.B
Masakra e Lushnjes, lihen në burgim të përjetshëm Orges
Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçme ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin. Apeli i Posaçëm, pranoi kërkesën e SPAK, duke mbyllur pas qelisë deri në fund të jetës së tyre dy të rinjtë. Avokati mbrojtës i Bilbilit, Detar Hysi u shpreh se me dhënien e këtij vendimi gjykata ka tejkaluar kompentencat.

“Një vendim i marë me prova jo të mara në formën e kërkuar nga ligji! Gjykata ka tejkaluar kompetencat, do të ndjekim rruget ligjore ….”, u shpreh Hysi.

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017-të. Bilbili akuzohet edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”. Për këtë ngjarje ende vijon të mbetet në kërkim Leart Haxhiu, i cili është në arrati. 

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 20.03.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 3/47 akti, datë 20.06.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit O.B., A.K., kundër vendimit nr. 4, datë 25.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit O.B., për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

1.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit O.B. për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

1.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit O.B. me burgim të përjetshëm.

1.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri O.B., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

2. Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit A.K., për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78, paragrafi i dytë e 22, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.

2.4 Pushimin e akuzës penale kundër të pandehurit A.K. për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28, pika 4 të Kodit Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

2.5 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit A.K. me burgim të përjetshëm.

2.6 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri A.K., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 4, datë 25.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër)vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” për hakmarrje mbetur në tentativë në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë, në lidhje me nenet 22 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 25 (njëzetë e pesë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, në lidhje me nenin 28, pika 4 si dhe në bazë të nenit 334 pika 2 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.B. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenin 28, pika 4 si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

5. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit O.B. me një dënim të vetëm, atë me burgim të përjetshëm.

6. Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri O.B. këtë dënim duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” për hakmarrje mbetur në tentativë në dëm të viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë, në lidhje me nenet 22 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 25 (njëzetë e pesë) vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, në dëm të viktimave Z.L., J.H., B.T., M.Xh, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, në lidhje me nenin 28, pika 4 si dhe në bazë të nenit 334 pika 2 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenin 28, pika 4 si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë)vjet burgim.

11. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit A.K. me një dënim të vetëm, atë me burgim të përjetshëm.

12. Në mbështetje të neneve 15 dhe 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri A.K. këtë dënim duhet ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

13. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4, datë 25.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për disponimet e tjera të tij.

orges bilbili anterio kaloshi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë