Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Balanescu nga Rumania po transportonte 70 kg kanabis nga Morina kur u arrestua nga policia.
TIRANË- Florin Balanescu ka rënë në pranga pasi është kapur duke transportuar drogë. Balanescu nga Rumania po transportonte 70 kg kanabis nga Morina kur u arrestua nga policia. Ai kishet si synim që drogën ta transportonte në një nga vendet e BE.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës. Goditet një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni u finalizua falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative dhe të administruara nga strukturat hetimore kundër narkotikëve, të DVP Kukës. Sekuestrohen rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihet në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike. Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Kukësi me destinacion një nga vendet e BE-së, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me autoritetet doganore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Indicia".
Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 48 vjeç, banues në Rumani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve". Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë deta...
Eskavatori ITALI- Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Itali, ku një shqiptar u vra nga fqinji i tij, erdhi si p...
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe shtim vranësirash në pjesën e dyt&eum...
Hekurudha Fier-Ballsh FIER- Hekurudha Fier-Ballsh po shkatërrohet dhe po vidhen shinat për skrap. Banorët e zonës që shikojnë...
Edi Rama TIRANË- Liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut do të ulen në një tryezë në...
Foto ilustruese TIRANË- Vazhdon fushata e Ambasadës Britanike në Shqipëri për të ndalur emigracionin e paligjshëm drejt ...
Marian Kola SHBA- Një shqiptari, i akuzuar për vjedhje, i është kërkuar që të kërkojnë që ai të...
Elton Qyno TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka komentuar lajmin se Prokuroria e Laçit, i është drejtuar me një kërkesë...
Enea TIRANË- Enea, një 28-vjeçar italian që ushtron profesionin e eskortës, tha se ofertat më të larta vijnë nga ...
TIRANË- Detaje nga aksioni në vilën e Ervis Martinajt në Surrel. Në banesë janë marrë vetëm dokumente nd&eum...