Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se shuma totale e sekuestruar nga policia është 125 050 euro, të cilët ishin fshehur në dy autobusa.

DURRËS- Mbi 125 mijë euro janë gjetur mesditën e sotme në dy autobusa të linjës Bari-Durrës në Portin e Durrësit. Mësohet se shuma totale e sekuestruar nga policia është 125 050 euro, të cilët ishin fshehur në dy autobusa. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e autobusëve, të cilëve u janë gjetur eurot e fshehura nën sediljet e autobusit. Autobusit të parë që drejtohej nga 53-vjeçari me emrin Dritan Malaj i janë gjetur të fshehura 67 460 euro si dhe me vete 9 500 euro. Ndërsa në autobusin e dytë që drejtohej nga Judmir Osmëni janë gjetur të fshehura 48 090 euro.
Njoftimi i Policisë:
Port Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, për goditjen e krimeve ndërkufitare. Falë kontrolleve dhe bashkëpunimit efikas mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore, si dhe inteligjencës informative të siguruar nga Policia e Shtetit, goditet, në hyrje të portit të Durrësit, një tjetër rast rast i mosdeklarimit të një shume të madhe eurosh. Finalizohet operacioni policor i koduar “Linja”. Sekuestrohen 125 050 euro. Vihen në pranga 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës. Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me autoritetet doganore, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusi i linjës Durrës-Bari-Durrës, që drejtohej nga shtetasit D. M., 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O., 31 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën 9 500 euro, ndërsa shtetasit J. O. iu gjetën 48 090 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit D. M. dhe J. O., për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
policia italiane BRITANI- Një 27- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nag policia, pasi ishte shpallur në kë...
kokaina GREQI- Një operacion blic antidroge është zhvilluar në Kretë të Greqisë. Mediat greke raportojnë se n&...
Policia TIRANË- Gjon Kodraj është ekstraduar ng Italia drejt Shqipërisë. 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pa...
Dhunimi LIBRAZHD- Elektriçisti i fshatit Funare në Librazhd, Hysen Balliu është shoqëruar në komisariat dhe policia ka nisu...
Kliton Merkaj BERAT- Është publikuar fotoja e Kliton Merkaj, 28-vjeçari i cili humbi tragjikisht jetën gjatë orëve t&e...
Nuredin Dumani TIRANË- Nuredin Dumani dëshmoi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, n&eu...
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan....
Foto ilustruese Nxënësit e përfundojnë arsimin parauniversitar me mangësi të theksuara formimi në lëndën e fiz...
Makina BERAT- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit, Klinton Merkaj ka ndodhur në orët e para t&eu...
Alqi Bllako dhe Lefter Koka TIRANË- Çështja e inceneratorit të Elbasanit ka kaluar për gjykim. Në seancën parapr...