2 Gusht 2022, 13:22
Nga A.B

NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Autostop", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë. Sekuestrohen 3 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Autostop".
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- I. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
K. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
C. D., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, automjetin me drejtues shtetasin I. L. dhe pasagjere shtetasen C. D. Shtetasi I . L., pasi ka ndaluar automjetin, i ka dhënë nga dritarja, shtetasit K. A., një sasi lënde të dyshuar narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit I. L. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
arrestim ne tirane
Aktualitet
2 Gusht 2022, 13:20
A.B
Policia
KORÇË- Policia e Korçës në bashkëpunim me drejtorinë e kufirit ka zhvilluar një operacion antidrogë...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 13:11
A.B
Ylli Brahimi
TIRANË- Pas 10 ditësh, Ylli Brahimi, 46-vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e Milotit, ka mohuar të ket&e...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 12:40
A.B
Lorona Serina
GREQI- Lorona Serina është 41-vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e së dielës, 30...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 12:13
A.B
Ramiz Mici
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë arrest me burg për Ramiz Micin, pasi vrau dy ...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 12:09
A.B
Policia Korce
KORÇË- Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka kryer marrëd...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 12:07
A.B
Gledis Nano
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është paraqitur ditën e sotme në...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 11:49
A.B
Emiljano Shullazi, Albjon Aliko dhe Genci Balla
TIRANË- Emiljano Shullazi ka lënë qelitë e '41 bis' pasi i ka përfunduar afa...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 11:40
A.B
Vendi
TIRANË- Ky është vendi në të cilën është mbajtur peng një javë nëna e dy fëmijëve Er...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 11:33
d.a.
Policia italiane
ITALI- E kishin ndjekur me makinë për kilometra të tëra, derisa arriti në shtëpinë e tij, më ...
Aktualitet
2 Gusht 2022, 11:28
A.B
Policia
TIRANË- Bledar Zeneli është arrestuar me urdhër nga SPAK pasi ishte nën hetim për “Nxitjes thirrjes dhe pr...